Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të parët në Ballkan

Shko poshtë

Të parët në Ballkan  Empty Të parët në Ballkan

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 16, 2010 12:48 am

Të parët në Ballkan  Cmimet-_560152_thumb_large

Të parët në Ballkan




Jeton Musliu, gazetar në Express dhe Majlinda Aliu, gazetare në RTK, fituan çmime për artikujt më të mirë në Garën ballkanike për Gazetari të Shkëlqyer të mbajtur të premten mbrëma në Vjenë të Austrisë. Nga 149 gazetarë nga tërë Ballkani, në listën e ngushtë prej nëntë vetave, gazetarja Aliu mori çmimin e parë, e gazetari Musliu çmimin e tretë. Me vend të dytë, juria ndërkombëtare shpërbleu gazetaren Ruzica Fotinovska nga Maqedonia. Nga Nexhmije Ahmeti më 15 nëntor 2010 në ora 12:33

Nuk janë vetëm sportistët që shkëlqejnë në garat ndërkombëtare.

Edhe dy gazetarë nga Kosova kanë shkëlqyer në Vjenë të premten mbrëma. Në një konkurrencë të fortë, dy gazetarët e Kosovës kanë fituar vendin e parë dhe të tretë përballë të gjithë gazetarëve të Ballkanit. Jeton Musliu gazetar i Expressit është shpërblyer me vendin e tretë për artikullin më të mirë të Bursës Ballkanike për Gazetari të Shkëlqyer ndërsa Majlinda Aliu nga Radio Televizioni i Kosovës rrëmbeu çmimin e parë. Ndërkohë, vendin e dytë e mori gazetarja Ruzica Fotinovska, nga gazeta “Vesti” në Maqedoni.
Kjo garë organizohet nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në bashkëpunim me Fondacionin Erste nga Austria dhe Robert Bosch Stiftung nga Gjermania. Gara zhvillohet çdo vit dhe të drejtë konkurrimi kanë gazetarë nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Në këtë garë kanë konkurruar 149 gazetarë nga të gjitha shtetet e Ballkanit si Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania. Nga ky numër, juria ndërkombëtare ka përzgjedhur idetë e nëntë prej tyre, të cilat i ka cilësuar si më interesante në kuadër të temës së përgjithshme që këtë vit ishte caktuar të jetë Tabuja. Nëntë gazetarët kishin gjashtë muaj kohë për të hulumtuar dhe shkruar artikujt e propozuar prej tyre. Kosovën në këtë konkurs e kanë përfaqësuar Majlinda Aliu nga RTK’ja dhe Jeton Musliu nga gazeta Express. Në fund, ata u përzgjodhën në mesin e nëntë më të mirëve në një mbrëmje të veçantë në Vjenë të Austrisë duke fituar kështu vendin e parë dhe të tretë.

Përveç tre të shpërblyerve, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me ta ishin edhe një gazetar nga Serbia, e Shqipëria, dhe dy nga Rumania e Bullgaria, ndërkohë gazetarët nga shtetet e tjera, ishin eliminuar qysh ne fillim te fazës së përzgjedhjes se tyre.

Artikujt e tyre, përveç në mediat shqipfolëse, janë publikuar dhe vazhdojnë të publikohen dhe në ato të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit si dhe në ato gjerman folëse dhe anglishtfolëse.

Gazetari Jeton Musliu ka konkurruar me artikullin ku është trajtuar një temë interesante që ka të bëjë me martesat e rrejshme. Në këtë shkrim gazetari Musliu trajton fenomenin se si përkundër traditave shqiptare, bashkëshortët nga Kosova janë të gatshëm të lidhin kurorë me gra të Evropës perëndimore, vetëm sa për të siguruar dokumentet, duke bërë pas disa vjetësh, të ndahen prej tyre dhe të “rimartojnë” bashkëshortet e parë në Kosovë që i lënë të presin së bashku me fëmijë. Artikulli sqaron se ndonëse të gjithë e dinë, të afërmit e burrit dhe gruas, krejt kjo heshtet nga shoqëria dhe të afërmit e tyre duke pretenduar se asgjë nuk ka ndodhur. Në artikull janë gjetur personazhe nga Kosova, Serbia dhe Gjermania.

Ndërsa gazetarja Aliu ka trajtuar një temë që ka të bëjë me të vejat, burrat e të cilave janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Në shkrimin e saj, Aliu trajton rastet e këtyre grave të cilat pasi u janë vrarë burrat, u është dashur të ndahen nga fëmijët e tyre në mënyrë që të kenë mundësi që të martohen me dikë tjetër, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ndodh me burrat, të cilëve u janë vrarë gratë. Ajo e bën një krahasim në mes Kosovës, Bosnjës dhe Britanisë së Madhe.

Gazetarja nga Maqedonia, Ruzica Fotinovska ka trajtuar një temë që ka të bëjë me personat të cilët që kanë bërë krime të cilët pasi kanë përfunduar dënimin e tyre, të njëjtit injorohen tërësisht jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga familjet e tyre të ngushta. Përveç mirënjohjes morale, çmimi i parë merr një çek prej 5 mijë eurosh, i dyti 2 mijë dhe i treti 1 mijë euro. Gazetarëve të tjerë, organizatorët u shpërndanë mirënjohje për pjesëmarrje.

Mirënjohjet
Nuk është hera e parë që gazetari i Expressit, Jeton Musliu shpërblehet me çmime.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës vitin e kaluar, e ka shpërblyer gazetarin Jeton Musliu me çmimin “Gazetari i vitit 2009”. Gjithashtu në të njëjtin vit, gazetari Musliu ka fituar çmimin e dytë për artikullin më të mirë antikorrupsion që UNDP’ja dhe Agjencia Antikorrupsion ndan çdo vit për gazetarët e Kosovës.

Historiku
Ky është një konkurs i përvitshëm dhe deri më tash, nga katër herë sa është mbajtur, gazetarët nga Kosova kanë marrë tri çmime.

Në vitin 2007, ishte gazetarja Nikoleta Popkostadinova nga Sofia e Bullgarisë ajo që fitoi çmimin e parë.

Në vitin 2008, ishte gazetari nga Prishtina, Lavdim Hamidi ai që arriti të marrë të njëjtin çmim.

Në vitin 2009, asnjë gazetar nga Kosova nuk kishte mundur të futej në këtë garë.

Tash në vitin 2010, Majlinda Aliu dhe Jeton Musliu fituan çmimin e parë dhe të tretë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi