Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

28 nëntori, dita e flamurit është dita më e madhe e të gjithë shqiptarëve!

Shko poshtë

28 nëntori, dita e flamurit është dita më e madhe e të gjithë shqiptarëve! Empty 28 nëntori, dita e flamurit është dita më e madhe e të gjithë shqiptarëve!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 28, 2010 10:15 pm


28 nëntori, dita e flamurit është dita më e madhe e të gjithë shqiptarëve!

28 nëntori, dita e flamurit është dita më e madhe e të gjithë shqiptarëve! 5256
Pamje nga një festat e organizuara në Montreal, Kanada. Në qendër autori i shkrimit
Nga Ajet Nuro

Fjalë përshëndetëse në darkën e flamurit organizuar në Montreal, Kanada më 27 nëntor 2010. Në darkë përvesh shqiptarëve kishte edhe shumë miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ladies and gentleman, dear friends!
First of all I want to thank you for being here in the biggest day for all Albanians the Albanian Flag Day. The National Holiday of the Republic of Albania is Flag Day, that refers to 28 November 1912, when Ismail Qemal proclaimed the independence of Albania in Vlora. 98 years later we can see how this action saves our nation.
Madame and Monsieur, Chers amis,
Tout d’abord je voudrais vous remercier d’être venu fêter avec nous la plus grande fête de tous les Albanais, la fête National des Albanais. La fête nationale se réfère au 28 novembre 1912 quand Ismail Qemal proclama l’Independence de l’Albanie. Aujourd’hui, 98 plus tard nous pouvons apprécier cette geste qui a sauvé notre nation.
Zonja e zotërinjë të pranishëm, të nderuar miq,
Dita e flamurit, 28 nëntori është dita më e madhe e historisë së kombit tonë. Sot, 98 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ne mund të shikojmë edhe më mirë rëndësinë e kësaj dite pasi ka kombe që edhe pse mund të kenë qenë apo edhe mund të jenë më të mëdhenjë në numër, nuk e kanë patur fatin të krijojnë shtetin e tyre ashtu siç bënë shqiptarët me shpalljen e pavarësisë. Në këto momente feste mendja jonë shkon tek ata bijë e bija të kombit tonë që punuan për këtë ditë të madhe. Ne u shprehim atyre mirënjohjen tonë të thellë për atë çka ata bënë për ne dhe për brezat që do të vijnë.
28 nëntori i 1912 e mëvetësoi Shqipërinë nga Turqia e cila donte ta merrte me vehte në të tatëpjetën e vetë historike. Ndonëse 1912-ta nuk mundi të na jepte atë që ne do të deshëm të kishim, sot pas 98 vjetësh edhe gjysma tjetër e kombit tonë, Kosova që vuajti mbi tre të katërtat e shekullit të kaluar nën okupimin serb, sot është e lirë. Kjo ditë, është edhe dita e saj. Por, dita e flamurit, është dita e madhe edhe e shqiptarëve në Maqedoni, në Preshevë, në Çamëri e madje ajo është dita edhe e arbëreshëve. Të gjithë sa u rrjedh në deje gjaku i shqiptarit, i falen kësaj dite të madhe.
Zonja e zotërinjë,
Për ne shqiptarët që jetojmë larg atdheut, dita e flamurit është një ditë e veçantë. Ne nuk e kemi të vetmen festë pasi ne festojmë edhe festat e vendit pritës, Kanadasë që është bërë në farë mënyre atdheu ynë i dytë. Por, festa e flamurit ndryshe nga festa të tjera që ne festojmë gjatë vitit, nuk është një festë dosido. Ajo na fton të mos harrojmë nga kemi ardhur dhe të ngelemi shqiptarë. Në një botë ku njeriu është i lirë, asgjë nukështë detyrim. Detyrimi për të mbetur shqiptar, është detyrim moral. Duke qenë shqiptar, duke folur gjuhën e Naimit e Fishtës ne do dimë të ruajmë traditat tona më të mira dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin sa të mundemi.
Duke dashur t’ju uroj të gjithëve gëzuar festën e flamurit, po e mbyll me urimin Gëzuar nga mot ditën e Pavarësisë. Rofshin shqiptarët kudo që janë.
Faleminderit, thank you, merci beaucoup!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi