Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDD nuk bënë pazare politike

Shko poshtë

LDD nuk bënë pazare politike  Empty LDD nuk bënë pazare politike

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 26, 2010 2:46 pm

LDD nuk bënë pazare politike

Marie Nikolla
Intervistë:Besa Gaxherri, kandidatë për deputete e LDD-së
LDD nuk bënë pazare politike  Besa-gaxherri


“Bota sot”: Zgjedhjet në Rahovec, flasin në favor të sondazheve që ju shohin të radhitur keq. Nuk është duke funksionuar retorika juaj, të tjerët janë më të fuqishëm apo ku janë shkaqet?
Gaxherri: Nuk e pranoj absolutisht bazimin në rezultatin e Rahovecit. Duhet të jemi të qartë se të gjitha partitë në disa komuna janë më të forta e në disa më dobët. Që nga themelimi në Rahovec nuk kemi pasur një degë të fuqishme. Por, edhe në këto zgjedhje u pa se këto partitë politike që po bëjnë pazare dhe kontrabandë me kandidatë. Kemi vendosur të dalim në këto zgjedhje ani pse kandidati ynë ka qenë shumë larg kandidatëve tjerë. Fatkeqësisht po shihet si po shkojnë proceset zgjedhore, është instaluar bërja e fushatës me pastrim parash dhe keqpërdorim të votës. LDD nuk i ka këto mundësi dhe vullnetin që të bëjë pastrim parash, por as të manipulojë votën. Për LDD-në bëhen shantazhe të ndryshme dhe sondazhe jo korrekte. Po ne jemi shumë të përgatitur dhe një alternativë shumë e qartë dhe e fuqishme, jo me premtime, por me zotime. Duke pasur parasysh se në çfarë gjendje ka ardhur Kosova, si kanë dështuar dy partitë e mëdha dhe kanë përfunduar pushtetin, ( kjo qeveri është dorëzuar, ka dështuar), kështu që absolutisht nuk kemi nevojë të mendojmë se jemi të dobët. Jemi shumë të relaksuar që të dalim në fushatë, asgjë nëse nuk kemi, ne kemi fytyrë të hapur dhe kemi të drejtë të kërkojmë votë.
“Bota sot”: A po shënon rënie LDD-ja?
Gaxherri:Jo absolutisht jo! Në zgjedhjet e para kemi dalë me 11 për qind edhe pa pasur të drejtë të kemi komisionarë, ndoshta kemi qenë 20 për qind. Njëkohësisht janë vjedhur votat në zgjedhjet lokale, vetë kam qenë dëshmitare Grupi parlamentar i LDD-së, si ka funksionuar, me temat që ka ngritur në Kuvendin e Kosovës dhe “kutitë e Pandorës” që i ka hapur, shpresoj se u kemi dëshmuar qytetarëve se ne duhet të votohemi. Rënie apo ngritja e LDD-së do të varet edhe nga vota e qytetarëve, por varet edhe nga organizimi i ynë në ruajtjen e votës.
“Bota sot”: Pse nuk hytë në ndonjë koalicion apo të krijonit ju vetë, në mënyrë që të shmangni rrezikun e mos kalimit të pragut zgjedhor?
Gaxherri: Në zgjedhjet lokale kemi pasur një marrëveshje me AKR-në dhe nuk ka funksionuar. Elektorati ynë nuk pajtohet me lidershipin e AKR-së. Kësaj radhe kemi vendosur t’i provojmë forcat tona, kemi strategjinë dhe rrugën tonë . Aq me pak kemi dashur të bëjmë koalicione kontrabandë e shitblerje siç janë bërë këtyre ditëve. LDD-ja nuk hynë në pazare.
“Bota sot”: Pse nuk arritët ju të hynit në koalicion me Listën Ibrahim Rugova, meqë edhe ju vazhdimisht si parti jeni thirrur në vlerat rugoviane?
Gaxherri: LDD ka qenë shumë e hapur ndaj Listës Ibrahim Rugova dhe kemi pasur biseda me Ukë Rugovë. Deri në momentin e fundit na ka thënë që në qoftë se nuk do bëjë marrëveshje me LDK-në do të jem këtu, dhe ish dashtë të jetë këtu. Atë ditë që ka ndodhur aderimi i tij në AAK në ora tre kemi pasur të bëjmë marrëveshje, ndërsa 20 minuta në tre na kanë telefonuar dhe na kanë thënë se po shkojnë në AAK. Zotëria ndoshta e ka parë vetën në AAK, por nuk e di a ka bërë zgjedhjen më të mirë. Nuk mund të ankohet se nuk i kemi ofruar hapësirë të mjaftueshme.
“Bota sot”: Mund të presim që LDD-ja të lidhë koalicion me LDK-në pas zgjedhor apo me PDK-në, nëse arrini të hyni në Kuvend?
Gaxherri: LDD nuk ka kufij të kuq me partitë politike shqiptare në Kosovë, i njeh aftësitë e veta dhe do të mund të bëjë koalicion me cilën do parti politike në Kosovë duke realizuar programin e vet në dikasteret e veta me të cilën do të qeverisë.
“Bota sot”: Cilat janë sfidat që i presin institucionet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje?
Gaxherri: Ka shumë sfida të cilat i presin institucionet në Kosovë sepse është instaluar krimi i organizuar. LDD zotohet që për një mandat shtetin e Kosovës ta fusë në sistem ligjor dhe kushtetues, sepse qëllimi ynë është për ti dhënë vendit dinjitet, për ta futur shtetin në sistem dhe për ta integruar. Për të gjitha fushat kemi projekte konkrete dhe zotohemi se brenda një mandati Kosova do të jetë e përgatitur për integrim në BE.

LDD nuk bënë pazare politike  036_36w
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi