Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shala: LDK nuk është pjesë e asnjë koalicioni me PDK-në

Shko poshtë

Shala: LDK nuk është pjesë e asnjë koalicioni me PDK-në Empty Shala: LDK nuk është pjesë e asnjë koalicioni me PDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 14, 2011 10:31 pm


Shala: LDK nuk është pjesë e asnjë koalicioni me PDK-në

Shala: LDK nuk është pjesë e asnjë koalicioni me PDK-në Shala-150211_53


Kryesia e LDK-së në takimin e rregullt ka vlerësuar marrëveshjen politike të javës së kaluar, dhe ka konstatuar se janë përmbushur kërkesat e LDK-së në pjesën më të madhe të tyre, tha pa mbledhjes anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

Gjithashtu Kryesia e partisë ka diskutuar për një marrëveshje me NDI, për përsëritjen e procesit zgjedhor në katër degë të LDK-së - Pejë, Gjakovë, Obiliq dhe Shtime.

"Zgjedhjet do të përsëriten plotësisht dhe brenda kësaj jave do të përcaktohet dinamika finale për mbajtjen e tyre", bëri të ditur Shala, duke shtuar se kanë hyrë në procesin zgjedhor që të zgjidhin kundërshtitë ose mosmarrëvshjet në këto degë. Sipas tij, procesi zgjedhor mund të fillojë javën e ardhshme, por themlore është që procesi të mbyllet më 31 maj, ndërsa dinamika do të përcaktohet gjatë kësaj jave.

Në interesimin e gazetarëve rreth mundësisë së ndryshimit të përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së partisë, siç kishte paralajmëruar Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjes në krye të LDK-së, Shala njoftoi se do të ketë edhe një takim të KP, madje shumë shpejt, në të cilin siç tha, "do të bisedohet edhe për gjëra të tilla". Sa i përket ndryshimeve eventuale, ai tha se nëse do të ketë ndryshime në strukturat e degëve, është e mundshme të ndryshojë edhe struktura e përfaqësimit në organet më të larta partiake. Në lidhje me pretendimet se pas marrëveshjes me PDK dhe AKR do të bjerë intensiteti opozitar i LDK-së, Shala kategorikisht mohoi një gjë të tillë. "Ajo është marrëveshje që i përmbush synimet dhe mandatin e LDK-së si parti e parë opozitare. LDK nuk është pjesë e asnjë koalicioni me PDK-në. Marrëveshja është bërë që të realizohen kërkesat e LDK-së të cilat ne i kemi konsideruar se do të shkojnë në favor të institucioneve të Kosovës", nënvizoi Shala. Se kur pritet të implementohet marrëveshja ndërmjet subjekteve politike, Shala tha se ajo tashmë "ka kaluar si agjendë e Kuvendit të Kosovës nëpëmjet rezolutës të cilën e ka miratuar Kuevendi". Mirëpo, tha ai, po punohet që të formohen sa më shpejt komisionet që do të merren me ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjet si dhe me reformën zgjedhore. "Ne llogarisim se brenda javës që vjen të procedojmë në Kuvendin e Kosovës", theksoi Shala.

Ndërkaq se a do të dalë LDK me ndonjë kandidaturë për president të Kosovës, Shala tha se për momentin në parti nuk kanë qëndrim dhe është tepër herët përë këtë. Kosova tashmë ka postin, funksionin e presidentit dhe tashmë ka marrë një përkrahje të gjerë dhe se themelore tash për është të bëhen reformat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi