Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik Rama:Pas suksesit, Vjen koha e largimit dhe frymës së re.

Shko poshtë

Besnik Rama:Pas suksesit, Vjen koha e largimit dhe frymës së re. Empty Besnik Rama:Pas suksesit, Vjen koha e largimit dhe frymës së re.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 28, 2010 3:51 pm



Besnik Rama:Pas suksesit, Vjen koha e largimit dhe frymës së re.

Besnik Rama:Pas suksesit, Vjen koha e largimit dhe frymës së re. 73189_456206278189_662478189_5320238_6512233_n



Nga Besnik Rama

Arritjet e njëpasnjëshme në zhvillimin ekonomik, social, edukativ, kulturor dhe sportiv e kanë kthyer atë në simbolin e këtij qyteti… Mynihu ka ndërruar faqen prej vitesh e dekadash, por ndërtimi i saj ka prevaluar në këto vitet e fundit me një shpejtësi të pashoqe. Arsyeja? Strategjia e mirëfilltë e ndërtimit të jetës qytetate e aplikuar në praktikë me një punë të përditshme dhe me hapa gjigandte. Ky qytet ka marrë përsipër të renditet ndër më të mirët e më të populluarit, pasi në mënyrë dinjitoze garon për të thithur çdo investim, projekt, turist etj.Mynihu… Në juglindje të Gjermanisë dhe Kryeqyteti i Landit të Bavarisë, me rreth 1.3 milion banorë dhe i treti nga madhësia pas Berlinit dhe Hamburgut, qëndron stoik dhe bashkëkohor në planimetrinë urbane të zhvillimit të saj. Mynihu është një ndër qendrat kryesorë të emancipimit ekonomik dhe kulturor. Ky qytet ka edhe klubin e futbolllit më të fuqishëm në Gjermani dhe një ndër më të mirët në Europë, FC Bayern München. Me këtë ekip ka shkuar drejt sukseseve madhështore, duke sjellur edhe përfitime ekonomike të mëdhaja. Gjithashtu, çdo vit në Mynih festohet festa më e madhe popullore, e cila është Festa e Birrës e njohur me emrin Oktoberfest. Ajo zgjat çdo vit për rreth dy javë dhe e vizitojnë Mynihun në këtë periudhë plot 6 (gjashtë) milion njerëz. Historiku i kësaj feste ka të bëjë pikërisht me lidhjen e martesës (me 12 tetor 1810) të Princit bavarez Ludwig me Princeshen Theresia. Për hir të kësaj vendi ku mbahet kjo festë mban emrin Theresienwiese. Kjo festë është mbajtur për herë të parë me 18 tetor 1810 dhe tashmë është një ndër traditat kulturore më të respektuara dhe të mirëpritura nga populli gjerman. Zhvillimi kulturor dhe i jetës festive, nuk do kishte kuptim pa zhvillimin e një infrastrukture rrugore, ku Mynihu është një ndër vendet dhe “urat” lidhëse të transportit me një rrjet të dendur automobilistik dhe hekurudhor.Christian UDE… Njeriu që me guximin dhe përpjekjet e tij e ktheu Mynihun në qytetet më të frekuentuara dhe me një madhështi botërore, quhet pikërisht Christian Ude. Për 4 (katër) mandate rresht ai drejtoi jetën qytetare bavareze me plot dinjitet e maturi të qartë politike. Strategjia e tij qeverisëse në plot 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite ka dhënë frytet e veta dhe është një resurs, i cili në vazhdimësi do krijojë klimën pozitive për ndërtimin edhe më të mirë të këtij qyteti. Mynihu ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në këto vite. Infrastruktura dhe rrjeti social janë përmirësuar dukshëm. Jeta qytetare dhe veçmas ajo rinore po njeh kënaqësinë e dëfrimit në limitet më të përjetuara të delirit. Kjo do të thotë, që ky qytet ofron një shërbim dhe komoditet për një jetë aktive dhe festive të niveleve të larta. Në vitet e fundit numri i turistëve të huaj që vizitojnë Mynihun është rritur ndjeshëm, kjo vjen si rezultat i reklamimit të mirë të punës që është bërë, si dhe menaxhimit socio-kulturor. Gjithashtu, investitorë me projekte të qarta e afatgjata kanë ardhur në Mynih, duke gjetur vendin më të besueshëm për zbatimin e ideve të tyre. Jeta sociale dhe kulturore e qytetit ka njohur një përjetim më ndryshe, më ambicioz dhe optimist për të ardhmen e individit. Mirëqënia sociale është rritur, e sëbashku me të janë rritur edhe burimet e hapësirës së të jetuarit e të shikuarit të botës në një kuptim më të gjerë dhe më të lakmueshëm. E gjithë këto vijnë si rezultat i drejtimit të mirëorganizuar nga qytetari i parë i Mynihut, Christian Ude.Cilësitë e një figure politike që mendon mirëfilli për qytetarët e vet dhe që zbaton plotësisht premtimet e bëra janë të mishëruara terësisht tek Christian Ude. Besimi që populli i ka dhënë për katër mandate ka një kuptim substancial dhe argumentues. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë përveçse simboli i qytetit të Mynihut, edhe kundërshtari më i frikshëm dhe i pathyeshëm për çdo kandidaturë tjetër për të drejtuar jetën e këtij qyteti. Në zgjedhjet e fundit ai ka siguruar më shumë se 67% të votave të qytetarëve. Megjithë deshirën e madhe të qytetarëve të Mynihut, Christian Ude nuk do të kandidojë më për kreun e Mynihut, pasi vetë ligji e përcakton jo më shumë se katër mandate. Duhet të theksojmë se z.Ude është i kënaqur me arritjet e tij dhe se është plotësisht dakort që një drejtues i mirë duhet të lirojë vendin, në momentin kur arritjet janë të shumta dhe fryma e re të mbizotërojë. Kjo do të thotë me pak fjalë që Christian Ude pas suksesit në drejtimin e jetës qytetare të Mynihut, po largohet për të dhënë mesazhin se një frymë e re qeverisëse duhet të drejtojë jetën e këtij qyteti. Kështu që, Mynihu po largon liderin Ude pas sukseseve, duke sjellur një epokë të re të zhvillimit të saj dhe duke dhënë një mesazh për çdo politikan që mendon për të mirën e popullit të tij…



(Kryeredaktor i gazetës NacionalAlbania.com)


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi