Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lexoni sa kuriozitete interesante!

Shko poshtë

Lexoni sa kuriozitete interesante! Empty Lexoni sa kuriozitete interesante!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 04, 2010 10:24 am

“Martohet” tre herë për të fituar para


Lexoni sa kuriozitete interesante! 11-kinezi4-150x150

Një kinez është arrestuar pas zbulimit është bërë si grua me qëllim të marrjes së parave nga burri. Kinezi 18-vjeçar Wang Mout, është “martuar” tre herë, dhe pas lidhjes së martesës, ikte me paratë e marra si dhuratë.
Për herë të parë Wang “u martua” kur për 500 sterlina e shiti një grua, e cila i premtoi se do t’i gjejë punë. “Më mashtroi, por arrita të ik. Pastaj kuptova se me të njëjtën mënyrë mund të fitoj edhe vet”, transmeton policia fjalët e Wang.
Me ndihmën e një ortaku, iu shit një personi me emrin Liu, i cili për “macen në qese” pagoi 1 000 sterlina. Në netët e para të martesës, Wang ikte dhe ndante paratë me ortakun.
Pastaj gjeti një klient të ti, zotëri Zhangun, i cili gjithashtu për “gruan e tij të ardhshme” pagoi 1 000 sterlina. Wang iku prapë, por ditën tjetër e zuri një grua dhe e dorëzoi në polici, pasi që kuptoi se ai në të vërtetë është mashkull. Derisa policia e merrte në pyetje, Wang vazhdonte të kishte të veshur një fustan rozë, në të cilin aktronte gruan.Lexoni sa kuriozitete interesante! Trackingpixel

Ora për llogaritjen e kohës së humbur?
Lexoni sa kuriozitete interesante! 18-ora4-150x150

Midis shumë pajisjeve absolutisht të pakuptimta dhe të panevojshme, kemi zbuluar edhe një, i cili mund të vlerësohet më së shumti nga njerëzit që një pjesë të madhe të kohës e kalojnë në takime.
Takimet mund të jenë humbje e madhe kohe. Për të llogaritur se sa kohë keni humbur, mund të shërbeheni me TIM-in (Time is Money – Koha është para). Kjo është një pajisje e thjeshtë, e cila shumën e parave të humbura e llogarit me shumëzimin e numrit të personave që takojmë, pagat mesatare dhe kohën e kaluar.
Prodhuesi thotë se TIM-in e kanë zhvilluar pasi që konstatuar se në takime çdo ditë humben nga katër orë, dhe kanë premtuar se është “ilaç efikas i takimeve të mërzitshme”. Kjo orë mund të përdoret sikur çdo orë e zakonshme, pa funksione “të vështira” për njerëzit e biznesit.Lexoni sa kuriozitete interesante! Trackingpixel

Pas martesës e kupton se gruan e ka milionere


Lexoni sa kuriozitete interesante! 19-miliarder4-150x150
Britaniku 30-vjeçar Nick Bond dhe amerikania 7 vjet më e re, Alex Gabrielson , janë martuar muajin e kaluar në Las Vegas vetëm 17 orë pasi u njoftuan. Ndërsa dhëndri tani e ka kuptuar se gruaja e tij është vajza e miliarderit Richard Gabrielson, pronarit të njëri prej zinxhirëve më të mëdhenj të dyqaneve në SHBA.
Richard kuptoi për martesën e vajzës së tij përmes medieve, të cilat raportuan historinë e pazakontë të martesës dhe u zemëruan me vajzën e tij, sidomos kur kuptoi se Nick ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë.
Pasi që Alex nuk dëshironte të dëgjonte për divorc, u detyrua ta pranojë dhëndrin.
“Ishte me të vërtetë dashuri në shikim të parë. Nuk dija absolutisht asgjë për Alexin, e as ajo për mua, dhe isha i habitur kur kuptova se babanë e ka miliarder dhe ajo ka miliona”, tha Nick.
Lexoni sa kuriozitete interesante! Trackingpixel

Meshkujt flasin për futboll dy herë më shumë se për femrat

Lexoni sa kuriozitete interesante! Football-Betting-150x150
Sondazhi i quajtur “të gjithë çmenden pas futbollit”, i ka dhënë “karton të kuq” grave, të cilat siç duket, nuk janë tema kryesore e meshkujve kur shoqërohen me miqtë e tyre.
Sondazhi, i kryer nga agjencia “OnePoll”, ka përfshirë gati 5 300 meshkuj nga 15 vende, midis moshave 25 dhe 40 vjet. Madje edhe për kinezët (94 %), futbolli është tema kryesore.
Pas futbollit (88 %), meshkujt flasin më me qejf për gratë (45 %), për punën (34 %), paratë (24 %), automobilat (19 %), familjen (16 %), ushqimin (14 %), pushimet e filmat (10 %).
Gratë nuk duhet të brengosen. Meshkujt vazhdojnë të flasin për futbollin, por mendojnë edhe për gratë dhe seksin.
Ata mendojnë për seksin rreth 5 000 herë në vit, që i bie 13 herë në ditë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi