Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 filmat, librat, këngët më romantike të të gjitha kohërave

Shko poshtë

10 filmat, librat, këngët më romantike të të gjitha kohërave Empty 10 filmat, librat, këngët më romantike të të gjitha kohërave

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 15, 2010 1:32 am

10 filmat, librat, këngët më romantike të të gjitha kohërave

10 filmat, librat, këngët më romantike të të gjitha kohërave Filmi_14

Revista “Time” ka renditur listën me 10 filmat më romantikë të gjitha kohërave, të cilët i kanë shijuar si çdo vit të dashuruarit në të gjithë botën. Vendin e parë e mban filmi pa zë i vitit 1926, “Djali i Sheikut”, me aktorin italian Rufolph Valentino, në rolin e një princi maroken lufton me arabët dhe lëndon Vilmën e bukur. Vendin e dytë e mban filmi i ekranizuar i novelës së Sinclair Lewis, “Dosworth”, i vitit 1936. Lista vazhdon me filma të paharrueshëm si “Camille”, i prodhuar në vitin 1936, dhe duke vazhduar me filmat e kohëve moderne, si “Moulin Rouge”, i vitit 2001, ndjenja e së cilës është shumë e fortë për t’u shprehur, dhe për këtë arsye këndohet. Filmi që mban vendin e 9-të, “Foli asaj”, i prodhuar në vitin 2002. I dashuri luan shumë role, dhe një prej tyre është dhe roli i infermieres. Ndër librat romantikë, të cilët janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, janë: “Krenari dhe paragjykim” nga Jane Austen, “Troilus dhe Criseyde” nga Geoffrey Chauser, “Gatsbi i madh” nga F. Scott Fitzgerald, “Ana Karenina” nga Leon Tolstoj, “Pacienti anglez”, nga Michael Ondaatje, të cilin do ta gjeni dhe të ekranizuar, dhe “Gostia e dashurisë” nga Charles Baxter në vendin e dhjetë. Për sa iu përket këngëve, nuk kishte kush tjetër të mbante vendin e parë, veç se kënga “Be my baby” nga “The Ronettes”, e cila është cilësuar si kënga më e mirë e dashurisë e të gjitha kohërave. Në këtë listë do të gjeni këngë nga “Beach Boys”, Mary J. Blige. Pa harruar dhe të vetmuarit, revista “Time” ka bërë dhe një tjetër listë të këngëve të të vetmuarëve, në të cilën më e preferuara mbetet “Love will tear us apart” nga Joy Division, “Nothing Compares to you” nga Sinead O’Connor, “I Will Survive” nga Gloria Gaynor.

Lista e filmave romantikë

1. “Djali i Sheikut” (1926)
2. “Dodsuorth” (1936)
3 “Camille” (1936)
4. “Një lidhje dashurie e paharrueshme” (1957)
5. “Pyaasa” (1957)
6. “Jules dhe Jim” (1962)
7. “Ekspresi Chungking” (1994)
8. “Moulin Rouge” (2001)
9. “Foli asaj” (2002)
10. “Mali Brokeback” (2005)

Lista e librave romantikë
1. “Krenari dhe paragjykim”, nga Jane Austen
2. “Troilus dhe Criseyde”, nga Geoffrey Chaucer
3. “Lartësitë “Wuthering”, nga Emily Brontë
4. “Vizita e nuses”, nga Evelyn Waugh
5. “Gatsbi i madh”, nga F. Scott Fitzgerald
6. “Gruaja e udhëtarit të kohës”, nga Audrey Niffenegger
7. “Ana Karenina”, nga Leon Tolstoj
8. “Druri norvegjez”, nga Haruki Murakami
9. “Pacienti anglez”, nga Michael Ondaatje
10. “Gostia e dashurisë”, nga Charles Baxter

Këngët për të dashuruarit
1. “Be My Baby”, nga “The Ronettes”
2. “Bewitched”, nga Ella Fitzgerald
3. “God Only Knows”, nga “The Beach Boys”
4. “Crazy”, nga Patsy Cline
5. “I'll Be There For You/All I Need to Get By, nga Mary J. Blige dhe “Method Man”
6. “Every Breath You Take”, nga “The Police”
7. “Let's Get It On”, nga Marvin Gaye
8. “Wonderwall” nga “Oasis”
9. “Here I Am” (Come and Take Me), nga “Al Green”
10. “Wonderful World”, nga Sam Cooke

Këngët për të vetmuarit
1. “Love Will Tear Us Apart”, nga “Joy Division”
2. “Nothing Compares to you”, nga Sinead O'Connor
3. “In the Wee Small Hours”, nga Frank Sinatra
4. “Come Pick Me Up”, nga Ryan Adams
5. “I Will Survive”, nga Gloria Gaynor
6. “Heart of Gold”, nga Neil Young
7. “Only The Lonely”, nga Roy Orbison
8. “Cry Me A River”, nga Justin Timberlake
9. “I'm So Lonesome I Could Cry”, nga Hank Williams
10. “Get Gone”, nga Fiona Apple
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi