Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhmedin Syla:Vjeshta e fundit / LOKJA/

Shko poshtë

Nexhmedin Syla:Vjeshta e fundit / LOKJA/ Empty Nexhmedin Syla:Vjeshta e fundit / LOKJA/

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 25, 2010 1:58 pm





Nexhmedin Syla:Vjeshta e fundit / LOKJA/ 157580_100001450687111_1177799_n

Skicë

Nexhmedin Syla:Vjeshta e fundit / LOKJA/



Një erë e lehtë tetori shkëputi gjethet e verdha në lisin përballë shtëpisë. U përdrodhën vërdallë e vërdallë e pastaj si puhiza ranë lehtë mbi muret e djegura. Sikur bënin ngushllimet e fundit për një jetë të shuar. Një nënë e vetme me peshën e një jete te mundimshme ecte oborrit të shtëpisë. Rreth saj silleshin si në valle gjethe te verdha vjeshte. Sikur i uronin mirëseardhje. Sikur e përqafonin kthimin e saj. E kredhur në kujtime iu soll per disa herë rreth e rreth shtëpisë. Në ballin e saj vija, vrrage kohe, vuatjesh e mundimesh. I mbështilleshin në kokë si perde filmash imazhet e jetës. Përziheshin e përziheshin dhe bashkë me gjethet e verdha të vjeshtës silleshin rreth kokes së saj. Dikush e preku ne krah. U trand. Mblodhi veten dhe ktheu kokën anash.

- Hë, bën ftohtë. Bora së shpejti do zbardhi malet.

- Hë o Metë, po çbën ti ketu ?!!

- Po thash të marr veten. Të bëhem gadi. Dimri është afër- dhe e leshoi sopaten nga krahu.

- Po po Meto. Ke të drejtë. Dimrat tanë janë të rëndë e të ashpër.

Meta sikur nuk e degjoi pergjegjen e nënës dhe iu afrua si me kujdes edhe me afër.

-Mos e mundo veten. Zjarri ka perbirë të gjitha . Dhe, ende është rrezik. Po shkele më afër mureve, mund te eksplodojë ndonjë minë apo bombe e mbetur. Ki mendjen.

- Hajt Meto se nuk më do mordja mua.

Meta si me keqardhje e shikoi nënën dhe u nis drejt malit.

Sa ka ndryshuar oborri!!!. Shtatë vjet bari i pa kositur. Therrat rrit anash. Pemët gjysmë të djegura. Si për inat kanë nxjerrë kurora anësh. Luftë me vdekjen. Midis gjethesh e barishtash e pa cungun e oborrit. Një rrënqethje ia pershkoi trupin anë e për tej. Sikur deshi te ulet pak në cepin e tij. Po,po mu aty ku bashkë me djalin pinte kafen e megjesit. I shtrengoi nofullat. Rrudhi fytyrën nga dhëmbja në shpirt. Një lot iu rrokullis faqes rrudhë me rrudhë dhe si një kristal ra ne anen e majte te cungut. U shpernda mbi gjethet e verdha anësh.

- Aty ulej zemra e nënës.

Ashtu e therriste djalin e vetëm. U ligshtua ca. Fshiu vazhgën e lotit, mblodhi veten dhe u ul mbi cung. Nga thellësia e malit vinin kercitjet e sopatës. Meta pergatitej per dimër. Ato kercitje sikur ia trembnin imazhet e jetes se shkuar.

- Po, për ke pret Meta dru?!!! Ndoshta ky dimër do jetë më i ashpër se të tjerët. Nc, nuk e besoj. Më është ngrierë që moti kjo zemër dhe s’ka dimër që e prek më. Pres pranverën Lokja të më shkrihet kur shpresat kthehen ketu. Kur, ky oborr te gumëzhijë nga zërat e fëmijëve dhe kur mbi këtë cung - i ra cungut me dorë - të ngulet prap sopata. Nga gjiri nxori një foto te mbështjellur me shami. Sa janë rritur?! . Sytë e tyre flasin me gjyshen. Shtatë vjet pa i parë. Shtatë vjet pritje. Shtatë vjet pa gjumë. Shtatë vjet shpresë, dhëmbje e durim. Po edhe shtatëdhjetë do pres. Do të kthehen një ditë. Unë do t’i përqafojë një nga një. Do tua puthë sytë e ballit. Zemrat do tua ngrohë. Dritat e zemrës sime- e ngushëlloi veten nëna dhe mori ngadal hapin drejt daljes së oborrit të mbushur therra. Sikur donin ta ndalnin ikjen e saj.

- Uh si nuk i thash Metës t’i heqë pak qafe nga dera e oborrit. Keto te mallkuara. E mbështolli prap foton me shami dhe e futi në gji. Sytë e saj kapen horizontin kah perëndimi. Me dy tre hapa e kapërceu prakun e derës së oborrit. Sikur ndjeu t'i mbështillej një peshë e rëndë nëpër këmbë. Si një lis i vjeter iu përdrodh trupi. U përplas për tokë. Një ferrë i mbështillej si gjarpër. Ca pika gjaku skuqën gurët anesh. Syt iu mjegulluan. Një dhëmbje si darë ia shtrëngoi nofullat. Nuk ndihej më sopata e Metës. Një gjeth i verdhë u shkëput nga maja lisit. Ra si puhizë mbi ballin e nënës. Ia mbuloi për jetë rrudhat e ballit, në të cilat u varrosen shpresat e saj.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi