Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci: Qeveria e komandon Kuvendin e Kosovës

Shko poshtë

Daci: Qeveria e komandon Kuvendin e Kosovës Empty Daci: Qeveria e komandon Kuvendin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 9:07 pm

Daci: Qeveria e komandon Kuvendin e Kosovës




Daci: Qeveria e komandon Kuvendin e Kosovës --daci--
Nexhat Daci

Institucionet e Kosovës kanë deficit të plotë në të gjitha çështjet që i përket shtet formimit të Kosovë, këtu nuk bënë përjashtim as Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovë, pasi që Qeveria e komandon Kuvendin dhe nuk lejon asnjë fond për lobim parlamentar, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci. Këto komente Daci i bëri të enjten gjatë një takimi që pati me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. I pari i LDD-së, pas këtij takimi i pyetur se si i vlerëson aktivitetet e lidershipit institucional në çështjen e lotimit për pavarësinë e Kosovës, tha se vetë fakti që Qeveria e komandon Kuvendin e Kosovës dhe nuk lejon asnjë përkrahje financiare për lobim parlamentar tregon se sa i kushtohet vëmendja shtet-formimit të Kosovës.
“Institucionet e Kosovës kanë deficit të plotë në të gjitha çështjet që i përket shtet-formimit të Kosovë, këtu nuk bënë përjashtim as Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovë, anëtar i të cilit jam edhe vetë. Vetë fakti që Qeveria e komandon Kuvendin dhe nuk lejon asnjë fond, asnjë përkrahje financiare për lobim parlamentar, tregon që sa i kushtohet vëmendja shtet-formimit, dhe a është dikush i kënaqur me atë që po bëjmë dhe në veçanti të gjitha rrjedhat e fundit politike po tregojnë se ne në asnjë nivel dhe në asnjë mënyrë nuk po demonstrojmë që kemi kapacitet për ta ndërtuar, për ta mirëmbajtur dhe për t”i treguar botës që për dy vite jemi shtet”, tha Daci.
Daci po ashtu, u ndal edhe te qëndrimi i KUINT-it që nuk ka nevojë të ketë kamera në vendvotime dhe gjatë numërimit, ku sipas tij në perëndim nuk ka kamera dhe do të ishte shumë mirë që ai parim të vlente edhe për çështje tjera për formimin e shtetit të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi