Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

91 për qind e qytetarëve besojnë se qeveria është e korruptuar

Shko poshtë

91 për qind e qytetarëve besojnë se qeveria është e korruptuar Empty 91 për qind e qytetarëve besojnë se qeveria është e korruptuar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 17, 2010 4:41 pm

91 për qind e qytetarëve besojnë se qeveria është e korruptuar


91 për qind e qytetarëve besojnë se qeveria është e korruptuar QqeveriaBota sot
Monitorët e Ballkanit 2010 Rezultatet e anketimit - një rajon që i afrohet normalitetit?

Gallup dhe Fondi Evropian për Ballkanin kanë prezantuar sot rezultatet nga Anketa Monitorimi i Ballkanit 2010. Pas katër vjetësh, tendencat e Monitorimit të Ballkanit tregojnë se si mendimet dhe kushtet në terren kanë ndryshuar. Vala e fundit përfshinë tema të reja, duke përfshirë si pikëpamjet e njerëzve për rëndësinë e fesë kanë ndryshuar në këtë afat kohor dhe mënyrën se si njerëzit i shohin efektet e krimit të organizuar që ka në jetën e tyre.
Anketa tregon rënie katastrofike të optimizmit, nga rritjet e mëdha që njihte çdo vit, kësaj here besimi për të ardhmen (optimizmi) ka rënë në 54 për qind. “Edhe shqiptarët e Kosovës, tradicionalisht optimist, duket se janë goditur rëndë – rritje 19 për qind, tani 54% që nga viti 2009”, thuhet në raport.
Por, ajo që është befasuese për Kosovën, krahasuar me raportet e mëparshme është, se thuaja të gjithë shqiptarët besojnë se qeveria është e korruptuar.
“Korrupsioni: niveli i lartë i korrupsionit në biznes dhe qeveri ende shihet si i përhapur (91% e kosovarëve mendojnë se qeveria e tyre është e korruptuar) – korrupsioni i vogël duket të jetë në rënie (për shembull, pjesa e njerëzve që kishin dhënë ryshfet, në vitet para anketimit ka rënë në Maqedoni nga 20% në 13%)”, thuhet në raport.
Ndërsa, është shënuar progres në kuptimin, që qytetarët besojnë më shumë se interesat e tyre përfaqësohen më shumë nga politikanët.
“Njerëzit ndjehen gjithnjë e më shumë të përfaqësuar nga politikanët. Për shembull 60% të respondentëve shqiptarë tani ndihen të përfaqësuar politikisht, nga 33% në vitin 2006.
Rreth Anketës
Rezultatet janë në dispozicion në dy forma:
1. Në një raport të madh - Përmbledhje e rezultateve 2010 - që thekson të gjeturat kryesore dhe fokusohet në tema kryesore (kënaqësinë e jetës, BE dhe të Ballkanit, e qeverisjes, korrupsionit, migracionin dhe perspektivë pune) me nga viti në vit krahasime. Raporti mund të shkarkohet këtu
2. Nëpërmjet pultit të Monitorit të Ballkanit, një strukturë që përfshin grafika të zgjeruara, me aftësi të serisë ne kohë dhe nivelet e ndara për shtete
http://www.balkan-monitor.eu/index.php/dashboard
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi