Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prizreni është i qytetarëve, jo i “Klanit Pronto”[/

Shko poshtë

Prizreni është i qytetarëve, jo i “Klanit Pronto”[/ Empty Prizreni është i qytetarëve, jo i “Klanit Pronto”[/

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 23, 2013 9:24 pm

 
Prizreni është i qytetarëve, jo i “Klanit Pronto”

Prizreni është i qytetarëve, jo i “Klanit Pronto”[/ Largea_zafa11385209380
Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren Zafir Berisha nuk ka qëndruar indiferent ndaj thumbimit që lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ia ka bërë mbrëm për lidhjen e koalicionit me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun.
Ai tha se koalicioni me LDK-në është bërë për interesin e qytetarëve dhe jo për interesa personale.
“Koalicioni BD-LDK është koalicion, i cili vjen si rrjedhojë e përcaktimit tonë për ndryshime pozitive në interes të qytetarëve të Prizrenit, dhe jo koalicion i interesave personale siç mundohet ta prezantoi kryehajni i Kosovës Hashim Thaçi para vasalëve dhe servilëve të politikës së tij mjeruese në Prizren”, tha Berisha.

“Kërcënimet e Hashim Thaçit dhe bandave të tij nuk do të mund ta dhunojnë votën e lirë të qytetarëve siç e kanë dhunuar më 3 nëntor, sepse strukturat tona dhe qytetarët e Prizrenit janë të gatshëm t’i japin fund grupeve mafioze të “klanit printo”, të cilët po paraqiten sikur Prizreni të jetë pronë e tyre”.
Sipas tij, Hashim Thaçi njihet edhe si politikan provokativ. “ E kemi njohur si politikan provokativ dhe të pa fytyrë, po tash jemi duke e njohur edhe shpirtin e tij, prej një idioti i cili në takimin e fundit me bandat e tij i ra ndërmend për UÇK-në dhe Komandantët, si patriot me bateria që është, pa e treguar sepse ky në 2007 bëri koalicion me LDK-në dhe Eqrem Kryeziun”
“Nëse dikujt duhet t’i vije turp për t’i përmendur Komandantët e UÇK-së është Hashim Thaçi dhe hajdutët e tij, të cilët nuk tregojnë se pse e kanë mbyllur derën në kullën e Komandantit Legjendar Adem Jashari, se pse këta bandit që thirren në emër të UÇK-së, kanë legjitimuar krimin dhe masakrat që janë bërë në Kosovë, duke u zgërdhirë me zëdhënësin e kryekriminelit Miloshevic me Daqiqin me të cilin ka bërë marrëveshje për të shitur një pjesë të Kosovës”.
Kryetari Berisha tha se shtëpia e vërtetë e qytetarëve të Prizrenit dhe votuesve, është Bashkimi Demokratik.

“ Dhe çdo tendencë e Hashim Thaçit që unë të kthehem në shtëpinë e hajnave ka qenë e pa pranueshme për mua, siç ka qenë e pa pranueshme dhe tendenca për joshje me poste ministrore dhe miliona euro të cilat i ka vjedhur Hashim Thaçi nga populli i Kosovës. Unë dhe ekipi i Bashkimit Demokratik kemi vendosur që angazhimin tonë politik ta vazhdojmë në përputhje me përcaktimet tona programore dhe votën që kemi marrë më 3 nëntor”.
Berisha këto deklarata i ka bërë në një takim që ka mbajtur me banorët e fshatit Petrovë. Ai ka kërkuar para qytetarëve që të angazhohen për të sjellë fitoren me 1 dhjetor.
”Kur Malisheva më 3 nëntor e dënoi ‘Klanin Pronto” për ofendimet që ia kishte bërë Hashim Thaçi, të cilët i kishte quajtur “zagarë”, Prizreni duhet edhe më fuqishëm t’i thotë jo më 1 dhjetorë për ofendimin që ia ka bërë qytetit me të pandehurin Ramadan Muja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi