Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nis dobët “Epopeja e UÇK-së”

Shko poshtë

Nis dobët “Epopeja e UÇK-së” Empty Nis dobët “Epopeja e UÇK-së”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 06, 2009 1:20 am

Nis dobët “Epopeja e UÇK-së”



Nis dobët “Epopeja e UÇK-së” Petrit_rrahmani_-_epopeja_e_uqk_-_11688-490x320

Nga Jeton Musliu më 05.03.2009 në ora 14:46

Rifat Jashari ka ardhur të enjten nga Prekazi në Prishtinë që të marrë pjesë në ditën e parë të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”.

Por krejt çfarë ka gjetur nga organizimi zyrtar për nder të kësaj feste, kanë qenë valltarët e Ansamblit Kombëtar “Shota” dhe 300 persona të mbledhur në sheshin e kryeqytetit.

Në ditën e parë të kësaj feste e cila zgjat tre ditë, ndryshe nga vitet e kaluara kur parakalonte ish TMK-ja, përveç ushtarëve të KFOR-it, të cilët bënin fotografi, nuk u duk asnjë nga pjesëtarët e FSK-së.

Aq dobët ka kaluar dita e parë e këtij manifestimi, sa Rifat Jashari së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij dhe zyrtarë të komunës së Skenderajt, gjatë tërë kohës kanë qëndruar në këmbë në shkallët e Teatrit Kombëtar.

“Unë s’kam çfarë të them. Pyesni ata që e kanë organizuar”, thotë Rifat Jashari, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Organizatorë të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ka qenë zyra e Kryeministrit të vendit dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës.

Ismajl Syla, është këshilltar i Kryeministrit dhe kryetar i Këshillit Organizativ i cili në emër të ekzekutivit të vendit, është marrë me organizmin e këtyre tre ditëve festë.

Ai ndodhej në sheshin e kryeqytetit duke parë ansamblin “Shota” tek kërcente dhe këndonte, por për media, nuk pranonte të jepte ndonjë koment për këtë mos interesim të qytetarëve.

“Ju lutem mos më mundoni të them diçka në këtë gjendje, ju lutëm”, ishin fjalët e vetme të këshilltarit Syla.

Megjithëkëtë, ai beson se arsyeja për këtë mos interesim është mungesa e paradës ushtarake të cilën njerëzit janë mësuar ta shohin.

I vetmi që mbajti fjalim para atyre pak njerëzve të mbledhur, ishte Muharrem Xhemajli, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.

“Është ndër rastet e rralla të historisë njerëzore kur emir i njeriut, në fare pak kohë, I dalë nga legjenda, bëhet simbol i popullit të tij”, u shpreh para atyre pak njerëzve, Muharrem Xhemajli.

Përndryshe, sot në të gjitha shkollat e vendit, ora e parë e mësimit I ëhstë kushtuar jetës dhe veprës së komandantit legjendar Adem Jashari.

Gjithashtu sot në mëngjes, kryeministri Hashim Thaçi ka shkuar në Prekaz të vendosë kurora lulesh mbi varrin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë.

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër, dhe është paraparë të përmbyllet me “Natën e Zjarreve” me 7 mars në orën 17 e 45 minuta, flakët e të cilit simbolizojnë lirinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi