Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Po vjen koha e LDK-së

Shko poshtë

Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Empty Mustafa: Po vjen koha e LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 27, 2013 6:17 pm

Mustafa: Po vjen koha e LDK-së



Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Largea_ldk-23-vjet1367073106
Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, sot ka shënuar 23-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale si dhe shumicën e komunave të Kosovës. Ai shtoi se, Kosova ka nevojë për kthimin e dinjitetit qytetar e shtetëror, kredibilitet të cilin mund ta kthejë vetëm partia e tij.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq më shtetin tonë, ngase koha e LDK-së, po vjen. LDK zotohet për udhëheqje të dinjitetshme, duke u angazhuar për rikthimin imazhit të rrënuar të shtetit tonë në botë”, theksoi Mustafa duke shtuar se historia e ndërtimit të shtetit të Kosovës është e lidhur ngushtë edhe me ecurinë e LDK-së si organizim politik në kontekstin nacional.

“Kemi zgjedhur këtë ditë për të kujtuar ideatorët e shtetit të Kosovës, gjithë ata që i qëndruan besnik LDK për 23 vjet, duke qëndruar të palëkundur përballë të gjitha sfidave qe e kanë përcjellë shtetin tonë. Gjithashtu, përkulemi para veprës së njeriut tonë fisnik presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i cili me mençurinë dhe guximin e tij, vuri themelet e shtetit të pavarur, sovran e demokratik, me aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Mustafa.
Ai tha se LDK demonstron metodat më të mira të qeverisjes së djathtë sipas modeleve evropiane. Mustafa thekson se aleanca me qytetarin garanton fitoren e LDK-së. “LDK do të fitojë zgjedhjet në të gjitha nivelet, sepse Lidhja Demokratike mban aleancë të fuqishme me qytetarin për qeverisje të mirë, të përgjegjshme dhe të integruar”, tha Mustafa.
Nderkaq, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, e quajti kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin të pa përgjegjshëm dhe të pa edukatë.
“Kryeministri Hashim Thaçi është i papërgjegjshëm. Kosova e ka një kryeministër të pa edukatë, dhe se vendit i duhet një udhëheqës më i përgjegjshëm dhe më i dëshmuar, siç është Isa Mustafa”, theksoi Beqiri, duke shtuar se nga papërgjegjësia e keqqeverisjes Kosova ka ngelur në proceset e zhvillimit ekonomik dhe në ato integruese.
Korab Sejdiu i përmendur në media si kandidat i mundshëm i LDK-së për Prishtinën sot ka marr pjesë në kremtim.
Pos figurave të jetës politik të LDK-së, festen e ka madhështuar edhe prania e këngëtares, Adelina Ismaili, e cila ka kënduar disa këngë.

Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Ldk-tubimiMustafa: Po vjen koha e LDK-së Ldk-tubimi1Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Ldk-tubimi2Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Ldk-tubimi3Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Ldk-tubimi4Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Ldk-tubimi5Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Ldk-tubimi6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Empty Re: Mustafa: Po vjen koha e LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 27, 2013 9:05 pm

Mustafa: Po vjen koha e LDK-së Largea_adelina1367083003
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi