Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës

Shko poshtë

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    Empty Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 18, 2011 6:20 pm

Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës
Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    Image0011xg
Nga Asllan Dibrani


Pikërisht sot u bënë tre vjet qe u shpall shtet në vete Kosova, ku një gjë e këtilla u organizua edhe para tri vitesh në të njëjtën kohë kur veç në
Kosovë ishte
Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=2&cp=-1&attdepth=2&imgsrc=cid%3aimage003.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106duke u përgatitur shpallja zyrtare.Këtu në të njëjtin shesh Mark Pllates në Shtutgard , atëherë u organizua në shesh të hapur ,ku i tubuam me mijëra veta, ndërsa tani edhe zyrtarisht u manifestua nga zyrtaret e Konsullatës së Kosovës në Shtutgard në sallën e bukur të shtëpisë se bashkisë se Shtutgardit në Mark Plats. Ishte një kënaqësi e veçante qe në ora 17.h e datës 17.02.2011 një orë ma herët sipas përcaktimit të mbajtjes së takimit në ora 18 veç kishin filluar të vinën qytetarët sipas thirrjes qe ju kishin dërguar Konsullata e Shtutgardit. Binin në sy qytetarë intelektual,njerëz të kulturës, artit , mysafir të ndryshëm, po edhe nga shumë ambasada dhe konsullata që i kishin ftuar për këtë manifestim sa madhështor, po edhe një prononcim pran të tjerëve me një pretekst të sensibilizohet opinioni i huaj përmes përfaqësuesve të vet qe i kanë përcaktuar në mes dy shteteve në
marrëdhënie bilaterale me qëllim që shtetet që nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës , të nxitet edhe ma tutje qe sa ma shpejt të na njohin shtetin e
Kosovës të pavarur dhe i çliruar nga okupatori serb. Në hyrje të sallës ishte bërë një pritje nga vet konsulli Faket Kajtazi,zëvendës konsulli Imer Lladrovci
të shoqëruar nga një ekip organizatoresh,që shoqëronin mysafirët deri në vendin e uljeve etj .Pastaj minutat fillestar t
ë takimit u shoqëruan me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës po edhe të atij gjerman. Pastaj moderatorja Afërdita Shkreli pasi i përshëndeti të pranishmit dhe ju uroj trevjetorin e pavarësisë në foltore e ftoj zotin

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=3&cp=-1&attdepth=3&imgsrc=cid%3aimage004.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106

Faket Kajtazi konsull në Shtutgard në fjalën e rastit

Faket Kajtazin Konsull në Konsultën e Shtutgardit i cili i përshëndeti të pranishmit duke ju falënderuar për pjesëmarrje si mysafirët gjerman po edha ata pjesëmarrës nga shtete te ndryshme që përkohësisht janë në cilësinë e ambasadorëve apo konsullatave të veta në Gjermani ,po edhe mysafiret shqiptare që kishin ardhur nga shumë vende të Gjermanisë për ta përcjell këtë ceremoni diplomatike të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgard. Zoti Kajtazi foli edhe për zhvillimin dhe aktivitetin e Republikës së Kosovës po edhe për shënimin e kësaj date shumë të rëndësishme për popullin shqiptar. Një datë që Kosova u rreshtua në rangun e shteteve të pa varura dhe për rolin e saj në stabilizimin e rajonit në Ballkan.

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=4&cp=-1&attdepth=4&imgsrc=cid%3aimage005.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106

Kastriot Tusha me pianisten Rudina Cikon dhe Suzana Frasherin Soprane që vërtet e entuziazmuan publikun

Në skenë u ngjit zoti Kastriot Tusha njeriu i skenës shqiptare,tenor dhe një artist i rangut kombëtar i cili dha një program artistik krijoj një atmosferë në sallë ku u mbajt takimi dhe ma vone i shoqëruar edhe me pianisten Rudina Cikon dhe Suzana Frasherin Soprane që vërtet e entuziazmuan publikun duke i përcjellur shpeshherë me duartrokitje frenotike deri ne përfundimin e këtij programi artistik. Me disa punime artistike u prezantua edhe piktori i madh shqiptar Gjelosh Gjokaj i cili u mirëprit shumë mirë nga të pranishmit. Për hire të Pavarësisë së Kosovës Konsullata e lartpërmendur shtroj darkë për mysafirë dhe me koktej i uruan njeri tjetrit këtë datë të shenjte për popullin shqiptar .


Po ju sjell edhe një link nga manifestimi i shpalljes se pavarësisë në Shtutgard dhe disa foto te takimit të djeshëm në Shtutgard.

https://www.youtube.com/watch?v=tjZuHqRKQ88&feature=related
Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=5&cp=-1&attdepth=5&imgsrc=cid%3aimage006.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
Punim artistik nga Gjelosh Gjokaj ekspozuar në takimit

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=6&cp=-1&attdepth=6&imgsrc=cid%3aimage007.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106

Pamje nga publiku në sallë

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=7&cp=-1&attdepth=7&imgsrc=cid%3aimage008.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
Pamje nga grup arsimtarësh në ditën e takimit në Shtutgard

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=8&cp=-1&attdepth=8&imgsrc=cid%3aimage009.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
Lendita Zeqiri këngëtare me një grup grash në manifestim

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=9&cp=-1&attdepth=9&imgsrc=cid%3aimage010.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
Atë Marian Lorenci,Vitor Spaqi,Xhevali Musolli,Lush Buzhala,Kolë Gashi dhe zoteri Gega nga Munihu

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=10&cp=-1&attdepth=10&imgsrc=cid%3aimage011.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
Bahtiar Elezkurtaj tani pronar i disa pikturave te Gjelosh Gjokajt nga Augsburgu dhe Asllan Dibrani

Zyrtarisht u përkujtua  tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës    GetInline.aspx?messageid=fa0ec517-3b6d-11e0-a707-00215ad73d12&attindex=11&cp=-1&attdepth=11&imgsrc=cid%3aimage012.jpg%4001CBCF7A.9FF7FBA0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
Fahredin Tafallari,Asllan Dibrani,Hasan Hajdaraj,Xhafer Leci dhe Enver Ismajli në ditën e manifestimit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi