Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:Kush e vrau Xhemajl Mustafën?!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:Kush e vrau Xhemajl Mustafën?! Empty Mentor Thaqi:Kush e vrau Xhemajl Mustafën?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 10:40 pm

Mentor Thaqi:Kush e vrau Xhemajl Mustafën?! 41646_100000582437455_3111862_n
Mentor Thaqi:Kush e vrau Xhemajl Mustafën?!

Mentor Thaqi:Kush e vrau Xhemajl Mustafën?! Xhema-3vj.perkujtohet.fr.ldk231103


Kush është ai që na vretë djemtë?!
Luan me ndjenja të popullit t´shkretë,
në këtë jetë, den baba den,
i mallkuar ka me mbetë!

Ç´janë k´to krisma n´mes Prishtine?!
Ç´janë k´ta plumba, prapa shpine?!
Peshë e Krimit me turp matet!
Kush e vrau Xhemajl Mustafën?!

Bijtë e Kombit, jo nuk vriten,
brez pas brezi, në zemra rriten,
jau përkundë Djepin Liria,
jau bekon varret, Pavarësia!

Sa e rëndë ishte situata,
e dinte mirë Xhemajl Mustafa,
por, kurrë hapin s´e ndaloi,
gjërsa Krimi e ndëshkoi!

Kriminelët le të marrin vesh,
e vërteta do del në shesh,
i dënon Kombi dhe Historia,
mallkim t´Zotit do merr Tradhëtia!

Jo jo Xhema nuk mund t´vritet,
jeton n´zemra, çdo ditë rritet,
Njeri i urtë, trim dhe bujarë,
i fjalës, besës, nderit shqiptar!

Filozofi Atdhetar,
Publicisti i Madh, shkrimtar,
mendim t´mprehtë, e fjalë të lirë,
me dinjitet, kreu çdo detyrë!

N´shërbim t´Kombit, vdekja e gjeti,
i pavdekshëm, n´zemra mbeti,
na la nderin, veprën, emrin,
n´ballë t´dëshmorëve, sot ka vendin!

Mentor Thaqi 14.07.2010, Rohrbach
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi