Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?!

Shko poshtë

Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! Empty Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:50 pm

Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?!

E përgatiti: Diella XHOKLI
Nga Jane Fonda në ‘të vjetrën’ 'Barbarella', kah Sigourney Weaver në 'Alien', deri te Zoe Saldana në filmin e ri 'Shtigjet e yjeve' dhe Megan Fox-i në 'Transformers'–SF (filma fantastiko-shkencor) nuk është vetëm ekspozita e spektakleve të teknikave dhe aksioneve, por edhe galeri e aktoreve më seksi


Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! Bela

Secila recetë për SF-në e suksesshme përmban së paku një vajzë në të cilën mund të dashurohen ata të cilët nuk janë në gjendje që të kenë marrëdhënie më femrat, por edhe ata që janë, dhe të cilët edhe pse i duan femrat e tyre, dëshirojnë që t’i tradhtojnë me yjet e këtyre filmave. Bile, vetëm në mendime. Ua prezantojmë 10 femrat që e kanë formuar SF-në seksipile dhe e definuan atë në formën e re të zhanrit.
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 10sf
10. Sigourney Weaver, pershonazhi: Ellen Ripley, filmi: 'Alien' (serial)
Kjo ishte për adhuruesit një 'macho grua', dhe atë shumë kohë para se këtë titull ta ketë fituar Angelina. Sigourney në filmin e parë 'Alien' ka treguar se çka mundet që të bëjë që të mbrojë veten dhe kolegët e saj nga të këqijat që vijnë nga jashtëtokësorët, dhe në pjesën e dytë ajo në mënyrë të veçantë i ka goditur ‘prapanicat e jashtëtokësore’, ajo u bë heroina më ‘e trent’ e SF-së, duke u shndërruar në të parën (dhe më tutje) heroinën më të madhe të këtij tipi. Kjo ia ka siguruar asaj edhe vendin e tetë në listën e heroinave më mëdha të filmave amerikan, dhe kjo në bazë të përzgjedhjes së Institutit Amerikan të filmit!
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 9sf
9. Aki Ross, filmi: 'Final Fantasy: The Spirits Within'
Asgjë për të çuditur, është pritur edhe ajo ditë–dita kur inekzistentja, virtualja, vajza e vizatuar për t’u bërë seks-simboli i adhuruar në tërë Globin. Dhe çka pritet tjetër nga SF-ja se sa herët a vonë të shndërrohet nga ekrani në realitet? Aki Ross është personazhi i parë je fotorealistik kompjuterik i cili paraqitet në disa filma të ndryshëm të serialit 'Final Fantasy'. Zërin asaj ia ka huazuar aktorja kineze Ming-Na Wen, ndërsa statusin seks-simbol e ka vërtetuar me futjen në listën e ‘Maxim-it’ të 100 femrave më seksi në botë, duke u bërë kështu femra e parë vituale që e arriti këtë!
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 8sf
8. Carrie Fisher, personazhi: Princesha Leia, filmi: 'Luftërat e yjeve' (trilogjia origjinale)
E pamundur që të lihet anash në lista të këtij tipi, ndonëse gjeneratave të reja ajo nuk duket as ‘shkëlqyese’. Por në vitet e ’70-ta kështu është dukur e rafinuara dhe prapë pak ‘e egër’ gjenerata SF e femrës seksi, e cila sa po kishte filluar në erën e re të këtij zhanri–simpatike dhe romantike, por edhe një luftuese e pashpirt, me një frizurë paksa të çuditshme, por me një karizëm po aq të madh sa edhe gjinjtë e saj. Nuk është çudi, edhe pse është princeshë, e quajnë 'mbretëreshë të shkencës së fantastikës '.
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 7sf
7. Zoe Saldana, personazhi: Uhura, filmi: 'Shtigjet yjore'
Jolene Blalock e mban titullin e seksipiles më të re dhe më moderne nga 'Shtigjet yjore' në TV, por në versionin e femrave më të reja të filmave hynë edhe në listën e ëndrrave ‘të nxehta’ të geek-ëve edhe aktorja e re Zoe. Kjo amerikane portorikano-dominikane e ka marrë rolin e heroinës afroamerikane Uhura-s nga filmi i parë 'Shtigjet yjore', në versionin e ri të J. J. Abrams-it. Ish-balerina, konsiderojnë adhuruesit, është shumë më e bukur në uniformën e ekipit të ‘Enterprise-t’ se sa në ndonjë inkarnim të deritashëm. Kush jemi në që mos të pajtohemi më këtë?
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 6sf
6. Angelina Jolie, personazhi: Casella 'Cash' Reese, filmi: 'Cyborg 2'
Jo, nuk është këtu për shkak të rolit të Lare Croft-it–ajo në bazë të cilës e mbajnë në mend adhuruesit e vërtetë Angelina Jolie-n është për shkak të fillimit të saj në zhanrin e bukuroshes së re, shumë kohë para anoreksisë dhe Brad Pitt-it. Në 'Hakerët' ajo e ka treguar tërë forcën, por këtë edhe në B-vazhdimin po ashtu të B-filmit nga vitet e ’80-ta–që është e para në fazën e re të karrierës së saj të re! – ajo është android e cila e ka edhe një skenë seksi. Filmi i parë i Angelina-s (nëse nuk e llogarisim edhe rolin si fëmijë në 'Lookin' To Get Out' nga '82) dhe menjëherë është lakuriqe. Lehtë është mundur që të përcaktohet se në çfarë drejtimi do të shkojë karriera e saj...
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 5sf
5. Monica Belluci, pershonazhi: Persephone, filmi: 'The Matrix Reloaded'
Nuk ekziston mashkulli ‘heteroseksual’ apo femra ‘homoseksuale’ e cila atje diku me 'Vogëlushen' (nëse jo edhe me 'Dracula-n') nuk janë dashuruar në Monica-n, ndërsa geek-it kanë vazhduar që ta sulmojnë në pjesën e dytë të trilogjisë së njohur 'Matrix', ku znj. Belluci i tregon kualitet e saj në lëkurën e femrës Persephone-s, njëra ndër gjërat që të mbetet në mendje në vazhdimin e ri por jo të strëtepruar (OK, e kujtojmë edhe atë garimin në autostradë... nëse kjo është nga pjesë e dytë, hm...?).
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 4sf
4. Jane Fonda, personazhi: Barbarella, filmi 'Barbarella'
Film i shkëlqyeshme ‘old school’ për heroinën e viteve të ’40-ta, është realizuar vetëm për shkak që të gjitha aftësitë e saja para kamerës t’i tregojë, znj.Jane Fonda, këtu në majën e formës së saj, trupore, si aktore dhe të tjera. Adaptimi i paharruar i stripit është realizuar në vitin 1968, por edhe sot e kësaj dite, pas më shumë se 40 vjetëve, secili kuadër më Fonda-n para kamerës arsyetohet për atë që filmin e quajnë 'SF erotik', edhe pse në të nuk ka seks, por që ka padyshim sa të duash seksipilitet!
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 3sf
3. Denise Richards, personazhi: Carmen Ibanez, filmi: 'Starship Troopers'
Edhe pse sot është në të ’40-tat, Denise edhe më tutje duket më mirë se sa shumica e kolegëve të saja të reja, ky ka qenë maja e saj–roli i luftëtares së fuqishme të Paul Verhoeven-it, ku kishte shkëlqyer edhe lakuriqe nën tushat e ushtrisë, po ashtu edhe më armatimin e rëndë në duar, e cila lufton kundër atyre që e sulmojnë rasën njerëzore. Asgjë nuk mund të jetë e vështirë për Denise-s, gjë që e ka treguar edhe në vitin e njëjtë në 'Wild Things', i cili duke iu falënderuar skenës seksipile të gjithësisë të saj dhe Neve Cambpell për disa shikues me të vërtetë është në nivelin e SF-ave...
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 2sf
2. Megan Fox, personazhi: Mikaela Banes, filmi: 'Transformers'
Thonë që aktrimi i saj është shumë më i afërt robotëve se sa robotët vet në 'Transformers', ndërsa humbja nga CGI kreacioni nuk është ndonjë gjë për të cilën duhet që të krenohet. Por sikur Megan Fox është marrë për shkak të aftësive aktoreske! Sidomos të vazhdimit të dytë të megaspektaklit, në të cilin roli i saj përshtatet me spotin e një erotike të butë, vrapimit të saj me gjinj që i kërcejnë në kuadër. Heroina e vërtetë e SF-së e kohës së re...
Cilat janë 10 aktoret më seksi në filmat fantastiko-shkencor ?! 1sf
1. Natasha Henstridge, personazhi Sil, film: 'Species'
Natasha, manekienja kandeze e cila është bërë aktore, i ka pasur disa role interesant në jetën e saj, sikur ajo në të Carpenter-it 'Ghosts Of Mars', por të gjithë e kujtojnë si hibrid të paparë seksipil të njeriut dhe jashtëtokësorit në tri vazhdimet SF klasikes 'Species', ku parakalon lakuriqe në të dy i karnimet, tokësorit dhe ET-it, duke ikur nga laboratori dhe duke i zbuluar dy ‘dëshirat’ e saj, njëra për seks, kurse tjetra për vrasje. Një është e sigurt–nëse jashtëtokësorët duken kësisoj, ju rekomandojmë një gjë: na grabitni!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi