Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:Shit-Blerësit Artistikë...!

Shko poshtë

Ardi Omeri:Shit-Blerësit Artistikë...! Empty Ardi Omeri:Shit-Blerësit Artistikë...!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 03, 2010 1:24 am

Ardi Omeri:Shit-Blerësit Artistikë...! 74023_161977417168081_100000674724378_350335_7897406_n

Ardi Omeri:Shit-Blerësit Artistikë...!
Dikur i panë gjakun që shpjet i lëvizte,
në damarë të fryrë prej vullnetit e dëshirës...
Shpejt shushunjat ngjitur një vënd zune,
një vënd, në thithje a veç lëpirës...!!!

Më pas dëgjohen klithma lëvdatash,
si një merkatë fruta perimesh me shumicë...!!!
Më pas një garë e paparë vrapistësh,
mbytur në jargë lëpirjesh me tepricë...!!!

Aty në një qoshe gjakëhumbura si lehonë...
Rrethuar me jargaxhinj lëpirsa që duart fërkojnë...!
Tek presin tjetër viktimë lëvdatash-fryrë...
Ndoshta të rradhës gjakhumburin tjetër,
viktimën e shushunjave jargaxhinjë të ndyrë...!

Unë i pashë...
I lexova...
I ndjeva...
I kuptova...

Qesha në thatësinë e qenies,
i pa aftë të ndërhyj...!
Sa s'qave prej marazit,
i pa aftë në fytyrë ti pështyj...!

Fletën më se ktheva në atë dite vjeshte
ku ndjeva acarin e dimrit Groelandez...
Hapa timen fletë të shkruaj,
larg jargaxhinjve lëvdonjes si milardët Kinezë...!

©Ardi OMERI

DEDIKUAR TE PA FATEVE VIKTIMA TE NJOHJEVE TE PA FATE APO PREZANTIMEVE
MASHTRUESE TE HIJENAVE PSEUDO ARTISTIKE...







Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi