Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’po bëhet me artin tonë popullor?!

Shko poshtë

Ç’po bëhet me artin tonë popullor?! Empty Ç’po bëhet me artin tonë popullor?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 24, 2008 12:51 am

Ç’po bëhet me artin tonë popullor?!

Nga Syl Gosturani - Ndryshe
Në vendin e quajtur “ Mbaskollate” aty ku Valbona merr me vete përroin e “ Çeremit”, burimi i të cilit, niste nga Markofça, bjeshka e pishave dhe e rudinave me bare e lule të shumëllojshme. Në grykëderdhjen e atij përroi, në drejtim të rrjedhjes së Valbonës lugina merr një emërtesë tjetër “ Dragobi”, vendi i Div Dragoit Bajram Currit. Edhe kjo strukturë e Valbonës rrethohet nga vijimësia e vargmaleve fillestare, të cilat në thellësi të krahëve të tyre lartësohen duke formuar maja të larta, ndërsa në drejtim të rrjedhjes së lumit, vinë duke u ulur gradë-gradë, dy krahët e luginës në pjesët e tyre të poshtme janë të veshur me drurë të ahut, të cilët në disa vende bashkojnë kurora të tyre duke mbuluar shtratin e lumit dhe e bëjnë të padukshme rrjedhjen e tij. Shpatet e vargmaleve paraqesin variacione të shumta. Pjerrësitë, diku janë të buta, diku tepër të thikta duke formuar strehëza gërgje e thepa. Nga vendi ku fillon Dragobia ne një distance 2.5 apo 3 km lugina zgjerohet. Ne ete zgjerim janë përqendruar vendbanimet e dragobiasve te ndara ne lagje sipas afërsisë gjinore. Tradita e dragobiasve ka qene kënga, pushka, besa e bujaria. Në Dragobi ka lindur e rritur heroi i popullit Ram Sadria shtëpia e te cilit ngrihet si një kërshull mbi shtratin e Valbonës, jehona e se cilës i edukoi atij trimërinë ne shkallen me te larte “ Vetëmohim”. Ne Dragobi ka lindur një nga pionieret e pare te lëvizjes partizane te Tropojës oficeri ne pension Mujo Sokoli, qe sot gëzon respekt e mirënjohje nga te gjithë ata qe i ka njohur dhe e kane njohur. Ne grykë të Motines diku ne një qoshe të saj gjendet shtëpia Met e Dul Alia te cilët këtë strehë e vunë ne dispozicion te plakut te maleve B.Curri për ta shpëtuar atë nga ndjekjet e xhandarëve të Ahmet Zogu. Ne Dragobi nga zjarri i armeve te djemve të saj thyen hundët vullnetarët famëkeq e plaçkitës të Pashuk Bibës. Dragobia ka qenë vend përqendrimi dhe rrugëkalimi i sigurte i informacioneve partizane ne luftën e tyre për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist. Ne pjesën e poshtme të Dragobisë, ne krahun e majtë të rrjedhjes së lumit gjendet lagjja Sokolaj, diku ne mesin e kësaj lagje, ballë për ballë me qendrën e fshatit, gjendet një shtëpi dykatëshe e thjeshtë ne ndërtim, me derë drejt rrugës çka simbolizon bujarinë e mikpritjen e saj. Kjo është shtëpia e Man Dules ne të cilën lindi u rrit për të mos vdekur çika e malësisë, artistja e merituar Fatime Sokoli, e cila që ne vegjëli tregonte se do të bëhej një artiste e madhe dhe e pavdekshme. Bashkëmoshatarët e saj kur flasin për të thonë: “ që ne vegjëli Fatimja ishte një vajze e emancipuar ajo ndryshonte nga shoqet e saj bashkëmoshatarë, vishej si djalë flokët po si ata i mbante, merrte pjese ne lojëra e aktivitete e tyre sportive dhe që ne moshe fare të njome mësoi ti bjerë çiftelisë e ti këndoje asaj. Tingujt e çiftelisë dhe zëri shume i ëmbël filloi te dëgjohej nga te gjithë. Ajo mendonte ne shpate e thepa, mendonte ne dasma e kudo. Çdo dite qe kalonte rriste egon e saj për tu bere këngëtare për te gjithë, e çdo dite qe kalonte sillte afirmimin e saj ne një shkalle me te larte si artiste. Me tingujt e çiftelisë qe unifikoheshin me zërin e saj melodioz, vajza e Dragobisë behej gjithnjë e me e njohur. Kënga dhe zëri i saj marrin përmasa mbare vendore e për këtë ajo mbasi mbaro mësimet e para ne fshatin e saj vazhdoj shkollën 7-vjeçare ne qytetin e B.Currit duke qene konviktore. Pas mbarimit te kësaj shkolle meqenëse ajo ishte e prirur pas këngës dhe çiftelisë iu dha mundësi qe mësimet e mëtejshme ti vazhdonte ne Liceun Artistik te Tiranës, te cilin e mbaroi me rezultate te kënaqshme. Ne këtë kohe pleqtë ishin te lodhur, pleqëria ua kishte shteruar forcat, kishin nevoje qe dikush ti ndihmonte. Ishte kjo arsyeja qe Fatimja e ndërpreu arsimimin e saj te mëtejshëm qe tu vinte ne ndihme prindërve dhe me kërkesën e saj u emëruar drejtuese e kulturës ne fshatin e lindjes net e njëjtën kohe jepte lendet e edukimit estetik ne shkolle.
Zona e Dragobisë bashke me fshatrat Valbone e Qerem kane pas ne tradite këngën, vallen, rënies se çiftelisë, lahutës e fyellit pra kishin element folklorik qe duheshin njohur qe vlerat e tyre folklorike popullore te viheshin ne funksion te edukimit te te gjithëve qe dhe kultura te zhvillohej paralelisht me arsimimin. Për zhvillimin kulturore te zonës e punonte me objektivitet. Ne planet e punës ajo përcaktonte objektivat dhe rrugët e realizimit te tyre. Ne këtë front vete printe e para. Sa ishte ne Dragobi për çudi shihej ne Qerem e ne Valbone bashkëpunonte me te rinj e me te reja, aktivizonte mësuesit e mësueset te gjithë intelektualet e tjerë, shkonte ne dasma e festa te organizuara vetëm e vetëm qe te zbulonte elementet aktiv, artistin popullor. Kjo pune e saj dha shume shpjet rezultate; ngriti orkestrën popullore te zonës te përberë nga instrument popullor, fyell,çifteli, sharki , violine e lahute ngriti grupin e valltareve, përzgjodhi këngëtaret qe interpretonin bukur melodinë folklorike te zonës dhe atë te përpunuar.
Ne vitin 1969, erdhi ansambli i këngëve dhe valleve te Shqipërisë. Mbare banoret e zonës vërshuan për te dëgjuar programin e tyre. Ne mesin e tyre këngëtareve merrte pjese Brahim Tukiçi, Sali Brari etj, duke kënduar grupi i ansamblit ne qiellin e hapur njeri prej tyre, me sa mbaj mend vete B.Tukiçi e thirri Fatimen: “Eja bashkohu me neve sepse ti je një pjesëtare e jona e nuk e di pse nuk ke ardhur atje tek ne”. Ajo u ngrit e shkoj ne mes tyre dhe filloi te këndojnë bashke me ta. Fatimja shume lehte mund te shkonte qe atehere ne Tirane e te behej një pjesëtare e ansamblit por ajo thoshte dhe këtë e kishte ne parim te pashkelshëm “ guri i rende peshon ne vendin e vet” çka do te thotë se ajo synonte te behej pjesëtare e frontit te madh kulturor qe vendi i saj Tropoja te barazohej ne nivel kulturore me zonat e përparuara e tepër te përparuara. Duke qene flamurtare e grupit artistik te Tropojës, ajo debutoj me shume sukses ne te gjitha festivalet folklorike te Gjirokastrës. Debutoj ne te gjitha podiumet e sheshet e Shqipërisë, debutoj ne Kosove e vende te tjera Ballkanike. Gama e madhe e aktiviteteve te saj bën qe lavdia e saj te rritej dhe bashke me te dhe ajo e Tropojës. Pa mohuar rrolin e gjithë pjesëtareve te grupit artistik te Tropojës pa mohuar rroli e drejtueseve te artit dhe te kulturës nuk është aspak ekzagjerim por realitet objektiv nëse themi: Ali Ibra e Mic Sokoli me aktet e tyre heroike ngritën ne piedestal vlerat patriotike te Tropojasve për mbrojtjen e tërësisë se trojeve shqiptare, Fatime Sokoli Fatmira Berqani e djaloshi simpatik Gezim Nika ngritën ne piedestal artin e kulturën Tropoja. Fatime Sokoli lindi u rrit e u afirmua si artiste e madhe ne një sistem tjetër nga ky qe po përjetojmë andej dhe kënga e saj ka qene po e ndryshme. Me këngën e saj ka evokuar te kaluarën dhe sot ajo është jehone e thirrje për traditën për artin e interpretimit ne shkallen me njerëzore. Këngët e saj shpirtërore e shume pasiononte nuk linden as nga frika e as nga servilizmi ato rrjedhën nga shpirti i saj. Me ato këngë u ka kënduar punëtoreve ne fabrike ne miniere ne uzine u ka kënduar gjeologeve ne maje te maleve e bjeshkëve e bujqve e traktorëve ne are, heronjve te luftës e te punës. Shume këngë te saj ua ka kushtuar vëllezërve Kosovare përpjekjeve te tyre për liri e pavarësi e shkëputje nga Jugosllavia titiste. Këngët e Fatimes ishin kushtrim, inkurajuese e shpresëdhënëse. Zëri i saj i unifikuar me tingujt e çiftelisë, te cilës, ajo i binte vete elektrizonin shikuesit, ngrinte ata ne ovacione te papërmbajtshme. Kështu ndodhi ne një nga republikat e ish Jugosllavisë (Kroaci) ku Fatime Sokoli ishte e ftuar bashke me një grup këngëtaresh e valltaresh shqiptare. Spiunet e UDB-se, kishin vajtur atje për te sabotuar koncertin. Fatime Sokolit t’i ndërpresin këngën qe emri i udhëheqësit komunist Shqiptare Enver Hoxha, te mos dëgjohej. Fatime Sokoli del ne skene salla e mbushur plot e përplot me shikues tund telat e çiftelisë e nis këngën. Ne salle plasin duartrokitjet te papërmbajtura. Kur ato arritën kulmin e tyre, spiunet fikin dritat qe Fatimja te Frikësohej e te largohej nga skema e turpëruar. Por nuk ndodhi kështu. Skenari i spiuneve dështoi sepse Fatimja ishte dhe trimëreshë. Ne situatën e krijuar pa drita e pa mikrofon, shton volumin e zërit godet me force telat e çiftelisë e vazhdon këngën pa ju trembur syri “ Enver Hoxha ne Tirane n’kongres t’frontit ai ka thane,Shqiptaret hane barut me dhëmbë, Na kurrkujt nuk ja kem tuten, tanë kem dale prej qarkut pushkës” nga mos ndërprerja e këngës ovacionet u bene te papërmbajtshme spiunet me bisht ne shalle u larguan Fatime Sokoli nxori triumfues veten dhe grupin e saj.
Fatimja një kujdes te veçante i kushtonte veshjes se saj, kurrë ajo nuk ka kënduar qofte edhe një publik te vogël, pa patur të zbukuruar trupin e saj me veshjen popullore kombëtare shqiptare, të krahinës së saj. Cilin nuk e ka marre malli te shohin Fatimen me atë veshje magjike? Cilin nuk e ka marre malli ta dëgjoje Fatimen duke kënduar me atë zë qe kumbonte e te bënte ta dëgjoje në çdo situatë. Veshja kombëtare bashkëveprimi harmonik i tingujve të çiftelisë me zërin e saj, e tipizonin portretin e asaj artisteje që spikaste me përmbushjen e karakterit më të fortë të një malësoreje plot energji e pasion për të realizuar atë që synonte. Tingujt e çiftelisë së saj, zëri melodioz kanë qenë e janë shplodhës, ushqyes e emocionues, por mbi të gjitha, ato janë kushtrim, e thirrje për të ecur në traditën më të mirë.
Kultura popullore e arti i saj i interpretimit, nuk lejojnë variacione fustanesh që shfaqin lakuriqësi, nuk duron çirrje e ngërdheshje që ulin vlerat interpretuesit, ku e bëjnë atë të neveritshëm e të pa dëshirueshëm për tu dëgjuar. Interpretimi që i bëhet sot artit popullor nuk është evolim, ai është degjenerim. Evolim do të thotë rritje e krenarisë, rritje e nivelit të interpretimit, rritje e dëshirës dhe e pasionit të artdashësve. Për një art të tillë, të merr malli, por kur shef e dëgjon se muzikës popullore, artit të interpretimit po i behet interpretim denigrues nuk mund të qëndrosh indiferent. Regjisoret, skenaristët me këtë denigrim që po i behet artit tonë popullor po denigrojnë kulturën qe është një tregues dhe një tipar i kombit. Sot media vizive shqiptare ka eklipsuar gjithë ata këngëtarë valltare e muzikant. Ata nuk nxirren ne televizor qe te shihen e te dëgjohen. Ata populli i ka dashur e i do sepse ishin ata që benë të dëgjohet, të vlerësohet kënga e vallja shqiptare në skenat me prestigjioze të botës. Ku janë Besim Zekthi, Naile Hoxha, Luçie Miloti, Marie Kraja e Ndue Shyti kompozimi i tij vallja e sharrexhive është himn. Ku janë shumë e shumë të tjerë që nuk dëgjohen, por me nostalgji i kujtojmë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi