Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nobelistja Aung San Suu Kyi shfaqet para shtëpisë pas lirimit të saj

Shko poshtë

Nobelistja Aung San Suu Kyi shfaqet para shtëpisë pas lirimit të saj Empty Nobelistja Aung San Suu Kyi shfaqet para shtëpisë pas lirimit të saj

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 13, 2010 9:46 pm

Nobelistja Aung San Suu Kyi shfaqet para shtëpisë pas lirimit të saj

Nobelistja Aung San Suu Kyi shfaqet para shtëpisë pas lirimit të saj 1761012

Udhëheqësja demokrate në Birmani, Aung San Suu Kyi, doli sot nga shtëpia e saj ndërsa po e prisnin jashtë qindra përkrahës, gazetarë dhe diplomatë, pasi policia hoqi barrikadat dhe zyrtarët ushtarakë hynë në shtëpi për t’i lexuar urdhrin zyrtar për lirimin e saj.
Automjete të shumta të forcave të rendit që po patrullonin rrugët u larguan, pas lirimit të zonjës Suu Kyi. Fituesja e çmimit Nobel qëndroi pranë dyerve të shtëpisë së saj, duke buzëqeshur dhe përshëndetur turmën, shtatë vjet pasi u ndalua nga qeveria ushtarake e Birmanisë. Ajo i tha turmës para se të kthehej në shtëpi se do të fliste para tyre nesër në selinë e Partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci.
Presidenti amerikan Barak Obama ishte ndër udhëheqësit e shumtë botërorë që përshëndetën sot lirimin e veprimtares Aun San Suu Kyi. Ajo ka kaluar 15 prej 21 vjetëve të fundit nën arrest.
Lirimi i saj u bë gjashtë ditë pas zgjedhjeve të para në Birmani në dy dekada. Partia politike e ushtrisë tashmë ka zënë shumicën e vendeve në dy dhomat e parlamentit, pas zgjedhjeve të cilat udhëheqësit perëndimore dhe veprimtarët e të drejtave të njeriut i cilësuan si të parregullta dhe të kurdisura për të siguruar vazhdimin e sundimit ushtarak të paraqitur si pushtet civil.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi