Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turqi, arrestohet edhe pronari i kompanisë Limak&Calik

Shko poshtë

Turqi, arrestohet edhe pronari i kompanisë Limak&Calik Empty Turqi, arrestohet edhe pronari i kompanisë Limak&Calik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 28, 2013 9:08 pm

Turqi, arrestohet edhe pronari i kompanisë Limak&Calik


Turqi, arrestohet edhe pronari i kompanisë Limak&Calik F1_28-balline-11388236938


Prishtinë, 28 dhjetor - Në mesin e disa biznesmenëve të arrestuar së fundi në Turqi, me akuza për korrupsion, është edhe drejtori i kompanisë Limak&Calik, Nihat Özdemir, kompani kjo që e ka me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. 

KTV raporton se gazeta turke Hurriyet ka parë aktakuzën sipas së cilës Özdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitë, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale. 

Në mesin e 41 personave të arrestuar në rastin e dytë të korrupsionit, përveç Özdemir janë edhe biznismeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit si dhe pronari i kompanisë së furnizimeve. Özdemir me Limak sapo ka fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit të tretë të Stambollit. 

Para 3 muajsh, ai bashkë me kryeminstrat Erdogan, Thaci dhe Rama përuruan terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi