Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

5 mijë € për informatat rreth vrasjes së policit

Shko poshtë

5 mijë € për informatat rreth vrasjes së policit Empty 5 mijë € për informatat rreth vrasjes së policit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 25, 2010 10:41 pm

5 mijë € për informatat rreth vrasjes së policit


5 mijë € për informatat rreth vrasjes së policit Kelani-25
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka marrë vendim për të dhënë një shpërblim publik prej 5 mijë euro, për personat që do të ofrojnë informacione lidhur me vrasjen e policit Arben Sejdiu nga Klina.
Marrjen e vendimit të drejtorit Maliqi, e ka konfirmuar gjatë një konference për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, toger Baki Kelani, i cili bëri të ditur se informatat që ofrohen për rastin në fjalë gjithnjë do të mbeten të fshehura në polici.
“Me një vendim të drejtorit, i cili është marrë sot në Policinë Kosovës lidhur me vrasjen e kolegut tonë, Arben Sejdiu në Klinë, është marrë një vendim për shpërblim publik. Vlera e këtij shpërblimi do të jetë 5 mijë euro për personin, i cili do të ofrojë informacione dhe që do të ndihmojë policinë të ndriçojë këtë rast, ku kuptohet personi i cili ofron informacione do të jetë anonim për publikun”, ka thënë ai.
Për të gjithë personat që mund të japin ndonjë informatë e cila qon në zbardhjen e vrasjes së Sejdiut, Policia e Kosovës edhe ka vënë në dispozicion dy numra telefoni dhe ata janë në mobil, + 377 44 506 094, ndërsa numri i telefonisë fikse është +381 39 433 056.
Ndërkaq zyrtarët policor njoftuan se në operacionin e koduar “Stuhia”, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskoj 2.5 kilogram substancë, që dyshohet te jetë heroinë.
Po ashtu, gjatë bastisjeve në disa lokacione njësitet policore kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit dhe municionit dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në rastet e kundërligjshme.
“Dje në orët e vona drejtoria e hetimit kundër narkotikëve në një operacion të zhvilluar nga “Stuhia” ka arritur që të arrestojë tre persona të dyshuar, personi i parë është, Xhafer L. viti i lindjes 1956, Mustafë E, 1961 dhe Avdi Q, 1955. Operacioni në fjalë është kryer në rajonin e Ferizajt. Gjatë bastisjeve të zyrtarëve policorë të realizuara në atë rajon dhe në pjesën e rajonit të Prishtinës janë sekuestruar edhe 2.5 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit heroinë, një pushkë automatike AK 47 me dy karikatorë në 60 fishekë, 2 pistoleta me nga një karikatorë dhe 9 fishekë, një radiolidhje ushtarake së bashku me një uniformë ushtarake, e cila është pa shenja”, ka thënë Kelani.
Nga materialet e konfiskuara, janë edhe tri vetura të personave të dyshuar të cilët janë përdorë në operacionet e tyre, si dhe një vlerë e parave rreth 2700 euro dhe pajisje të tjera elektronike dhe pasaporta.
Bëhet e ditur se substanca e dyshuar narkotike mund të ketë ardhur nga shteti i Serbisë, ku destinacioni i parë në bazë të hetimeve të para dyshohet të ketë qenë për vendet perëndimore të Evropës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

5 mijë € për informatat rreth vrasjes së policit Empty Re: 5 mijë € për informatat rreth vrasjes së policit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 25, 2010 10:42 pm

Kjo do me thënë mos me u gjetë kurr doeasi. Ai gjendet në mesin e tij të punës! Po kush tregon për 5000 Euro? A vetëm aq po vlejka sot një jetë polici i cili di shumë? Deri kur kështu?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi