Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prostituta kapet në flagrancë me dy klientë, arrestohet edhe tutori që ia gjente

Shko poshtë

Prostituta kapet në flagrancë me dy klientë, arrestohet edhe tutori që ia gjente  Empty Prostituta kapet në flagrancë me dy klientë, arrestohet edhe tutori që ia gjente

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 9:22 pm

Prostituta kapet në flagrancë me dy klientë, arrestohet edhe tutori që ia gjente


Prostituta kapet në flagrancë me dy klientë, arrestohet edhe tutori që ia gjente  1prostitutes
Durrës - Në kuadër të goditjes së fenomenit të prostitucionit, forcat e policisë së Durrësit kanë bërë të mundur goditjen e një rasti, konkretisht duke arrestuar në flagrancë dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke ndarë më pas edhe fitimet që siguronin nga ky aktivitet.
Siç konfirmohet për NOA dy të ndaluarit janë përkatësisht Armand Sefa, 32-vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe 27-vjeçarja me inicialet S.Y., lindur dhe banuese në qytetin e Durrësit, e dënuar edhe më parë për ushtrim prostitucioni.
Arrestimi i tyre u bë pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e ndaluara u kap në flagrancë në një objekt të pabanuar përballë qendrës tregtare “Galaktik”, në qytetin bregdetar, duke ushtruar prostitucion me personat me iniciale E.C dhe K.D., kundrejt pagesës prej 500 lekë për person.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se kjo vajzë shfrytëzohej për qëllim prostitucioni nga Armand Sefa dhe përfitimet e nxjerra nga ky aktivitet i ndanin së bashku.
Nga ana e policisë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 1000 lekësh si dhe 15 copë prezervativë.
Materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” për Armand Sefën dhe “Ushtrimit të prostitucionit” për vajzën me iniciale S.Y.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi