Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane Empty Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 21, 2009 10:59 pm

Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane Kosovo2006129
Mr. Kreshnike Mehmetaj me Presidentin Fatmir Sejdiun




Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane Getattachment1yr
Mr. Kreshnike Mehmetaj me Europarlamentarin Martin Schulz

Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane U1kopertina1


Libri i Mr. Kreshnike Mehmetajt-Kronikë faktesh historike


Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane U1_MuharremSfarqa
Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane

Rruga e Kosovës deri në pavarësi i autores Mr. Kreshnike Mehmetajt-Kronikë faktesh historike

Shkruan Muharrem Sfarqa

Konstatimi i dëgjuar herë pas here në qarqe të caktuara intelektuale shqiptare në mërgim, se gjenerata e tretë e diaspores sonë do të jetë zëri më autentik i Kosovës në Botë gjithnjë e më tepër po bëhet realitet. Se intelektualët e rinjë shqiptar në diasporë janë të liruar nga paragjykimet dhe inferioriteti i të qenit i huaj, dëshmon edhe studimi i Mr. Kreshnike Mehmetajt e cila këto ditë para arealit gjerman u paraqit me librin e saj të parë me titull: „ Kosovos Weg in die Unabhängigkeit“ (Rruga e Kosovës deri në pavarësi), që ishte temë magjistrature e autores.
Botimi është një studim autentik i ngjarjeve në Kosovë, ku kronologjia historike vëhet përballë mitit serb mbi Kosovën dhe ate që nga periudha Ilire deri në ditët e sotme. Ky libër brenda vetes përmban tre kapituj të ndarë veç e veç por që kanë një të përbashkët e ajo është prapaskena historike e Kosovës në konfliktin serbo-shqiptar, i cili paralajmërohet në pjesën e parë dhe shtjellohet në atë të dyten mbi të dhënat e shumta shkencore të shfrytzuara me mjeshtri nga autorja, ku rolin kryesor e zë historiografia e huaj mbi Kosovën. Kur jemi këtu të përmendim historianin e njohur anglez Noel Malkolm si dhe ate gjerman Werner Daum me studimin e tij të njohur „ Albanien zwischen Kreuz und Halbmond“ (Shqipëria mes kryqit dhe gjysmëhënës). Në pjesën e tretë studjuesja Mehmetaj legjitimon domosdoshmërinë e ndërhyerjes luftarake të forcave të NATO-s dhe vendosjen e misionit ndërkombëtar në Kosovë.
Mentor i këtij studimi ishte Dr. Manfred Schmitz nga Universiteti i Aachenit, ndërkaq lektore ishte një studiuese shqiptare e njohur e gjermanistikës Mr. Celina Begolli.
Botimin e librit i cili ngërthen 200 faqe e kanë ndihmuar një numër biznesmënesh shqiptarë e vendas gjerman.

Disa fjalë për autoren

Mr. Kreshnike Mehmetaj ka lindur në Istog të Kosovës ndërkaq është shkolluar në Gjermani. Në Universitetin e Aachenit ka magjistruar Shkencat Politike, Socologjinë dhe Psikologjinë.
Gjat realizimit të kësaj vepre ajo në vitin 2006 ka ndjekur një studim praktik në Zyren e Presidentit të Kosvës z. Fatmir Sejdiut dhe në Zyren e ish Kryeministrit të Kosovës z. Agim Çekut. Aktiviteti i saj politik në partinë Social Demokrate Gjermane ka ndikuar që ajo sot të bëhet emër i njohur edhe në qarqet politike të vendit ku jeton.
Ajo ishte antare e Shtabit Zgjedhor të europarlamentarit të sotëm z. Martin Schulz.
Llibri i saj i botuar lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një studiuese ambicioze dhe serioze prej së cilës në të ardhmën pritet edhe më shumë.



Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Sep 26, 2009 11:46 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane Empty Re: Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 10:17 pm

Një libër i ri për Kosovën në gjuhën gjermane

Muharrem Sfarqa
Se intelektualët e rinj shqiptarë në diasporë janë të liruar nga paragjykimet dhe inferioriteti i të qenit i huaj, dëshmon edhe studimi i mr. Kreshnike Mehmetajt, e cila këto ditë para lexuesit gjerman u paraqit me librin e saj të parë me titull: „Kosovos Weg in die Unabhëngigkeit“ (Rruga e Kosovës kah pavarësia), që ishte temë magjistrature e autorës.


Muharrem Sfarqa: Një libër i ri për Kosovën në gjuhën Gjermane LIBRII
Kopërtina e librit „Rruga e Kosovës drejt pavarësisë“ i autores Kreshnike Mehmetaj

Konstatimi i dëgjuar herë pas here në qarqe të caktuara intelektuale shqiptare në mërgim, se gjenerata e tretë e diasporës sonë do të jetë zëri më autentik i Kosovës në botë, gjithnjë e më tepër po bëhet realitet. Se intelektualët e rinj shqiptarë në diasporë janë të liruar nga paragjykimet dhe inferioriteti i të qenit i huaj, dëshmon edhe studimi i mr. Kreshnike Mehmetajt, e cila këto ditë para lexuesit gjerman u paraqit me librin e saj të parë me titull: „Kosovos Weg in die Unabhëngigkeit“ („Rruga e Kosovës drejt pavarësisë“), që ishte temë magjistrature e autorës.
Botimi është një studim autentik i ngjarjeve në Kosovë, ku kronologjia historike vëhet përballë mitit serb mbi Kosovën dhe atë që nga periudha ilire deri në ditët e sotme. Ky libër brenda vetes përmban tre kapituj të ndarë veç e veç por që kanë një të përbashkët e ajo është prapaskena historike e Kosovës në konfliktin serbo-shqiptar, i cili paralajmërohet në pjesën e parë dhe shtjellohet në atë të dytën mbi të dhënat e shumta shkencore të shfrytëzuara me mjeshtri nga autorja, ku rolin kryesor e zë historiografia e huaj mbi Kosovën. Kur jemi këtu të përmendim historianin e njohur anglez Noel Malkolm si dhe atë gjerman Werner Daum me studimin e tij të njohur „Albanien zwischen Kreuz und Halbmond“ (Shqipëria mes kryqit dhe gjysmëhënës). Në pjesën e tretë studiuesja Mehmetaj legjitimon domosdoshmërinë e ndërhyerjes luftarake të forcave të NATO-s dhe vendosjen e misionit ndërkombëtar në Kosovë.
Mentor i këtij studimi ishte dr. Manfred Schmitz nga Universiteti i Aachenit, ndërkaq lektore ishte një studiuese shqiptare e njohur e gjermanistikës mr. Celina Begolli.
Botimin e librit i cili ngërthen 200 faqe e kanë ndihmuar një numër biznesmënesh shqiptarë e vendas gjerman.
Mr. Kreshnike Mehmetaj ka lindur në Istog të Kosovës ndërkaq është shkolluar në Gjermani. Në Universitetin e Aachenit ka magjistruar Shkencat Politike, Socologjinë dhe Psikologjinë.
Gjatë realizimit të kësaj vepre ajo në vitin 2006 ka ndjekur një studim praktik në Zyrën e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut dhe në Zyren e ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çekut. Aktiviteti i saj politik në partinë Social Demokrate Gjermane ka ndikuar që ajo sot të bëhet emër i njohur edhe në qarqet politike të vendit ku jeton. Ajo ishte antare e Shtabit Zgjedhor të europarlamentarit të sotëm Martin Schulz.
Libri i saj i botuar lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një studiuese ambicioze dhe serioze prej së cilës në të ardhmën pritet edhe më shumë.

Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi