Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arif Molliqi:Bacëlokut-Din Mehmetit

Shko poshtë

 Arif Molliqi:Bacëlokut-Din Mehmetit Empty Arif Molliqi:Bacëlokut-Din Mehmetit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 14, 2010 7:57 pm




 Arif Molliqi:Bacëlokut-Din Mehmetit 41528_100000591831391_7971332_n
Arif Molliqi:Bacëlokut-Din Mehmetit

NJË SHKËMB MES LISAVE

(Bacëloku-Din Mehmetit)

Të rrasa e Zogut
Muza jetëgjatë të preu në besë
Mes brinjëve të bjeshkës
I nxore fjalët e fjetura

Kur u nise udhëve të gjata
Kujtimet ti vodhi Ereniku
Për ta trembur tenjën
N´shtat të Gjeravicës

Mes maleve mes lisave
Një mendim e lë zgjuar
Për ti dalë kohës se keqe n´mejdan
Uji të rrjedh nga krua i etur

(...mali me mal nuk takohet
Po afrohen bjeshkët
Dhe lindin Lisa trupdrejtë)

Bacëlok O Bacëlok
Ti kam vjedhur këngët
T´ia mbuloj plagët Kosovës
T´ia ruaj gjakun e mbretërisë sonë

( Nga libri “Një hije bënte rrugë”, botoj “Faik Konica, 2010, Prishtinë.

P ë r p l a s j e
T`I FSHIJMË DROMACAT PASI ËSHTË NGRËNË DARKA(!?)

„ Mbi vdekje ngritët jeta/ mbi jetë vdekja/
Çdo gjë tjetër është harrim“( Din Mehmeti)

( Fragment nga një shkrim i gjatë)
Dromca e parë: Darkën na e shtruan si na e shtruan. Darka është ngrënë sado me vështirësi ashtu si na afruan të tjerët.
Çka mbeti nga ajo darkë?!...
Mbetën trohet të shpërndara anë e kënd rruzullit tokësor.
Po,tani?!

„.. ti ende nuk e di sa e rëndë është kafshata
kur rreth kokës të përplasen shpendkeqet e uritura...
E Drini hungëron“

(Din Mehmeti në librin, “Gjaku që këndon“-)

...Po,tani të mos humbasim kohë duke u munduar t´i mbledhim apo t´i fshijmë ato dromca të shpërndara. Buka është thyer njëherë (është ndarë në të kuq dhe të bardhë) dhe tani ne të vajtojmë...
Të ulemi, bashkë me kohën dhe ta gatuajmë një bukë ashtu si në kohën e Skënderbeut. Kësaj radhe ta gatuajmë e ta pjekim mirë për të ngrënë të gjithë.
Të ushqehemi të gjithë me atë bukë.
Buka e jonë nuk është as e Kuqe dhe as e zezë.
Buka e jonë ka vetëm një ngjyrë.
Ngjyrën e dheut!
Këtë bukë të gatuar së bashku duhet ta duam të gjithë.

„ Ne jemi njerëz
që bartim vdekjen me vete
dhe të huaj jemi kudo
varre të pavizituara kurrë.
( „ Gjaku që këndon“, Din Mehmeti)

Të huaj jemi kudo, thotë Bacëloku ( Din Mehmeti) përveç në tokën tonë nuk guxojmë të jemi të huaj! Për vëllain tonë s´jemi të huaj...!
Dromca e dytë: Nëse betohemi në kokën e rrenës, kemi rrejtur dy herë(!) rrena kokë nuk ka. Ajo fund e krye është një.
Rrenë (?!)
E cila na qenka kjo rrenë?!
Është ajo kur marrim lapsin dhe në letrën e bardhë shkruajmë gjithçka. Shkarravisim... Shkruajmë vetëm bardhë apo vetëm zi për një çështje që nuk e njohim. Nuk ia dimë temenanë (?!) Jeta nuk e ka vetëm një ngjyrë.

Është shumëngjyrëshe (...)

Nëse shkruajmë vetëm bardhë kemi rrejte njëherë, nëse shkruajmë vetëm zi, edhe një herë rrejtëm. Një dhe një bëjnë dy. Gjërat t´i emërojmë me emrin e vërtetë sepse: kur dëgjon se u kthyen mbi 200 arkivole emigrantësh shqiptarë nga Greqia brenda një viti(?!) ose, gjatë dy muajve të parë të këtij viti kthehen edhe 27 të vdekur nga Greqia, atëherë...(?!)

Arsyetimi çdoherë zyrtar- rrena e parë.

...Në aksident (?!) në punë (?!) të vrarë në rrethana shpesh të pashpjegueshme (?!)
E vërteta, megjithatë mbetet (zyrtare), sëmundja e vjetër patologjike e grekëve kundër shqiptarëve.
Arsyetimi i dytë, çdoherë me fjalorin diplomatik, rrena e dytë; Marrëdhëniet diplomatike me fqinjët kanë filluar të përmirësohen në të mirën tonë (?!)
E vërteta megjithatë qëndron kështu; me arkivole te të rinjve shqiptarë. Me qefin në gji...

„ O zot
kush do të na tregojë
pse na burgosin
pse na vrisni?„-
( D. Mehmeti)

Post skriptum:
Në këto shënime mortore nuk i futëm arkivolet e të rinjve nga Kosova, nga Molla e Kuqe e këndej, nga Tetova e Struga...por as nga Ulqini..., që u vranë, u masakruan nga egërsira serbe...Thuajse ne nuk i takojmë trevave shqiptare.

„Merri sytë e mi e ndezi llambat e përjetësisë/
derisa koha kohën ta mundë në dyluftim“
( Gjaku që këndon“- D. Mehmeti)


( Botuar në muajin Mars 1996, në gazetën Zëri i Kosovës
Dhe në librin “ Përplasje” ( ese, skica, dhe mbresa) Fakti, 2000, Shkup
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi