Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tri poezi nga Shefqet DIBRANI

Shko poshtë

Tri poezi nga Shefqet DIBRANI Empty Tri poezi nga Shefqet DIBRANI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 10:23 pm

Tri poezi nga Shefqet DIBRANI 74237_162001280500416_100000716346990_354785_4888223_n

Tri poezi nga Shefqet DIBRANI

KOSOVA
Në betejat më të rrepta,
në rrebeshet më të mëdha
gjithmonë bota e pa.

Pati burra të patrembur
pati dhe trima me fletë
që me duar priten rrufetë.

Tani për Kosovën, këtë bukuroshe
do çelin lule me lirinë,
bashkë me brezat që do të vijnë.


QËNDISMË

Është kënga më e bukur
Qëndisur me gishtërinj nusërie
Është këmishë për çdo stinë
E varr i hapur në zemër
Është dhembje që plas shpirtin
Unë e quaj thjesht:
Kosovë

DO TË VIJ


Qysh kur mërgova
O dhé i shenjtë
Te ti më rri mendja
S’plaket as dita as ora
Shpirti mes jush më rri
O njerëz të mi
O fusha plot begati
O male kryeqiell
Ara mbushur me diell
Vendlindja ime e ngrohta fole
Me pemë e bar
Me zogj e dhé
Kosovë
Me baltën tënde u gatova
Me qumështin tënd u madhova
Me mallin tënd po përvëlohem
Kosovë
Pa ty o Nënë
Pa dorën tënde të ngrohtë
O e shtrenjtë po ikën kjo jetë
Pa ty o Atë pa këshillën atërore
Pa përqafimin tënd motër
Pa sytë e tu vëlla
Pa ju shokë
Ooo
Gjithë jetën më mungoi
Ngrohtësia e diellit njerëzor
E malli djeg për ju njerëz
Për fusha e male
Për kroje e përroje
Për gjethe e bar shi e borë
Për ty Kosovë
Për ty Kosova ime
Këndova gjithë jetën
Me zërin e mekur të mërgimtarit
Me mallin e pashuar të poetit
Për ty Kosova ime një ditë
Do të vij te ju o male të bukura
O fusha të uruara
Me Drini me Ibrin me Llapin përmes
Do të vij në zemrën tuaj
Male që rritni veç shqiponja
Do të vij në Kosovën e lirë



SHENIME PER AUTORIN

Shefqet Dibrani, poet, shkrimtar, kritik letrar.

Vitin 2007 shkrimtari dhe poeti Shefqet Dibrani në fushën e krijimtarisë së tij letrare e mbylli me botimin e vëllimit me poezi: "Ëndërr e njëjtë, tokë e tjetër"
Shefqet Dibrani është një emër i njohur si krijues i suksesshëm letrar, jo vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, jo vetëm në Zvicër ku jeton prej vitesh me familjen e tij, por edhe në Diasporën shqiptare. Shpesh herë emri dhe shkrimet e tij zënë vend në shtypin e Diasporës Shqiptare në Sh. B. A.
Shefqet Dibrani është lindur më 3 gusht 1960 në fshatin Gërdofc të Podujevës.
Që nga viti 2001 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Zvicër dhe që nga viti 2002 edhe anëtar i Shoqatës interkulturore "Internacional Kulturbrücken – (Kulturbridge)", në Cyrih - Zurich.
Merret me poezi, kritikë letrare dhe gazetari. Poezia e tij është e suksesshme dhe është përkthyer në disa gjuhë: gjermane, italiane, frënge, turke, rumune dhe sllovake.

Shefqet Dibrani është prezantuar në këto libra dhe antologji:

- Shaqir Foniqi: "Moisiu dhe Moisiu", Prishtinë, 1994.
- "Pema e Ëndrrave - L'albero dei sogni" Bari, Itali, 1995.
- Poezia e Kosovës - Poesia dal Kosovo", Nardo, Itali, 1999.
- Hasan Hasani: "Leksioni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001", Prishtinë, 2003.
- Ardian Ch. Kyçyku: "Një alfabet i poezisë shqipe - Un alfabet al poeziei albaneze", Bukuresht, Rumani, 2003.
- "Atdheu i huaj - Fremde Heimat", Zurich, Zvicër, 2003.
- "Hapa nëpër natë", MNL "Ditët e Naimit", Tetovë, 2003.
- Gjekë Marinaj: "Ana tjetër e pasqyrës", Intervista, Dallas, USA, 2003.
- Leksioni i autorëve dhe autoreve zviceranë, Cyrih (Zürich), Zvicër, 2005.
http://www.a-d-s.ch/ osehttp://lexikon.a-d-s.ch/edit/detail_a.ph

p?id_autor=2138
- Sinan Gashi: "Simfonia e Dardanisë", poezi kushtuar Ibrahim Rugovës, Prishtinë 2006
- Sejdi Berisha: "Shpërputhje kohe", ese dhe recensione, Pejë 2006.

Sh. Dibrani ka botuar këto vepra letrare:

- “Larg pikon hëna", poezi, Tiranë, 1994
- "Pse e urrej Kadarenë dhe poezi të tjera", poezi, Prishtinë, 1996
- "Qershia e pikëlluar", vjersha, Prishtinë, 1997
- "Ditar mërgimi", poezi, Prishtinë 1998
- "Strehët e gjakut", poezi, Prishtinë, 2000
- "Libra dhe mbresa", kritikë letrare, St. Gallen, Zvicër 2005
- "Zhgënjimi ballkanik 1", publicistikë, Prishtinë, 2005
- "Zhgënjimi ballkanik 2", publicistikë, Prishtinë, 2006
- “Ëndërr e njëjtë, tokë tjetër”, poezi, Podujevë 2007.

Shefqet Dibrani jeton në Zvicër.

(h.m.)






Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi