Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria jep detaje për vrasjen e policit

Shko poshtë

Prokuroria jep detaje për vrasjen e policit Empty Prokuroria jep detaje për vrasjen e policit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 23, 2016 7:17 pm

Prokuroria jep detaje për vrasjen e policit

Prokuroria jep detaje për vrasjen e policit Auto_auto_22214744953521474642015


Për vdekjen e policit, Mujedin Spahiu ende nuk dihen rrethanat. Spahiu i cili është gjetur i vrarë në pasditen e së mërkurës ishte i veshur me uniformë dhe sipas dëshmitarëve ai nuk ka bërë vetëvrasje.
Të kontaktuar nga gazeta "Bota Sot"zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi ka thënë se prokuroria ende nuk ka pranuar asnjë raport nga ana e hetuesve policor dhe për këtë nuk mund të japin informata më shumë.
“Rastin që keni pyetur janë hapur hetimet dhe trupi është dërguar për autopsi. Prokuroria ende nuk ka pranuar asnjë raport nga ana e hetuesve policor” ka thënë Kozmaqi për Bota Sot.
Familjarët thonë se nuk kanë shumë njohuri rreth problemeve që mund t’i ketë pasur Mujedini mirëpo sipas dëshmitarit ai nuk është vetëvrarë.
Mujedin Spahiu u gjet  i vdekur mbrëmjen e së martës në Vitomiricë të Pejës.
“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Rasti është klasifikuar si ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës. Në rrethana po të çuditshme është vetëvrarë pesë vite më parë edhe 37 vjeçari, Luan Ademaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi