Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi për dashurinë

3 posters

Shko poshtë

Poezi për dashurinë Empty Poezi për dashurinë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 25, 2008 11:02 am

Poezi për dashurinë G19
Për Ty


Nga zemra ime po del zjarr
Nga shpirti malli po gufon,
Për Ty oj pllumbesha ime
Mendja ime mendon, mendon...


Je princeshë e ëndrrave t´mia
Ti je drita e syve t´mi,
Ti je shpresa e jetës sime,
Më beso s´mund t´rroj pa Ty!

Sa i përngjan n´pranverë pllumbeshës
Që din mire me ledhatu,
Eja shpirt t´jetojmë sëbashku,
Se tka rritë nëna për mu.

Ti je dritë që ma zbardhë jetën
Udhërrëfyese je për mu,
Ti je shpresa e jetës sime
Oh moj shpirt sa shumë të du!


Poezi për dashurinë 00028
Kush të tha që nuk të dua,
Kush është ai që na e ka zili?
Merre vesh pllumbesha ime
Se unë jetoj vetëm për Ty.


Ti je shpresa e jetës sime
Përsonazh i ëndrrave t´mia,
Për Ty kallem e po tretem
E rëndë qenka dashuria.

Eja pllumbeshë mos m´le të vuaj
Se unë jo s´kam jetë pa Ty,
Mos më le të vuaj e t´shkrihem
E të digjem si qiri.

Eja shpirt se po të pres
Do t´bajmë dasëm kur t´del pranvera
Do t´marrësh vesh pllumbesha ime
Vetëm Ty t´kam dashtë përhera.

Agim Gashi
27.10.2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për dashurinë Empty Re: Poezi për dashurinë

Mesazh nga sose Sun Dec 14, 2008 3:16 am

[img][/img]

sose

Numri i postimeve : 4
Registration date : 18/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për dashurinë Empty Re: Poezi për dashurinë

Mesazh nga Voglushja Thu Dec 18, 2008 12:51 pm

(¯`v´¯)
.`·.¸.·´
¸.·´¸.·´¨) ¸.·*¨)
(¸.·´ (¸.·´ .·´ ¸¸.·¨¯`·. Te Dua
-Dora ime sdo te ndalet
vetem per ty do te shkruaj
nje dite te vone do ta kuptosh
se per ty me zemer vuaj
Mergimtare je ne kete bote
shum larg je pa mua
syte per ty me pikojne lot
mos harro kudo qe je "Te Dua"
Te lutem kur te lexosh keto fjale
kupto se ketu eshte nje gje e vertete
kupto se per ty vuan shum nje djale
qe jeton i vetem pa dashuri ne jete
Shum larg te kam me kilometra,
Por ne zemer as me milimetra,
Asgje nuk dua prej teje,
Vetem te kem afer shum afer meje
Deshiroj te shof me sy
te mos digjem mall per ty
sikur te isha rreze hane
do te hy ne dhomen tende,
vetem ta dish se sa te DUA
sdo te jetojsh as 1 orë pa mua!
Dashuri e vertete ishe ti per mua
por asnjehere ne jete e shijuar
edhe pse kurr nuk te takova
ta dish se me zemer te kam dashurua …
Deri kur per ty do te mendoj
deri kur shpirti ty do te kujtoj
deri kur une i mjeri te duroj
deri ne fund te jetes zemra
ty do te dashuroj…
Mos e kupto kete si nje fjale te thjeshte
mos e kupto kete sikur tjeret thone
se kur te njoha menjehere te kam deshte
dhe do te vazhdoj te dua pergjithmone!!!
Voglushja
Voglushja

Numri i postimeve : 8
Age : 33
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për dashurinë Empty Re: Poezi për dashurinë

Mesazh nga Voglushja Mon Dec 22, 2008 1:00 am

Ku te te gjej ty?
Mos ke ikur ne hënë?
Mos ke ikur ne diell?
Mos te kam krijuar ne enderra?

Mos ke gjetur një mënyrë për tu bërë e padukshme?
Të me shohësh , e unë mos te te shoh....
Mos te kanë bezdisur kaq shumë te tjerët?
Sa ti kesh vënë vetes maske ne ffytyre?

Mos je ti ajo qe era fryu sonte natën ne dritare
dhe ma prishi gjumin?!
Mos je ti ai shiu qe na ne mbrëmje gjithë natën
e me futi ne mendime?!

Mos je ti zemra ime qe rreh,
mos je ti vemia qe me pret?
(Muzg i grunjte me vetmira lulekuqesh...)

Mos e ke emrin dashuri....
Mos e ke emrin lumturi....
Mos e ke emrin vetmi......

Mos e ke emrin pritje....?!
Voglushja
Voglushja

Numri i postimeve : 8
Age : 33
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi për dashurinë Empty Re: Poezi për dashurinë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi