Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mariglen Gjoka sjell për JU: VEPRIM DINJITOZ I SHKRIMTARIT REXHEP HOXHA

Shko poshtë

Mariglen Gjoka sjell për JU: VEPRIM DINJITOZ I SHKRIMTARIT REXHEP HOXHA Empty Mariglen Gjoka sjell për JU: VEPRIM DINJITOZ I SHKRIMTARIT REXHEP HOXHA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 04, 2010 8:20 pm

Mariglen Gjoka sjell për JU: VEPRIM DINJITOZ I SHKRIMTARIT REXHEP HOXHA 30866_105088439537198_100001081282979_43436_211872_s
Mariglen Gjoka: VEPRIM DINJITOZ I SHKRIMTARIT REXHEP HOXHA



Më 8 Shkurt 2010 shkrimtari ynë, Rexhep Hoxha, refuzoi Çmimin Kombëtar për letërsi. Ndonëse kjo ditë ishte e rëndomtë, u bë e madhe me mospranimin e çmimit letrar nga shkrimtari përparimtar – Rexhep Hoxha.

Lajmi ishte i shkurtër në albaniapress, por me jehonë të madhe në zemrën e popullit shqiptar! Derisa populli shqiptar prej vegjëlisë deri te pleqëria u gëzuan për mospranimin madhështor të shpërblimit, kuptohet që klasa qeveritare me miqtë e saj tronditet, sepse po preken interesat e tyre të ngushta, që aspak nuk brengosen për vuajtjen skamnore të popullit shqiptar. Derisa oborret e qeveritarëve mbushen me automobila luksozë, magjet e popullit shqiptar nuk mbushen dot me miellin e bukës. Si mund të merrte çmimin letrar autori i ”Picimulit”, i “Lugjeve të verdha”, i “Verores” dhe i shumë veprave tjera letrare, kur lexuesit e tij nuk kanë me se të blejnë abetaren e zemrës shqiptare, atje ku nis jeta e popullit shqiptar?! Kur mësuesit dhe mjekët, që janë qeliza e mirëqenies së popullit shqiptar, me rrogat e tyre nuk arrijnë të sigurojnë ushqimin dhe veshmbathjen, shkrimtari i popullit nuk mund të marrë çmimin nga qeveria e korruptuar. Veprimi dinjitoz i shkrimtarit R. Hoxha të përkujton kompozitorin e madh L. V. Bethoven, i cili në shenjë revolte e grisi simfoninë e tretë kushtuar Napoleon Bonopartes, të cilin e nderonte si luftëtar dhe jo si mbret që do të shkelte të drejtat njerëzore.

Shembullin e shkrimtarit, Rexhep Hoxha, duhej ta kishin bërë edhe shumë krijues tjerë shqiptarë, dhe një ndër ta kishte rastin shkrimtari Ismail Kadare, që të refuzonte çmimin letrar me emrin e ish-komunistit jugosllav. Kur njeriu mëson se ”Çmimi Kombëtar për Letërsi” mban emrin e Fahredin Gungës, i cili në shërbim të politikës jugosllave ka dënuar ”irredentizmin” (kupto: revolucionin) shqiptar në Kosovë, do të kuptojë se edhe Rexhep Mitrovica (që mban shtëpia e kulturës në Mitrovicë) ka qenë i tilllë. Është bërë një traditë e shtrembër në Kosovë, që institucionet shqiptare dhe klubet kulturore të emërtohen me emra të personaliteteve, të cilët kanë qenë në shërbim të politikës kundërshqiptare. Kjo do të thotë sikur Kosova nuk ka dëshmorë që jetën e dhanë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare me Shqiperinë Nënë. Këtu kishte rastin që shkrimtari i madh, Ismail Kadare, i edukuar në socializmin e Enver Hoxhës të denonconte çmimin letrar me emrin e Fahredin Gungës të edukuar me socializmin e J. B. Titos, dhe me një veprim madhështor t’i bashkohet atdhetarëve trima, të cilët u dënuan nga Fahredin Gunga dhe shokët e tij. Të kemi parasysh se dallimi mes J. B. Titos dhe Enver Hoxhës është i madh; derisa J. B. Tito ishte xhelat i popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, Enver Hoxha ishte mbrojtës i pakursyeshëm i popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.

Në nëntor të vitit 2006, në Shtëpinë e Kulturës, u mbajt Manifestimi ndërkombëtar për letërsi ”Kepi i Shpresës së Mirë - Fahredin Gunga”, që do të thotë me emrin e denoncuesit të ”irredentistit” Adem Demaçit, në të cilën mori pjesë shkrimtari Ismail Kadare, i madh për nga sasia letrare, por i vogël për nga cilësia kombëtare. Së pakut, Kadare nuk duhej ta nderonte veprimtarinë titiste të F. Gungës kundër liridashësit Adem Demaçi, dhe të mos pranonte asnjë çmim që do të lëndonte shpirtin e kombit shqiptar. Prandaj duke marrë çmimin me emrin e Fahredin Gungës, Kadare përqafoi titizmin jugosllav, me anën e së cilës u solidarizua me dënimin e Adem Demaçit nga udba jugosllave. Sipas fjalës së urtë latine “miku i armikut tim është armiku im”, Kadare u bë armik i kryengritësit Adem Demaçi dhe i gjithë trimave të Kosovës që luftonin për jetë a vdekje nga pushtuesi më i keq se fashizmi gjerman. Njëmend Kadare e ka nderuar me vepra letrare dëshmorin Jusuf Gërvalla, mirëpo me pranimin e çmimit “Kepi i shpresës (titiste)”, lëndoi mësuesin e Jusuf Gërvallës – Adem Demaçin. Po sikur të ishte gjallë Heroi Gervalla, padyshim që Ai do të ishte në anën e bacë Ademit, siç është sot biri i Kosovës – Albin Kurti. Prandaj me deklaratën se Kadare e ka njohur dhe çmuar poetin Fahredin Gunga, duhet të kemi parasysh se derisa Adem Demaçin dhe Jusuf Gervallën i ka njohur si atdhetarë që luftojnë për çlirimin e Kosovës nga kolonizimi serb, Fahredin Gungën duhet ta ketë njohur si denoncues i dy të parëve. Po të më thoshte ndonjë shkrimtar i Tiranës se e ka njohur dhe çmuar gjykatësin e Gjykatës Komunale të Therandës (Suharkës), i cili vëllain tim e ka dënuar për Kosovën Republikë, nuk do të më vinte mirë.

Jo vetëm kaq, sepse më habit fakti që Kosova ka dhënë shumë trima revolucionarë në shërbim të çështjes sonë kombëtare, siç është Albin Kurti me vështrim të gjerë. Tirana me tradita të mëdha universitare, ushtarake dhe shtetërore, që për nga sasia dhe cilësia ia kalon Prishtinës dhe Shkupit, nuk është në gjendje të zotojë një veprimtar të frytshëm si Albin Kurti, që lufton për të mirën e mbarë kombit shqiptar. Shikoni, të luftosh për çlirimin e Kosovës, nuk është vetëm çështje e ngushtë e Kosovës, por çështje e madhe mbarëkombëtare të Shqiperisë Etnike. Qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqiperisë duhet t’i kushtojnë rëndësi të madhe personaliteteve shqiptare, që tërë jetën e tyre i shërbejnë kombit dhe atdheut. Prandaj Shkrimtari Rexhep Hoxha e meriton çmimin “NDERI I KOMBIT”.

Siç dihet, Universiteti i Zagrebit është më i vjetër në mbarë Ballkanin, ashtu siç është Universiteti i Tiranës më i vjetër në mbarë Shqiperinë Etnike, prandaj në vend se Universiteti i Zagrebit me tradita të mëdha shkencore, ta edukonte Universitetin e Beogradit, kishte ndodhur e kundërta. Gjithashtu në vend se Universiteti i Tiranës ta edukonte shqiptarisht Universitetin e Prishtinës, ndodhi e kundërta; në vend se shkrimtari Kadare ta qortonte Fahredin Gungën për gabimet kombëtare, pse ai me shokët e tij ishte vënë në shërbim të UDB-s jugosllave për persekutimin dhe burgosjen e trimave shqiptarë në krye me Adem Demaçin, të cilët luftonin për çlirimin e Kosovës nga çizmja serbe dhe bashkimin me Shqiperinë Nënë, ai e bëri të kundërtën. Në “DOSJA DEMAÇI” shkruan se si intelektualët e Jugosllavisë kundërshqiptare (Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Zekeria Cana) kanë denoncuar Adem Demaçin, i cili ka folur për diskriminimin e pashpirt që bëhej ndaj shqiptarëve në Kosovë nga ana e pushtetit jugosllav; për heqjen e gjuhëve të pakicave dhe diskriminimin e shqiptarëve; për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Prandaj të marrësh çmimin me emrin e njërit prej dëshmitarëve titist kundër atdhetarit Adem Demaçi, do të thotë të bëhesh armik i popullit shqiptar. Po sikur të kishin kërkuar falje të hapur këta ish-armiq të Adem Demaçit, i cili në kohën më të vështirë me një forcë prometheane luftonte për çlirimin e Kosovës nga kolonizatori serbosllav. Liria vjen duke mos pasur frikë nga vdekja, thotë populli. Është çudi, si nuk ka mundur vigani i letrave, Kadare, të kuptojë diplomacinë e përdreqtë jugosllave, pse pikërisht këta dëshmitarë për dënimin e revolucionarit Adem Demaçi përqafuan Lidhjen Demokratike të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën?! Të kemi parasysh se për inat të Demonstratave të Studentëve Shqiptarë që kërkonin Republikën e Kosovës me të drejta të barabarta në federatën jugosllave është botuar libri kundërshqiptar “Kosova - të vërtetat dhe mashtrimet” të Sinan Hasanit, ndërkohë në oborrin e Pallatit të Shtypit “Rilindja” janë djegur të gjitha librat e shkrimtarëve të frytshëm të Ismail Kadaresë dhe të Dritëro Agollit, për të cilat u ndie një mungesë e madhe në të gjitha libraritë dhe bibliotekat e Kosovës. Këta libra nuk i dogjën trimat shqiptarë që luftonin për Kosovën Republikë, por shokët e Rexhep Zogajt, Fahredin Gungës dhe Agim Zatriqit. Prandaj po të mbrohej letërsia shqipe me kohë, nuk do të vinte te shuarja e Kushtetutës së KSA të Kosovës nga shovinistët serbë. Siç dihet redaktorë të librit kundërshqiptar të Sinan Hasanit kanë qenë shkrimtarët Nazmi Rrahmani dhe Rrahman Dedaj. Vlen të shtohet se autorin e këtij pamfleti të botuar serbokroatisht në shërbim të shovinizmit serb, i madhi Enver Hoxha e quajti ”Mumie që nuk dihet cilës epokë i përket”. Këtu shihet se titistët shqiptarë nuk donin të sakrifikonin detyrën e tyre luksoze për të dalë faqebardhë para popullit shqiptar, për të cilin kishin shkruar vepra letrare në gjuhën shqipe, por vazhduan të ndjekin rrugën e Tito shkaut, që në Beograd po lindte një përbindësh të ri neofashist me emrin - Sllobodan Milosheviq.


14.02.2010

Marrë nga:"ALBANIAPRES.COM"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi