Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mocioni - Qeveria e Kosovës në votëbesim

Shko poshtë

Mocioni - Qeveria e Kosovës në votëbesim  Empty Mocioni - Qeveria e Kosovës në votëbesim

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 28, 2010 8:55 pm

Mocioni - Qeveria e Kosovës në votëbesim


Mocioni - Qeveria e Kosovës në votëbesim  2ibrahim-makolli_
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli.

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka proceduar në Kryesinë e Kuvendit mocionin me 40 nënshkrime me anë të cilave do të thërras në votëbesim Qeverinë aktuale.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli tha se tani procedurat parashohin që Kryesia e Kuvendit në afatin prej jo më herët se 2 dhe jo më vonë se 5 ditë të thërras seancën e Kuvendit ku do të votohet ky mocion.
Për miratimin e tij mjaftojnë 61 vota me anë të cilave qeveria do të konsiderohej në dorëheqje, kurse Kuvendi do të shpërndahej. Një situatë e tillë do të shtynte më pas ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi që në një afat jo më shpejt se 30 dhe jo më larg se 45 ditë t’i caktoj zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.
Një gjendje e tillë e krijuar pasoi krizën institucionale në Kosovë, e nisur me dorëheqjen e presidentit Fatmir Sejdiu pasi vendimit të Gjykatës Kushtetuese se presidenti kishte shkelë seriozisht Kushtetutën me mbajtjen e postit të kryetarit të LDK-së çka ishte pasuar edhe me largimin e ministrave të LDK-së nga qeveria e cila aktualisht ka humbur shumicën në Parlament.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi