Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veseli: Nuk jam pjesë e asnjë loje dhe fushate politike

Shko poshtë

Veseli: Nuk jam pjesë e asnjë loje dhe fushate politike Empty Veseli: Nuk jam pjesë e asnjë loje dhe fushate politike

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 10:23 pm

Veseli: Nuk jam pjesë e asnjë loje dhe fushate politike



Veseli: Nuk jam pjesë e asnjë loje dhe fushate politike Kadri_veseli
Nëpërmjet një deklarate për media ka reaguar Kadri Vesli i njohur ndryshe si ish shefi i SHIK-ut në Kosovë. “Si qytetar i këtij vendi, i vëmendshëm për të tëra zhvillimet, shkrimet dhe deklarimet në formë verbale apo të shkruar, pa pretendime për etiketimin apo paragjykimin e epilogut të tyre, deklaroj se: distancohem nga çdo pohim dhe veprim që nxitë përçarje, dhunë dhe konflikt në mes të qytetarëve të vendit. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse të vendit dhe ato ndërkombëtare, EULEX, të hap proces hetimi për të gjitha çështjet e ngritura, përfshirë këtu gjithë të përmendurit, përpiluesit dhe mua.
Me këtë rast i bëjë thirrje edhe shoqërisë civile, si garant i zhvillimit demokratik të shtetit, të jetë pjesë aktive e këtij procesi. Duke dashur të qëndroj jashtë çdo loje dhe fushate politike të luftës për pushtet, deklaroj se nuk jam pjesë e asnjë formacioni apo kalkulimi politik, qoftë në legjislativ apo ekzekutiv.
Do të vazhdoj t’i mbetem besnik principit moral të të jetuarit dhe punuarit me dinjitet dhe për interes të vendit tim jashtë rrjedhave të tanishme politike”, thuhet në fund të deklaratës së Kadri Veselit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi