Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sjell për Monda Korça:Doni te lexoni dicka interesante, realitet, mjaft te bukur sot?? Lexoni kete shkrim nga pena mjeshterore e Roland Gjozes

Shko poshtë

Sjell për Monda Korça:Doni te lexoni dicka interesante, realitet, mjaft te bukur sot?? Lexoni kete shkrim nga pena mjeshterore e Roland Gjozes Empty Sjell për Monda Korça:Doni te lexoni dicka interesante, realitet, mjaft te bukur sot?? Lexoni kete shkrim nga pena mjeshterore e Roland Gjozes

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 29, 2010 1:58 pm




Sjell për Monda Korça:Doni te lexoni dicka interesante, realitet, mjaft te bukur sot?? Lexoni kete shkrim nga pena mjeshterore e Roland Gjozes 41390_1208896826_5194675_n

Sjell për Monda Korça:Doni te lexoni dicka interesante, realitet, mjaft te bukur sot?? Lexoni kete shkrim nga pena mjeshterore e Roland Gjozes
INTERVISTE E NJE SHKRIMTARI ME BOTUESIN E TIJ
Nga Roland Gjoza
Ai tani ka emrin e gazetes qe boton. Miku im, se per ate behet fjale. Me kujtohet se dikur vetem degjonte dhe, kur mbaronim pune, me nje fjale ndanim vendet ne hierarkine letrare, kafet dhe pijet qene paguar prej tij. Pothuajse vetem degjonte. Ndonjehere, rralle, fort rralle, thoshte me nje ton kinse te zbutur; Mos duhet vec talentit dhe dicka tjeter? E merrnim lehte, pothuajse nuk e vinim re, po mrekullisht ky bisht artistesh, qe rendom e bezditshem bien ne sy, nuk na rendej aspak. Nuk dinim ku punonte, po ai kishte gjithmone para. Ishte nje qenie transparente, pothuajse e ajert, sa bente fryme prane nesh, vinte e ikte pa rene ne sy. Pastaj e pame me nje Mercedes-Benc te markes se fundit, na mori sic qeme duke na i vene veshin me aq kenaqesi, sa nuk kishe si te mos ndjeje dhe njefare dhembshurie a keqardhjeje pak te eger dhe, perkunder kesaj dobesie dhe nje nxitje per t'i dhene nje shuplake asaj fytyre idiote. Na jepte nje dreke ne plazh, na conte ne Dajt, degjonte baterdine e fjaleve tona thjesht artistike, me ata sy te ndritshem aq magjepses, padyshim nje kopjac i magjepsjes se trilleve tona. Pastaj hapi nje gazete qe e quajti Rembo, nje kokekrisje e jona qe ai e beri te tijen; aty botonim ne, artikuj kritike, polemika, intervista, poezi, tregime, perkthime, opinione, komente dhe nje dite Rembo polli nje shtepi botuese po Rembo, se ashtu donim ne. Ai u martua, lindi dy femije. Pas nje kohe shtepia e tij botuese u be pallat shumekatesh, me shtypshkronje moderne, radio, tv, reklame, apartamente, aty hahej mengjes, dreke, darke dhe pothuaj pjesa me e madhe e punonjesve aty edhe flinte. Ne vazhdonim te brockullisnim, te shaheshim e te grindeshim, brenda nje rrethi vicioz qe ngushtohej, mosha na ikte dhe nje dite papritur u kujtuam se kishim pergjegjesi jashte letrare per femijet qe ishin rritur. S'kishim para. S'kishim miq ne politike, se politiken e patem urryer, s'kishim miq asgjekundi, vec ca letrareve buzeholle qe merreshin me limat, 367 limat e fjales me te cilat limonin imet me vite e vite fjalen. Brenda rrethit tone ishim me te medhenjte. Novatore te nje arti qe porsa kishte lindur. Nuk lexonim me, po benim sikur lexonim vetem miqte dhe luanim komedine, i jepnim lumturi false duke u tallur nje grafomani, se mbi veten, ne s'vinim njeri. Vone, krejt vone, se si me shkrepi t'i marr nje interviste bishtit tone, atij idiotit qe kishte bere aq shume emer ne fushen e botimit.
-- Ke miq?
-- Jo.
-- Nuk eshte pak si e pabesueshme qe nje njeri si ju te mos kete miq?
-- Aspak. Sepse kurre s'do te kisha bere prokopi.
-- Po ne a s'ishim miqte e tu?
-- Kurre. Une rrija me ju se me pelqente letersia. Nuk kisha talent. Kete e kuptova shpejt. Nga ju mesova se si mund t'ju shfrytezoja lehte duke luajtur me famen. Ju ishit vertet te talentuar dhe une mund te perfitoja.
-- Si e arritet?
-- Ju donit famen. Thjeshte nje liber te botuar. Kaq. Po jo parane. Ore zoteri, une kisha lindur me famen e parase. Kur ju tymosnit ne kafe dhe vidhnit Kafken dhe Borgesin, une merresha me kontrabande; coja dhe merrja ashtu, se ishte koha e mjegulles, s'kishte ligje.
-- Ju botoni letersi te madhe, fjalore, jeteshkrime skandaloze, po edhe ne nuk na refuzoni. Ende na prisni, na jepni dreka, na degjoni si dikur, me nje fjale na nderoni. C'eshte kjo?
-- Kontrabande.
-- Nuk ju kuptoj.
-- Une ju blej pa pare dhe ju shes me pare. Me kupton? Mbush xhepat e mi. Serish eshte koha e mjegulles.
-- Librat tone? Po ato nuk shiten shume.
-- S'ka rendesi. Aq sa shiten. Une jam nje botues nacional. Botoj dhe librat e shtetasve te mi. Kete nuk e bej prej mallit, po prej hallit. Se sponcorizohem keshtu dhe mbaj lart emrin tim. Une nuk sakrifikoj asgje, se ju megjithate shiteni, po a lexoheni, apo jo, kjo eshte pune tjeter. Ju nuk dini sa para marr andej ketej per nje liber. Marrim si shembull Kasem Trebeshinen, padyshim shkrimtar i madh, sic thone, me shume karakter, i varfer, i vjedhur plotesisht. Mora nga nje fondacion 50. 000 mije euro per te, me kushtoi 10 mije euro, botimi i nje trilogjie te tij, 40.000 euro i futa ne xhep, autorit i dhashe aq sa per te jetuar nje muaj vetem me kafet e mengjesit. Pastaj librin e mora serish nga librarite dhe e dogja se ashtu me urdheruan dhe per kete perfitova 200.000 euro. Te dhashe vetem nje rast.
-- Vetem me libra s'fitohet mjaftueshem, apo jo?
-- Natyrisht. Libri eshte nje risk.
-- Po si ia dilni?
-- Mos harroni se une kam fituar monopolin e teksteve shkollore. Prej atij patriotizmit qe ju permenda me lart. Dhe prej djegjeve. Se kjo eshte demokraci e djegjeve.
-- Nuk ju kuptoj serish.
-- Une botoj, lansoj me reklame te madhe, sepse serish me urdherojne, dhe prej ketij urdherimi une siguroj dhe etiketat e birres, te sallamrave, te gjithckaje qe kerkon nje etikete.. po kjo s'eshte pak. Flitet per miliona.
-- Kujt i beni reklame?
-- Bie fjala nje poeti deputet, po qe ka ne dore tregtine e derrit organik. Te tjera miliona.
-- Ai mund te kete shkruar nje liber te dobet.
-- Kam kuzhinen e shkrimtareve. Edhe une kam kuzhinen time te librit. E marrin ata dhe e qendisin.
-- Po nje shkrimtar i vertete si mund t'ia dale ne kete kaos?
-- Te futet ne loje.
-- Gje qe s'behet.
-- Atehere te prese kur te cahet mjegulla.
-- E c'do te ndodhe?
-- Une s'do te jem me botues.
-- Po c'mund te jeni?
-- Ndoshta Presidenti i ketij vendi. Se kam shume pervoje. Dhe shume emer.
-- Po ne?
-- Kush, ju?
-- Ne pra, qe gjithe jeten luftuam per nje letersi te vertete?
-- Vazhdoni te shkruani se asgje nuk humbet. Hygoi thote se artistet kane gjithmone te drejte pas vdekjes.
-- Doni qe te vdesim?
-- Ju te vdekur keni qene. S'kuptuat asgje. Ose kuptuat gjithcka, po i kthyet shpinen realitetit. Dhe jeni keta qe jeni. Megjithate une ju respektoj. Prej jush kam degjuar gjera fantastike. Po ama dhe se si nuk duhet t'ju ngjaja, sepse do te ishte vdekje se gjalli per mua.
-- Na i paske hedhur.
-- Jo. Ju keni dashur te ma hidhnit. Duke me shtypur si talent. Ju nuk me pranuat. Po une ju qepesha, se me dukej e magjishme fjala juaj. Ju vertet ishit lart, ose e vrisnit lart, une zbulova dobesine tuaj dhe forcen time te dobesia juaj. Kaq ishte!
-- Ti sillesh mire me ne.
-- Sigurisht. Une marr prej jush shkelqimin e fames suaj. Po ju s'merrni dot shkelqimin e parase sime.
-- Si eshte me mire?
-- Sigurisht qe ju kam zili. Po kur shikoj mjerimin e sakrifices suaj me zene drithmat. Ju shkoni ne te njejtin apartament te vjeter ku ju zihet fryma. Perballeni me mizerjen. Po s'keni c'beni. Femijet tuaj ju urrejne. Ta dini, ju urrejne. Ku i keni femijet? Une njerin e kam ne Kembrixh, tjetrin ne Prinston. Nuk ju mungon asgje. Nje jete ka.
-- Ate qe s'duam ne.
-- Sa para ben, realisht ju vuani.
-- Jo, s'eshte keshtu. Te shkruash dhe te shpresosh se ke bere dicka permbledh esencen e gezimeve me te fuqishme qe ti s'i ke perjetuar kurre.
-- Po. E besoj. Po edhe zhgenjimin me te madh. Ju jeni egoistet me te medhenj.
-- Hyjnor.
-- Le ta besojme. Une krejt tokesor. Sapo i cova tim biri nje cek prej 50. 000 eurosh se do ta kaloje kete muaj ne Dubai ne pallatin prej akulli me mesuesen e tij te kompjuterit. Ku e ke djalin ti?
-- Shet bluxhinse ne rruge. Po jashte, emigrant.
-- Po vajzen?
-- Shitese dhe ajo. Emigrante dhe ajo.
-- Ti kurre s'mendove per ta. Une mendova gjithmone se famen e doja te perbotshme. Me do djali. Me do vajza. Me do ai afrikani qe i kam perkthyer librin, ai arabi, ai anglezi qe bera kontrate ne Londer, ai francezi i vdekur, nobelisti, qe i mora te drejten e botimit nepermjet se shoqes, me do ai profesori i djalit, ai fizikanti i madh qe i sponcorizova nje liber dhe i futa ne xhep nja 100.000 dollare, me do ai stilisti i pasarelave qe e ngopa per hir te vajzes qe e ka hobi pasarelen. Jetoni. Ju s'dini te jetoni.
-- Mos anon ca si shume te e drejta jote?
-- Jo, vecse mbroj njeriun, rrethanen konkrete, forcen per te ecur gjithefaresoj. Eshte nje kohe e caktuar. Ajo duhet kuptuar. S'ka skrupuj. S'ka parime. Ato jane me te keqia se genjeshtrat. Ju jetoni ne kohen tuaj. Ideale. Keshtu qenkan ndare punet.
-- Une s'do t'i nderroja kurre kenaqesite vulgare me nje kenaqesi te vertete. Keto per mua jane kenaqesi vulgare.
-- Quaje si te duash. Po kur ti futesh ne ate apartamentin tend padyshim e ndjen deshtimin, po e fsheh, se s'ke qene ne gjendje te fitosh asgje me ato librat e tu, ndersa une shkoj ne vilen time ne plazh dhe jam bashke me Francesken, nje modele franceze qe e kam ftuar une, nje bukuri e perzier, seksapil trondites, pastaj marrim jahtin dhe perfundojme ne bregun matane ne nje hotel fshati vetem per ne te dy, pastaj neper Europe, ku te doje ajo. Ty te pret kafeneja, po ajo kafene. Po ata miq gernjare e ziliqare. Dhe prisni kush do te paguaje. A s'jetoni me ideale ne nje realitet krejt tokesor? E ndjeni kontradikten? Njeri eshte Borges, tjetri Kafka, i treti Saramago, i katerti Markes, i pesti Kadare. Pastaj vijne Daniel Stil-et, bestselleret, qe jane me te kthjellet se ju, lexohen dhe fitojne dicka, po gjithashtu gezojne fame. Kallpe apo safi, kjo pak rendesi ka. Jeta eshte hipokrizi. Ndryshe s'do te gezonim dot. Juve ju genjen mendja se jeni origjinal. Ndoshta dikush prej jush. Po kjo do te vertetohet pas shume vjetesh, kur te cahet mjegulla. Sakrifikoni.
-- Sokrat i vuejtun, apo derr i kenaqun, keshtu shkruante Migjeni i ri. Nuk e di pse m'u kujtua.
-- Ju jeni rob te sentencave. Pershembull do t'ju behej qejfi po te pohoja se une vertet jam nje derr i kenaqur. Po kjo s'me prish asnje pune. Sepse une veprova, ia hyra jetes, e cava drejtperdrejt, po per kete nuk eshte e mjaftueshme vetem furia e verber e nje derri, po edhe finokeria, zgjuarsia, kokekrisja e nje Sokrati. Gjerat jane komplekse. Une provova. E kuptova se ne c'rrethana duhet te kaloja, vura ne prove ate qe ju e keni po nuk e perdorni dhe arrita deri ketu. Ju jeni me te zgjuar, po sqimetar, jeni me te shkathet, po qendroni ne vend per hir te ideve, jeni me largpames, po jo pertej hundes tuaj, sepse e keni kanalizuar gjithcka te shkrimi, botimi dhe pompa boshe. Sot nuk duhen dhe aq te telentuarit, po mediokrit, eshte koha e mediokerve, qe dine te merren me etiketa birrash, diegje librash, gjithfare punesh qe sjellin fitim. Ne s'kemi ideale, po ndihmojme idealet. Pa ne ato do ta kishin keq. Vetem me racen tuaj s'do kishim makine qe pret para. Po makine qe shtyp libra. Ky eshte ndryshimi.
-- Mos ndoshta jemi te manipuluar?
-- Ju gjithmone do te manipuloheni. Bidellsat kane fituar shume me pak se producenti i tyre. Po ashtu me filmat. Po ashtu me piktoret. Asnje leke s'futi ne xhep Van Gog. Ato i perlane sharlatanet e artit. Kjo ka ndodhur ne cdo kohe. Artistet e medhenj kane vdekur te varfer. C'te kujtoj. Kjo eshte lene per ju. Per ju qe shkrini jeten cmendurisht per artin, pa perfillur asnje kenaqesi tjeter. Ju, askete. Ju shenjte qe ndjeni kenaqesi nga dhimbja.
-- Kenaqesi nga dhimbja. Natyrisht, keshtu eshte. Po ju na e keni fshehur gjithmone te verteten.
-- Cfare te vertete?
-- Vjedhjen!
-- C'vjedhje, ju pothuaj na jeni lutur qe t'ju vjedhim. Ne jemi me shume shtepi botuese se shkrimtare. Sepse e kemi kuptuar qe ju ushqeheni me lugen bosh. Ti do te thuash se ne nuk e paguajme mallin qe marrim prej jush. Eshte e vertete. Sepse ju ishit shkaktaret e pare qe e bete veten per t'ju vjedhur, sic thua. Ju na nxitet t'ju vjedhim, ju vete. Aman, ma boto kete roman, kam bere nje kryeveper kesaj radhe, dhe ne, kundrejt nje pagese, ne 99 perqind te rasteve, e botonim kopjen e Borgesit tuaj qe mbetej librarive per shkaqe qe dihen. Ju s'mund te depertoni ne labirinthet e fitimeve tona. Sepse ju thashe; mjegulla nuk eshte care ende. S'ka ligje, kurrfare ligji qe t'ju mbroje. Dhe letersia juaj nuk ecen. Eshte nje letersi artificiale sepse ju shkruani pa e ndjekur kohen. Ju dilni nga libri dhe hyni ne liber. Jeten e keni perjashta. Ata qe ju imitoni tashme jane ne muze. Po une jam zemergjere, ju botoj. Dhe askund nuk them se ju imitoni. Jo me ndergjegje, te kuptohemi, po prej idhujtarise. Jeni zene rob te mjeshtrit dhe keni mbetur dishepuj.
-- Kjo eshte tradhti prej miku. Dikur s'guxoje te na i thoje keto gjera. Tani ke pafytyresine te na i permendesh me kaq gjakftohtesi sikur te jete vertet keshtu sic thua ti.
-- Edhe kjo hyn ne te fshehtat e zanatit tone. Te gjithe jane imitues. Kur them nje Borges, ta dish se kjo eshte nje superlativ. A nuk i thone Kadarese, here Kafka e here Tolsto, here Buzati e here Gogol? Qe t'i bejne qejfin e ai te shkruaje e ne te botojme. Nuk e thashe dhe aq me kuptim te keq.
-- O, po ti the fjale denigruese sikur ne s'jemi jetesore.
-- Jeni ne pergjithesi te tille. Kenaqni veten. Dhe kujtoni se keni kenaqur dhe lexuesin. Kur s'ju pelqejne ia vini fajin nivelit te ulet te lexuesit. Dhe ju genjen mendja gjithmone. A me lejon te guxoj te te them se s'ju lexon njeri?
-- E c'rendesi ka?
-- Si c'rendesi ka, perse shkruani atehere?
-- Per letersine.
-- Per nje lexues a dy?
-- Per te verteten e letersise. Si te ta shpjegoj me qarte; jo per varfanjakun qe e mbyll me nje hat dog, po per aristokratin qe darkon ne Ritz perkrah nje gjeniu te ri qe kerkon mbeshtetje.

-- Po kjo na con te fillimi i bisedes; ju kokefortesisht i besoni idese qe krijoni vete.

-- Sigurisht. Kjo me jep kenaqesi. Shpresoj deri ne fund. Te tjerat s'kane vlere. Ose jane vlera te perkohshme. Ky eshte dallimi midis nesh. C'ta zgjasim me; e nisem me zero dhe e mbyllem me zero, sepse s'u pajtuam, as njefaresoj. Ndoshta takohemi serish pas vdekjes. Ta dish, une s'do te refuzoj si karrocjerr te pajtonit tim. Apo si ai djaloshi qe me sjell gazetat cdo mengjes dhe une i jap nje bakshish. Pas vdekjes, atehere!

-- Budalla, leri dokrrat dhe shkruaj nje roman aventure qe te fitosh ca para se nuk te shikokam dot me kete kostum te rrjepur, e nuk t'u afrokam dot prej kesaj duhme paceje qe leshon goja jote dhembekrimbur. Pas vdekjes, s'me ke atje ku mendon ti, se s'do te kem me pengje per te lare. Kam vendosur t'i shijoj te gjitha ne kete jete. Ti bej si te duash. Une sot pasdite nisem per ne ishujt Karaibe, se kam pune me nje poeteshe te madhe dhe atje ne Tahiti, them te provoj mishin e epshte te ezmerkave te kolme qe provoi dhe Gogeni. Do t'ia qi t'emen kesaj jete!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi