Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pentagoni forcon kontrollin në Ballkan

Shko poshtë

Pentagoni forcon kontrollin në Ballkan Empty Pentagoni forcon kontrollin në Ballkan

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 05, 2012 9:56 pm

Pentagoni forcon kontrollin në Ballkan

Pentagoni forcon kontrollin në Ballkan Bondsteel

Pentagoni po forcon kontrollin dhe praninë ushtarake amerikane në Ballkan, shkruan portali amerikan OpEdNews. Në një analizë të publikuar, shqyrtohet dhe analizohet prania amerikane në rajonin e Ballkanit, por edhe në tërë botën.

Aty theksohet se SHBA-së, po rrisin praninë dhe stërvitjet ushtarake në Ballkan. Autori i analizës, Rik Rozof, shkruan se para, gjatë dhe pas Samitit të 25 të NATO-s që u mbajt në Çikago, Pentagoni ka vazhduar me zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në ish-vendet e Jugosllavisë dhe në vendet tjera ballkanike.

Në këtë linjë përmendet, ndërtimi i kampit amerikan Bondsteel në Kosovë dhe tri baza ajrore në Bullgari dhe Rumani, sidomos pas intervenimeve të NATO-os gjatë luftërave jo vetëm në Ballkan, por edhe në Afganistan dhe Irak.

Në këtë analizë, përshkruhet edhe pranimi i anëtareve të reja në NATO nga viti 2004. Aty përmendet, Kroacia dhe Shqipëria, ndërsa, nënvizohet se Maqedonia mund të bëhej anëtare e barabartë në vitin 2008, por, kjo nuk ndodhi për shkak të kontestit të zvarritur të emrit me Greqinë. Megjithatë, këtu përmendet stërvitja komanduese dhe e terenit e NATO-os, që u mbajt prej 22 deri më 29 maj në Maqedoni me 2200 ushtarë nga 25 vende përfshirë edhe SHBA-së.

Sipas portalit amerikan OpENews, para Samitit të NATO-s një numër i madh i diplomatëve dhe analistëve kanë apeluar për nevojën e një liderizmi më të madh të Amerikës në mënyrë që NATO-ja, të funksionojë më mirë dhe të mos përballet me pasiguri në të ardhmen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi