Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN-intervistë me Qazim Bajgoraliun

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN-intervistë me Qazim Bajgoraliun Empty Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN-intervistë me Qazim Bajgoraliun

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 28, 2010 11:46 pm

Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN

Intervistë me Qzim Bajgoraliun
Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN-intervistë me Qazim Bajgoraliun U1_QazimBajgoraliu


Zgjedhjet e përgjithshme në LDK kanë zgjuar interesim si dhe po zbatohen edhe në degët e saj jashtë Kosovës.
Një nga degët më të fuqishme që ka kjo parti në mërgatë, dega e LDK për Gjermani është në vlugun e këtij procesi të rëndësishëm për demokracinë, zhvillimin dhe ecjen përpara të një partie.
Se si po zhvillohen këto zgjedhje këtu, në Gjermani dhe sa po reflektojnë zhvillimet e përgjithshme politike në Republikën e Kosovës, edhe në këtë pjesë të mërgatës, biseduam me njërin nga veprimtarët e ditëve të para të kësaj dege, zotin Qazim Bajgoraliu, sekretar dege, i cili pa hezitim ju përgjigjet interesimeve tona.


Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN-intervistë me Qazim Bajgoraliun Sfarka4

LDK në Gjermani për një kohë të gjatë ishte promotore e zhvillimeve dhe organizimeve politike të shqiptarëve në mërgatë. Po tash, kur Kosova po hyn në vitin e tretë të pavaësisë së saj, e ka ende këtë primat kjo Degë ?
LDK në Gjermani ishte promotore jo vetëm e zhvillimeve dhe organizimeve politike në Gjermani por ishte një organizim me mijëra veprimtar dhe anëtare që në qindra aktive anekënd Gjermanis kanë investuar shumë në organizimin dhe qëndrushmërin e kësaj dege. Nëpërmjetë këtij organizimi në kuadër të LDK-së, qëllimi ishte që të ndihmohet populli, organet dhe institucionet e shtetit te Kosovës, në radhë të parë materialisht duke organizuar dhe hapur fonde, si fondi i Ahenit, fondi e tre përqindëshit i njohur si Fondi i Repulikës së Kosoves, duke grumbulluar qindra miliona marka Gjermane në këto fonde. Pra duke ju falenderuar organizimit te komisioneve te 3% në periudhën e paraluftës nga LDK-ja, ministri i atëhershëm i ekonomis dhe financave në qeverin e asaj kohe, Dr. Isa Mustafa thoshte se "aty ku ka LDK, aty ka edhe pages edhe ndihma, aty ka shtet dhe forcim të institucioneve të shtetit". LDK-ja ka udhëhequr edhe qindra aksione te ndryshme duke ndihmuar popullin në nevojë dhe sidomos luftëtarët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës
LDK në Gjermani arriti në një masë shumë të kënaqëshme të sensibilizoj edhe faktorin Gjerman duke pasur me dhjetëra takime me palen Gjermane që nga takimet me popullin Gjerman, personalitete të ndryshme të jetës dhe politikës e deri tek instancat më të larta shtetërore Gjermane.
Pra falë këtijë organizimi, Kosova dhe populli i sajë arriti që të i mbijetoj më mirë dhe më i fortë pushtimit kriminal të Serbo- jugollavis së kriminelit Milloshevic.
Tani që ju pyesni për primatin pas pavarësis së Kosovës, e zhvillimeve politike edhe në mergatë, dega e LDK-së në Gjermani, mendoj unë që nuk duhet të pretendoj këte sepse ne kemi qenë vetëm ndihmues, kurse politika edhe atëher kur ishim të okupuar bëhej në Kosovë e udhëhequr nga presidenti historik Ibrahim Rugova, që për asnjë qast nuk i është larguar popullit dhe kjo ishte pesha e kësaj politikbërje me rezultatet që ne sot të gjithë i shohim, kurse tani kur Kosova ka institucionet e pranuara edhe ndërkombëtarisht përsëri ne duhet të japim ndihmën tonë, për aq sa lejojn mundësit tona dhe mundesi ka, sepse ketu në Gjermani tani po vijnë gjeneratat të cilat janë rritë dhe janë shkolluar këtu dhe këto kuadro janë të nevojshme për zhvillimin e Kosovës.


NEVE NDIHMOJMË, NUK KONKUROJMË

Dihen kontributet e mëdha të LDK-së për Gjermani dhe, përgjithësisht të mërgatës shqiptare. Si është gjendja e saj tash, çka e karakterizion punën dhe veprimtarinë e saj?
LDK dega në Gjermani egziston edhe perkundër asaj që vite me radhë nuk ka mbledhur pagesen e anëtarësis dhe edhe atë pages që dikur kanë mbledhur qindra aktivist te LDK, është dërguar qoftë ne fondet që i permenda më lartë qoftë për ndihma të tjera për nevojtarë të ndryshëm, me një fjalë LDK-ja më së paku ka punuar për vete dhe nëse nuk ke fonde sigurisht që gjendja nuk është e mirë dhe je i kufizuar qoftë edhe për një organizim shumë të vogel.
Natyrisht degen e LDK në Gjermani e karakterizon një punë dhe veprimtari krejt tjetër nga ajo e degëve në Kosovë, sepse për shembull dega jashtë vendi nuk konkuron, nuk ballafaqohet për të marrë qeverisjen në Komuna, por gjithmon ka vende dhe mundësi për të ndihmuar në forma të ndryshme LDK-në në Kosovë,sepse LDK ishte dhe besoj ende se është alternativa e vetme dhe më e mira për një të ardhme më të mirë të shtetit të Kosovës në të gjitha sferat.


A është rikoncipuar organizimi politik pas njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, përkatësisht cilat janë format e veprimit të LDK-ë në Gjermani tash kur këtu kemi dhe ambasadën e shtetit tonë?
Kushtimisht, unë kam bërë një përvojë bukur të gjatë në funksione deri në nivel dege dhe them që jam njeri i terenit dhe një gjë sipas meje duhet të jetë e qartë, që rolin, që kishte LDK-ja , nuk mund ta zëvendësoj asnjë ambasadë edhe me konzulatat e saja së bashku. Ne kishim një shtrirje hierarkike në qindra qytete, për të mos thënë më shumë se njëmijë qytete të Gjermanis, sepse kishim në 400 qytete aktive të LDK-së dhe secili aktivë kishte në përfaqësim edhe disa qytete, ta zëmë, në aktivin e Bonnit, përfshiheshin me kordinator edhe 28 komuna te Rhein-Siegut dhe mbi 10 komuna të Bonnit e kështu me radhe. Shumë punë dhe veprimtari qe do të i kryente organizimi i LDK-së, asnjëher nuk do të mundë te i kryej Ambasada, ndërkaq shumë punë mundë të ishin ndihmë për Ambasadën e cila ka kompetenca të tjera dhe mund të jetë e kufizuar në veprimtarin e saje dhe kjo duhet të plotësohej e ndihmohej nga një organizim i tillë cfarë ishte LDK.
E themë edhe një gjë, se nëse dega e LDK-së në Gjermani të kishte buxhetin e Ambasdës, jam i bindur se do te bënte shumë punë të mëdha dhe të dobishme për shtetin e Kosovës dhe institucioneve te saj.


EKZISTON VULLNETI

LDK është në vlugun e mbajtjes së zgjedhjeve brenda partisë. Kjo garë brendapartiake a është shtrirë edhe në anëtarësinë e saj që ka në mërgatë, sa kpo keni vështirësi në organizimin e këtyre zgjedhjeve?
Vështërsit janë të natyrave të ndryshme, e ceka edhe më lartë, por ende egziston vullneti i shumë aktivistëve që unë them se janë bërë perkrahës tradicional të LDK-së, pa kurfarë interesi personal, por vetëm për të ndihmuar proceset pozitive në LDK.
Sa i perketë garës nëse e keni fjalën për shpalljen e një kandidature, unë dhe shumica qe bisedojm, nuk e pelqejm formën edhe pse eshte demokratike,që secili te shpreh ambiciet, por nëse egziston një rregull ose statut, duhet të perfillet nga të gjithë, përndryshe do te behej mahallë e kandidat, pra secila mahallë do te dilte me ku ta dij me sa kandidatë.


Ka apo jo entuziazëm për ngritjen e strukturave të reja të nëndegëve dhe sa po ndihet fryma e ndryshimeve, ?
Puna dhe angazhimi i secilit që dëshiron të ndihmoj pozitivisht proceset është i mirëseardhur, këtë thirrje e ka bërë edhe kryetari ynë dhe LDK-ja duhet të mendoj dhe punoj në freskimin e anëtarësisë dmth.duhet te bashkangjiten te gjithe ata djemë e vajza dhe te punojn për partinë e së ardhmes dhe se entuziazmi egzistonë për të bërë ndryshime.

Cilat janë kërkesat e anëtarësisë së LDK në Gjermani (dhe mërgatë përgjithësisht) që po shtrohen kundrejt lidershiqpit të kësaj partie dhe vetë institucioneve të Kosovës?
Anëtarësia e jonë,kërkesat e saj i ka të harmonizuara me dëshirën dhe nevojën, që LDK dhe lidershipi i sajë të dalë me programe zhvillimore në të gjitha sferat për zhvillimin e shtetit, duke filluar nga ekonomia, shëndetësia, siguria e segmente tjera që janë elementare për egzistencën dhe funksionimin normal të një shoqrie dhe shtetit, për një jetë më të mirë. Pastaj dihet mirëfilli se elektorati i LDK, nuk i donë të koruptuarit dhe lidershipi i saje duhet të demaskoj dhe luftoj të gjithë ata, pra nga radhët e vetë LDK-së, dhe të tregohet e guximshme në luftën kundër korrupcionit dhe dukurive të tjera që e dëmtojn zhvillimin dhe te ardhmen e Kosovës dhe ato të mos mbeten vetëm fjalë.

Sa mund të jenë edhe mëtutje funksionale këto organizime politike në mërgatën tonë, a mund të mbijetojnë dhe mos duhet ndryshuar mënyra e organizimit të mërgatës sonë? Ç' mendim ka për këtë Dega e LDK- së për Gjermani?

Funksionale mundë të jenë dhe unë e thashë, se do të ishin shumë të dobishme duke ndihmuar shtetin në forma të ndryshme. Unë nuk pres ndryshime të medha, megjithëse do të deshiroja të ketë një organizim edhe më të mirë, por nuk është e lehtë.

DO DALIM MË TË FORTË
Kur jemi te zgjedhjet, pritni se do ketë ndryshime pozotove në LDK ggjatë këtij procesi, shikuar dhe nga zhvillimet e fundit politike në Kosovë?
Mendoj dhe presë që LDK-ja të dalë edhe më e fortë, sepse mendoj se LDK-ja , ka potencialë shumë të madhë intelektual e edhe të dëshmuar, e me dinjitet të cilët nuk do të korruptohen përmes pushtetit.

A pritni se do kemi një rikthim më të dinjitetshëm të LDK-së në skenën politike të Kosovës?
LDK-ja ka dinjitetin e vetë dhe falë tij është në ballë të skenës politike të Kosovës. Unë besoj se partija e jonë së shpejti, do të bëhet përsëri partia e parë dhe do të udhëheq me shtetin, për t´i kthyer dinjitetin pushtetit dhe qeverisjes në Kosovë si dhe qytetarëve të saj,sepse LDK-ja ka potencialin më të madhë intelektual dhe kadrovik, për të udhëhequr me Kosovën.

Sa mund t'i ndihmojë këto ndryshime Dega e juaj dhe cili do jetë përfaqësimi i saj në Kuvendin e shtatë zgjedhor të kësaj partie?
Dëshira jonë është e madhe për të ndihmuar zgjedhjet në LDK si dhe ndryshimet pozitive që e forcojnë ate edhe më shumë, kurse përfaqësimi nga dega jonë do te jetë ai i cili del nga vota e Kuvendit zgjedhor të deges, që do të mbahet me 31 tetor, 2010.

Bisedën e zhvilloi: Muharrem Sfarqa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi