Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Çikago u përkujtua 102-vjetori i Kongresit të Manastirit

Shko poshtë

Në Çikago u përkujtua 102-vjetori i Kongresit të Manastirit Empty Në Çikago u përkujtua 102-vjetori i Kongresit të Manastirit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 27, 2010 1:25 pm

Në Çikago u përkujtua 102-vjetori i Kongresit të Manastirit

Në Çikago u përkujtua 102-vjetori i Kongresit të Manastirit 49231_603727769_4450_n
Skënder Karaçica!

Në Çikago me një varg manifestimesh kulturo-kombëtare u kremtua Festa e Flamurit dhe 102-vjetori i Kongresit të Manastirit. Festat e nëntorit për Diasporën Shqiptare në Amerikë janë ditët e përkujtimit për historinë e lavdishme kombëtare shqiptare, që nder shekuj luftoi për liri dhe pavarësi të Shqiperisë. Manifestimeve të nentorit i‘u bashkua përkujtimi i 102-vjetorit të Kongresit të Manastirit (1908), ngjarja e madhe kombëtare për gjuhën dhe kulturën shqiptare dhe konsolidimi modern evropian i alfabetit tonë.

Në Qendrën Kulturore Shqiptare dhe në prani të shumë veprimtarëve dhe të intelektualëve për rëndësinë e Kongresit të Manastirit në 102-vjetrorin e krijimit të alfabetit të gjuhës shqipe, foli Prof. Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i SHSHA-së. Duke hedhur dritë me faktet shkencore e arkivore, Prof. Karaçica theksoi se problemi i shkronjave të gjuhës shqipe në Manastirin shqiptar morën udhën europiane aty ku e kishte vendin populli dhe gjuha e lashtë shqipe (indoeurpiane). Orët e historisë së kohës trokisnin në shpirtin patriotik të burrave dhe dijetarëve të kombit shqiptar. Përfaqesuesit e Klubit Shqiptar “Bashkimi” në Manastir i drejtuar nga Fehim Zavalani u vendos të thirret Kongresi i Manastirit (14-22 nentor 1908) . Kjo është ngjarja e madhe kombëtare që pas Lidhjes së Prizrenit konsiderohet vazhdimi i programit për krijimin e konsoliduar të alfabetit të gjuhës shqipe me alfabet latin dhe të shtetit shqiptar, theksoi zëshëm Prof. Karaçica. Kongresin e alfabetit e ndërtuan njerëzit e dijes së kohës shqiptare si Mit’ hat Frashëri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Hile Mosi, Ndre Mjedja dhe personalite tjera të dijes. Nje praktikë e krijimit me alfabet latin të gjuhës e ka edhe gjuha gjermane që të komunikojë më lirshëm me botën e letrave. Sot pas një shekulli, alfabeti i gjuhës shqipe u bë prone dhe kod i yni kombëtar në të gjitha rrjedhat e jetes e të dijes, për të kaluar në shkallë të rregullave të drejtshkrimit dhe të unifikimit të dy dialeketeve tona (gegërishtes dhe toskërishtes) , u tha në takimin përkujtimor në Çikago. Për një shekull udhe të alfabetit të gjuhës shqipe folën Qazim Ismaili, Nuri Ibrahimi, Mahmut Skënderi, Tefik Abdullahu, Xhevat Sherifi dhe Konzuli i Përgjithshëm i Maqedonisë në Çikago Muhamet Rakipi. Me rastin e përkujtimit të Kongresit të alfabetit të gjuhes u propozua që Shkolla Shqipe në Çikago të pagëzohet “Kongresi i Manastirit”.

Në Çikago u përkujtua 102-vjetori i Kongresit të Manastirit U1_Kongresi_i_Manastirit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi