Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Qëndrimin tim e shpreh në Kuvendin e partisë

Shko poshtë

Sejdiu: Qëndrimin tim e shpreh në Kuvendin e partisë Empty Sejdiu: Qëndrimin tim e shpreh në Kuvendin e partisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 05, 2010 9:31 pm

Sejdiu: Qëndrimin tim e shpreh në Kuvendin e partisë


Sejdiu: Qëndrimin tim e shpreh në Kuvendin e partisë Fatmir-sejdiu-051Sejdiu: Do ta respektojë statutin e partisë, dhe se qëndrimi do të bëhet i ditur në Kuvendin e shtatë zgjedhor i LDK-së

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, serish nuk deshi të thotë asgjë në lidhje me paralajmërimet e shumta në media se ai mund të tërhiqet nga gara për kryetar partie, përkundrazi ai ka thënë se qëndrimet e tij do të bëhen publike pikërisht të dielën në Kuvendin e partisë.
Pas një takimi me përfaqësues të degëve të partisë, Sejdiu ka thënë se do ta respektojë statutin e partisë, dhe se qëndrimi i tij do të bëhet i ditur kësaj të diele kur do të mbahet Kuvendi i shtatë zgjedhor i LDK-së.
"Unë qëndrimin tim e shprehi në kuvendin e partisë, respektoj procedurat normal që janë të parapara me statut dhe aty do të shihet sa dhe qysh do të shkojnë. Me rëndësi është që të jetë një punë e mirë në kuptimin e akceptimit, flas edhe të delegatëve të kuvendit dhe ata që e marrin përgjegjësinë në proces të mëtejshëm, sepse do të zgjidhet edhe këshilli i përgjithshëm, pastaj prej këshillit të përgjithshëm del struktura tjetër që lidhet me nënkryetarët e partisë dhe me anëtarët e kryesisë dhe kujtoj se do jetë një votim i lirë në mënyrë çfarë vendos Kuvendi", ka thënë Sejdiu.
Ai ndërkaq nuk ka dashur të komentojë shkrimet e medieve se ai do të tërhiqet nga gara për të parin e partisë.
"Mediat kanë shkruar vazhdimisht, është kureshtje e tyre, unë e çmoj dhe kam konsideratë për to. Unë do të marr vendimin tim të cilin do ta transmetoj në kuvendin e partisë", ka thënë ai.
Ndërsa interesimin e opinionin për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të LDK-së, Sejdiu e ka krahasuar me zgjedhjet parlamentare në nivel vendi.
"Unë sot ju thash edhe diçka kryetarëve të degëve, besoj se pajtoheni edhe ju, një interesim kaq i madh i mjeteve të komunikimit publik sikur të ishin edhe zgjedhjet parlamentare në nivel vendi dhe them se kjo është mirë. Pra, një kureshtje shumë e mirë e opinionit publik, prandaj ju falënderoj për shkrimet që keni bërë, për analizat, për komentet dhe për fotografitë", ka thënë Sejdiu.
Për më tepër, kreu aktual i LDK-së ka theksuar se në Kuvendin e shtatë zgjedhor do të marrin pjesë 350 delegatë.
"Në këtë kohë unë them se është një simbolikë e mirë e përmbylljes së një procesi të madh që ka kapërcyer LDK-ja me gjithë atë strukturë të saj që e ka në shtrirje të madhe mos të përmendi shifra sepse janë mbi 1300 aktive pastaj nivelet e tjera të degëve dhe nëndegëve dhe them se ka qenë një prurje e mirë e gjeneratës së re dhe ajo që unë them se jep një kurajë të mirë të ecjes dhe zhvillimit të saj në proceset e mëtejshme edhe të dëshmimit të mirë ne këtë proces elektoral", ka thënë Sejdiu.
Takimi i sotëm është thirrur në prag të Kuvendit të përgjithshëm të LDK-së që mbahet kësaj të diele.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi