Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 05, 2008 3:44 am

Zbulohet “ligji nr. 134, dt. 5.11.1945”: “28 nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë”.

Nga Dr. Vasfi Baruti

Shqipëria me dy festa Çlirimi! Nga viti ’92 çdo fundnëntori populli e politika, qeveritarë, ligjvënës e veteranë, të gjithë ndarë dysh: të djathtë festojnë 28 Nëntorin: Dita e Flamurit dhe Çlirimit, të majtët 29 nëntorin: ditfesta e Çlirimit! Dhe debati bëhet për ditën e çlirmit të Shkodrës, më 28 apo 29 nëntor, kurse ditfesta e çlirimit e vendosur më 9 nëntor 1945 kishte qëllime politike për t’u njësuar me festën e Jugosllavisë, dhe aspak e kushtëzuar me ditën e çlirimit të Shkodrës.

Pas çdo rotacioni politik ndryshon dhe ligji për ditën e Çlirimit, njësoj si vendi të çlirohej nga një regjim pushtues i huaj! Forca politike e djathtë sapo erdhi në pushtet, me votën e shumicës qeverisëse fshiu me të drejtë nga kalendari tradicionalizmin e festës të 29 nëntorit dhe vendosi: 28 Nëntori Dita e Flamurit dhe e Çlirimit, dhe riktheu traditën kombëtare njëvjeçare (28 nëntor 1944 - 28 nëntor 1945), veçse me argumente të pamjaftueshme historike. Të majtët me Ligjin nr. 8253, dt. 30. 10.1997 rikthehen në tradicionalizmin historik të E. Hoxhës: “29 Nëntori dita e Çlirimit”. Me ardhjen e të djathtëve në pushtet (2005) s’ndodhi çka pritej, siç qe deklaruar për shtatë vjet në festat e nëntorit se do rivendosej 28 Nëntori i Tretë historik. Qeveria Berisha nuk ndryshoi ligjin socialist për 29 Nëntorin, e njohu si dita e çlirimit, por e la jashtë protokollit zyrtar për t’u kremtuar si e tillë, dhe njëzetetetënëntoristët mbeten kundërshtarë të vendosur: 29 Nëntorin e duam festë zyrtare. Sigurisht loja politike me ditën e çlirimit do riluhet kur socialistët të vinë në pushtet, 29 nëntori do të rivendoset, siç dhe është bërë publike prej tyre! Kjo lojë s’duhet të ripërsëritet, koha ka ardhur, dokumentet e të vërtetës të pamëshirë janë zbuluar. Ligji nr.134, dt. 5.11.1945 prej mëse 60 vjet mezi pret të fitojë lirinë e dhunuar, dhe Ligji është në fuqi: 28 Nëntori, dita e Çlirimit të Shqipërisë.

Në debatin për vendimin e Qeverisë për rishkrimin e historisë së vërtetë, historianët e politikës së majtë (Prof. Paskal Milo, Prof. Pëllumb Xhufi e Co) për të shpjeguar se ky vendim është politik e me pasoja të këqia për historiografinë tonë bashkëkohore, për argument marrin “ndryshimin nga Berisha të ditës së çlirimit nga 29 në 28 nëntor.” Por le t’i qasem argumentit të profesorëve të historisë, atij të ndryshimit të ditës së çlirimit nga 29 në 28 Nëntor, dhe t’i vemë përballë të njëjtin argument, atë të ndryshimit të ditës së çlirimit, veçse në të kundërtën, nga 28 në 29 Nëntor, siç edhe ndodhi brenda katër ditëve nga 5 në 9 nëntor ’45.

Nuk mbaj meritën e zbulimit i pari të dokumentit arkivor me Ligjin Nr. 134, dt. 5.11.1945, sepse dokumenti është zbuluar para meje nga Akademia e Shkencave, madje është cituar dhe ligji por duke censuruar ditën e çlirimit; po ashtu, Ligji ka qënë në dorë dhe të ish-presidentit, siç edhe e ka pohuar në një farë mënyre, por ishte në konflikt interesi me të; Ligji njihej edhe nga drejtori i mëparshëm i Muzeut, sigurisht edhe nga historianë të opozitës, aq aktivë në debatin e sotëm kundër rishkrimit të historisë së vërtetë, e të gjithë Ligjin Nr. 134 e mbajnë në fshehtësi, madje dikush i ndërroj pozicionin për të vështirësuar shumë gjetjen e tij. Prej kohësh një debat i kotsëkotë sepse dita e Çlirimit është saktësuar me ligj më më 5 nëntor 1945.

Në debatin për shkrimin e historisë historianët e politikës (Prof. Pëllumb Xhufi e Prof. Paskal Milo) për argument të të këqiave që vinë nga vendimi i Qeverisë për rishkrimin e historisë (ndërhyrja e politikës) i referohen shembullit të tyre klasik të “ndryshimit nga Berisha të datës së çlirimit nga 29 në 28 nëntor”; dhe t’i qasemi argumentit (ndërhyrjes së politikës) dhe shembullit (ndryshimit të ditës së çlirimit) që i referohen profesorët me të njëjtin argument (politika) dhe me të njëjtin shembull (ndryshimi të ditës së çlirimit por nga 28 në 29 nëntor). Prurja e historisë vjen me një leksion për profesorët e politikës (që cituam): Akti i parë i mistifikimit të dokumentit është Ligji Nr. 134, dt. 5 nëntor 1945 për ditën e çlirimit nga 28 në 29 nëntor; dhe institucioni i parë shtetëror i falsifikimit të historisë është Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, në Seancën e 5-të të Mbledhjes së 14-të, të 9 nëntorit 1945.

E vërtetë e pamëshirë!

Më 5 nëntor 1945 bëhet Mbledhja e 14-të, seanca e I, e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtare, dhe kryetari Dr. Omer Nishani konstaton se në mbledhje ishin anëtarët e Kryesisë: “Kolonel Baba Mustafa Xhani (nënkryetar), Hasan Pulo (nënkryetar), Koço Tashko (sekretar), Sami Baholli (sekretar), Gjeneral-Major Bedri Spahiu, Gjeneral-Major Dali Ndreu, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, Gogo Nushi, Prof. Gjergj Kokoshi, Kolonel Haxhi Lleshi, Kolonel Islam Radovicka, Kolonel Kristo Themelko, Manol Konomi, Dr. Medar Shtylla, Gjeneral-Major Myslim Peza, Nako Spiru, Ollga Plumbi, Qirjako Harito, Kolonel Ramadan Çitaku, Spiro Koleka, Gjeneral-Major Spiro Mojsiu, Kolonel Tuk Jakova. Në mbledhje mungojnë “Gjeneral-Leitnant Koci Xoxe (nënkryetar), Dr. Gaqo Tashko (ministër i Bujqësisë e pyjeve), Kolonel Hysni Kapo, Liri Gega, Prof. Sejfulla Malëshova, Prof. Siri Shapllo e Dr. Ymer Dishnica.” [FAKSIMILE 1] Siç shihet, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar formohej nga krerët më të lartë ushtarakë e politikë të luftës e pas lufte, dhe vetë ministrat e Qeverisë Hoxha.

Në rend të ditës mbledhja e Kryesisë ka diskutimin e disa projekt-ligjeve, e i dyti vjen projekt-ligji mbi “Amnisti dhe falje për fajet ordinere të kryera deri në çlirimin e Shqipërisë.” Hartuesi i projekt-ligjit, Manol Konomi (ministër i Drejtësisë), ditë Çlirimi të Shqipërisë shënon 17 nëntorin me argument se është dita e çlirimi të Tiranës kryeqytet. Diskutim kryesor në mbledhjen e Kryesisë bëhet për ditën kur është çliruar Shqipëria, dhe diskutojnë: Manol Konomi, Gjergj Kokoshi, Qirjako Harito e Tuk Jakova, kurse E. Hoxha s’mund t’i kundërvihej të gjithëve ndaj dhe u bashkua me të gjithë, sepse më 28 nëntor 1944 në fjalimin para popullit të Tiranës e gjithë Shqipërisë i detyruar prej faktit të kryer (nga “Komisioni qëndror i organizimit festimit të 28 Nëntorit”) deklaroi: 28 Nëntori është dita dy herë e shënjtë, dita e Flamurit dhe e çlirimit, por që në kokë kishte plan tjetër, siç shihet pas katër ditësh.

24 anëtarët e Kryesisë pa asnjë përjashtim përkrahë propozimin e Qirjako Haritos: “... data 17 nëntor të bëhet 28 Nëntor 1944. (përkrahet)”; dhe nga të gjithë me unanimitet pranohet mendimi i Tuk Jakovës: “Sh. Tuk Jakova thotë se kur shkoi okupatori prej Shkodre nuk ngeli ma ushtri e huaj në ndonjë vënd të Shqipërisë prandaj duhet të bëhet 28 nëntor 1944 (Pranohet).” [FAKSIMILE 2] Janë 24 gjeneralë, kolonelë, ministra që bashkohen në një mendim: 28 Nëntori është dita e Çlirimit të Shqipërisë! Eshtë vendim i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar: me votën e tre nënkryetarëve dhe sekretarit të Kryesisë, është vota e Kryeministrit E. Hoxha (komisar i shtabit të Luftës), vota e Spiro Moisiut, komandant i Shtabit të Luftës, vota e Tuk Jakovës, komisar i Divizionit të Dytë që Shtabi i Përgjithshëm e ngarkoi me detyrën ushtarake për çlirimin e Shkodrës, e gjithë anëtarëve të tjerë të Kryesisë; fjalët përkrahet dhe pranohet tregojnë se vendimi (“28 nëntori, dita e çlirimit) është i njëzëshëm i gjithë udhëheqjes politike e ushtarake të Luftës e pas luftës, e Qeverisë Hoxha! Përkrahja dhe pranimi unanim i propozimit të Tuk Jakovës (28 Nëntori dita e Çlirimit) nga 24 qeveritarë të Qeverisë Hoxha, nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar (organ ligjvënës) a s’është argument më shumë i pakontestueshëm që t’i jepet fund përqeshjes së historisë me dy data çlirimi, një turp kombëtar pa të ngjashmen e vet në historinë e kombeve të qytetëruara! Ç’dokument tjetër duhet t’u ndryshojë mendje për mbarë njëzetenëntënëntoristëve veteranë, politikanë e historianë të majtë?! Po, është edhe një dokument ligjor i pashfuqizuar deri sot: Ligji nr. 134, dt. 5 nëntor 1945.

Argumenti ligjor!


Mbledhja e Kryesisë për diskutimin e ditës së çlirimit dhe neneve të tjera të amnistisë përfundon me miratimin e Ligjit nen për nen: “Këndohet Ligji dhe pranohen nen për nen si vijon: Neni 1. Amnistohen të gjitha fajet ordinere të kryera deri edhe ditën e 28 Nëntorit 1944...” [FAKSIMILE 3] Mbledhja e Kryesisë miratoi Ligjin nr.134, dt.5.11.1945 dhe neni 1, rreshti i dytë saktëson ditën e Çlirimit: “28 Nëntor1944.” Përderisa togfjalëshi (“dita 28 Nëntor 1944”) i Ligjit 134 nuk është shfuqizuar, dhe nuk është shfuqizuar as më 1945 dhe as deri sot, atëherë togfjalëshi “dita 28 Nëntor1944”, dita e Çlirimit, ka fuqi ligjore edhe sot. Kjo e vërtetë ka edhe mbështetje kushtetuese: Nenin 178, pika 1 e Kushtetutës: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar.” Që do të thotë se saktësimi i ditës së Çlirimit (28 Nëntor 1944) në Ligjin 134 dt. 5.11.1945 është në fuqi, dhe është marrëzi ligjore të vihet në dyshim nga politika e politikanë dhe historianë të politikës së majtë. Përderisa Ligji Nr. 134 dt. 5.11.1945 që saktëson ditën e çlirimit më 28 nëntor nuk është shfuqizuar edhe pas 21 tetorit 1998, kur u miratua Kushtetuta, do të thotë se është formal, i paqënë Ligji nr. 8235 dt.30.7.1997 që cakton 29 Nëntorin dita e Çlirimit; se Ligji nr. 8235 është i kundërligjshëm përderisa është marrë pa u shfuqizuar më parë Ligji nr. 134 dt. 5.11.1945; dhe se Ligji nr. 8235 bën kaos ligjor sepse në të njëjtën kohë për ditën e Çlirimit ka dy ligje në fuqi që kundërshtojnë njëri-tjetrin!

Akti i parë i mistifikimit të dokumentit.


Historia e mistifikimit të dokumenteve shtetërore nis me dokumentin e ditës së Çlirimit: Ligji N.r 134, dt. 5 nëntor 1945, me protagonist kryesor kryeministrin Enver Hoxha, dhe institucioni i parë që i vuri vulën institucionit të falsifikimit të historisë është Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar.

Midis 5 nëntorit (kur u diskutua e miratua me vota unanime Ligji Nr. 134) dhe datës 9 nëntor (kur u ridiskutua dita e çlirimit) mistifikohet ligji 134, dhe siç shihet në faksimile të dokumentit arkivor ndryshon 8-ta dhe lexohet 29 Nëntor. [FAKSIMILE 4] Mistifikimi i datës së çlirimit nga 28 në 29 Nëntor bëhet në fshehtësi nga Kryesia e Këshillit Antifashist përderisa procesverbalet e Kryesisë (nga 6 në 8 nëntor, e deri 26 nëntor) janë në vijimësi dhe në asnjë prej tyre nuk ka asnjë shënjë për diskutimin e ndryshimit të datës nga 28 në 29 nëntor. Dhe po ashtu, asnjë faqe e procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë nuk mban vulën e Kryesisë, dhe kjo e Ligjit 134 është e vetmja faqe dokumenti që përfundi saj ka vulën e Kryesisë së Këshillit, por edhe vetë vula përbën një tjetër fshehtësi (vulosje e vjedhur) përderisa vula nuk mban as një sigël të kryetarit apo të një nënkryetari të Kryesisë së Këshillit Antifashist. Dokumenti i mistifikuar botohej në Gazeta Zyrtare nr. 71, 13 nëntor 1945. [FAKSIMILE 5]

Kush ishte më interesuar për ndryshimin e datës së çlirimit, dhe në fshehtësi kaq të madhe? Enver Hoxha e as kush tjetër ishte tejet i motivuar për të njësuar festën e çlirimit me atë të Jugosllavisë së Titos, ishte po E. Hoxha ai që e publikoj për herë të parë 29 Nëntorin festë e përbashkët e Shqipërisë dhe Jugosllavisë (29 nëntor ’47), ishte po E. Hoxha flamurmbajtësi i vetëm për bashkimin e Shqipërisë me federatën jugosllave të Titos. Janë të gjitha argumentet (15 faksimile burimore) për të besuar se me dorën e vet Enveri ndryshoi datën e çlirimit nga 28 në 29, dhe për këtë po i referohem edhe një argumenti specifik: Në fjalimin para popullit të Tiranës, më 28 nëntor 1944, që në fillim të metingut Enveri deklaroi: “Dita e Flamurit u bë dita dy herë e shënjtë: dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar.”[Buletini i Luftës Nacional-Çlirimtare 1944:30 nëntor.] Kurse ribotimi i fjalimit redaktohet duke hequr fjalën “e çlirimit” dhe zevendësuar me fjalën “e Pavarësisë”: “Dita e Flamurit u bë dita dy herë e shënjtë: dita e Pavarësisë dhe e bashkimit të popullit shqiptar.” [E. Hoxha, vepra 1: 1968:605] Redaktimi i fjalës “e çlirimit” është në akord të plotë me ndryshimin e ditës së çlirimit në Ligji Nr. 134, të 5 nëntorit ’45 ndaj dhe aktori e regjizori i vetëm i mistifikimit të Ligjit është E. Hoxha. Në shëmbullin e argumentit të ditës së Çlirimit është gjithë historia e Luftës, që nga themelimi i Partisë, Konferenca e Pezës, Konferenca e Parë e vendit e deri Plenumi Dytë i Beratit, nëntor ’44, po ashtu edhe homerizimi i Luftës dhe legjendarizimi i E. Hoxhës, që s’është veçse figura më negative e Luftës.
“29 nëntori festë e përbashkët e Shqipërisë dhe Jugosllavisë”!

Kishin kaluar katër ditë nga mbledhja e Kryesisë Këshillit e 5 nëntorit, dhe në këto ditë janë bërë dhe disa mbledhje të tjera të Kryesisë, kurse më 9 nëntor Kryesia e Këshillit Nacional-Çlirimtar bën seancën e 5-të të mbledhjes 14-të. Kryetari i Kryesisë, Dr. Omer Nishani, në hapje të mbledhjes bën praninë e antarëve të Kryesisë: “Kolonel Baba Mustafa Xhani (nënkryetar), Hasan Pulo (nënkryetar), Koço Tashko (sekretar), Sami Baholli (sekretar), Gjeneral-Major Bedri Spahiu, Gjeneral-Major Dali Ndreu, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, Gogo Nushi, Prof. Gjergj Kokoshi, Kolonel Haxhi Lleshi, Kolonel Islam Radovicka,, Kolonel Kristo Themelko, Manol Konomi, Dr. Medar Shtylla, Gjeneral-Major Myslim Peza, Nako Spiru, Olga Plumbi, Qirjako Harito, Kolonel Ramadan Çitaku, Spiro Koleka, Gjeneral-Major Spiro Mojsiu, Kolonel Tuk Jakova. Mungojnë: Gjeneral-Leitnant Koci Xoxe (nënkryetar), Dr. Ingj. Gaqo Tashko (ministër i Bujqësisë e Pyjeve), Kolonel Hysni Kapo, Liri Gega, Prof. Sejfulla Malëshova, Prof. Siri Shapllo, Dr. Ymer Dishnica.” [FAKSIMILE 6] Rendi i ditës i Kryesisë është Projekt-Ligji mbi të kremtet zyrtare (i pa shfuqizuar deri sot).

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 05, 2008 3:47 am

28 Nëntori, dita e pavarësisë dhe e çlirimit.

Në Projekt-Ligjin për të kremtet zyrtare nuk është shënuar dita e Çlirimit, e diskutuar katër ditë më parë dhe vendosur me unanimitet 28 Nëntori, edhe e sanksionuar në Ligji nr. 134 të 5 nëntorit. Bedri Spahiu, i mbështetur në vendimin e 5 nëntorit që 28 Nëntori shpallej dita e Çlirimit, bën një propozim të mençur shumë: “Dita e 28 Nëntorit konçidoi me çlirimin e Shqipërisë, d.m.th. me rënien e Shkodrës, prandaj propozoj që emërtimi i festës së 28 Nëntorit të bëhet: Dita e Independencës dhe e çlirimit të Shqipërisë.” [Shih faksimile 6] Besoj se Spahiu vetmevete mund të ketë hequr paralele me Ismail Qemalin që Flamurin e Pavarësisë mund ta ngrinte edhe para ose pas 28 nëntorit, dhe e ngriti më 28 nëntor për të bashkuar në një dy 28 nëntorë (e 28 nëntor 1443.) Nuk ka gjetje më domethënëse se propozimi i Spahiut për të bashkuar në një tre 28 Nëntorë dhe për të ardhur në 28 Nëntori i Tretë 1944, veçse kjo gjetje me ndërdije historike kishte marrë jetë një vit më parë, më 28 nëntor 1944, dhe Spahiu është i motivuar t’i japë frymën e ligjit në Projekt-ligji për të Kremtet Zyrtare. Propozimi i tij “nuk përkrahet”, shkruhet në procesverbalin e mbledhjes, dhe megjithatë Bedri Spahiu kërkon që të hidhet në votë (dhe mori pesë vota pro) ndoshta për të parë në sy E. Hoxhën me votën kundër, apo për t’i kujtuar atij deklaratën që ai bëri më 28 nëntor ’44 që e shpalli 28 nëntorin ditën dy herë të shënjtë, dita e Flamurit dhe e çlirimit, por E. Hoxha nuk mund të bashkohej me propozimin e Bedri Spahiut, sepse ishte i përcaktuar qartë në rrugën e bashkimit me Federatën e Titos e njësimi i festës së çlirimit që bëhej në mbledhje të Kryesisë ishte diktuar nga emisarët e Titos.

Vërtet meritojnë të identifikohen e nderohen pesë votat pro propozimit të Spahiut që nuk pranuan kompromis me E. Hoxhën për të vërtetën historike, dhe pesë guximtarët janë: Qirjako Harito, i cili bëri propozimin i pari që dita e çlirimit të jetë 28 nëntori, Tuk Jakova i cili e mbrojti propozimin e bërë, Manol Konomi hartuesi i Ligjit të 5 marsit, Gjergj Kokoshi që ishte mjaft aktiv në debat me R. Çitakun në diskutimin e 9 nëntorit, dhe vetë Bedri Spahiu autori i propozimit. Guxuan por katër prej tyre më pas e pësuan keq për njërën a tjetrën arsye, ndoshte dhe vota pro e tyre për 28 Nëntorin mund të ishte një arsye me të tjerat.

Kulisat e E. Hoxhës.

Mbas votimit të propozimit të Spahiut “Bëhen pesë minuta pushim dhe pas pesë minutash seanca hapet.” Aq sa është shkruar në procesverbalin e mbledhjes nuk kishin kaluar as dhjetë minuta dhe kërkohen pesë vetëm pesë minuta pushim, dhe siç zhvillohen ngjarjet më pas ato pesë minuta i mjaftonin E. Hoxhës për të vënë në lëvizje besnikë të tij. Ndodhi ajo që pritej dhe plani i Hoxhës triumfoi. 28 Nëntori dita e Çlirimit ishte vendosur me unanimitet katër ditë më parë, dhe Ramadan Çitaku me njëherë pas pushimit ringre problemin e ditës së Çlirimit të Shqipërisë dhe rihedh për diskutim ditën kur është çliruar Shqipëria, për të cilën të cilën më 5 nëntor dha votën pro 28 nëntorit, dhe mesa kishte dëgjuar Shkodra qënkej çliruar pak pas mesnatës të 29 nëntorit. (FAKSIMILE 7) Asnjë nga diskutantët nuk foli në mbështetje apo kundër Çitakut se kur është çliruar Shkodra, më 28 a 29 nëntor, kur me vota unanime më 5 nëntor kishin vendosur 28 nëntorin ditën e çlirimit të Shqipërisë. Kryeministri Hoxha, Kryesia e Këshillit Antifashist, koka politike dhe ushtarake që kishte marrë në dorë fatet e vëndit, të gjithëvë nuk u mbetej një pikë dinjiteti e morali, por edhe tejet frikacakë pasi nuk guxuan të shfuqizojnë nenin 1 të Ligjit 134, të 5 marsit që përcaktonte 28 nëntorin ditë të Çlirimit. Pafytyrësi e madhe që 18 gjeneralë e kolonelë, me komandant e komisar të Shtabit të Luftës (E. Hoxha-S. Moisiu), gjithë Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar dhe qeveria Hoxha më 5 nëntor votojnë 28 Nëntorin ditë e Çlirimit dhe ndërrojnë mendje kaq shpejt e pa asnjë argument historik votojnë: “29 Nëntori përvjetori i Çlirimit të Shqipërisë”! [FAKSIMILE 8] Një tufë horra politikë me kryehorr E. Hoxha, ca të tjerë frikacakë e ca servilë, gjithë bashkë baltosën e mohuan vetveten për interesa të ulta politike të E. Hoxhës, dhe lanë pas atë absurd historik të 29 Nëntorit të Çlirimit e atë debat çdo fundnëntori e deri sot?! Politika, sa e qelbur politika, ama politika antikombëtare! E rëndë, por shumë e vërtetë.

Enveri i lutet Titos për bashkimin me Jugosllavinë!

Përderisa “28 Nëntori çlirimi i Shqipërisë” u vendos nga të gjithë në diskutimin e 5 nëntorit dhe u sanksionua edhe me Ligj nr. 134, domosdoshmërisht që ka një arsye madhore për të ardhur në këtë prapaskenë politike neveritëse nga kryeministri Hoxha. Ishte ndërhyrja e emisarëve të Titos që dita e çlirimit të njësohej me atë Jugosllavisë dhe ka shumë argumente burimore, që fillojnë zyrtarisht me Kongresin e Përmetit që shpalli bashkimin e Shqipërisë me Konfederatën e Titos, dhe me plot të tjera deri te letra e Enverit dërguar Titos më 17 mars 1948) me lutje për bashkimin sa më parë me Jugosllavinë: “Fundi i vitit 1948 do të na gjejë të bashkuar që të tre shtetet në një federatë. ...Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë gjë në vendin tonë punohet me të gjitha forcat, por çështja që ne duhet të marrim inisiativën e parë për të kërkuar këtë gjë. ...ne kemi nevojë të na thuhet nga ju nëse ka ardhur momenti kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit, do të dëshironim të na jepeshin disa sqarime më plotësuese që ju i shihni të arsyeshme...” [AQSH, F 14/AP, D. 4, 1948] Por ka dhe argumente burimore specifike që dëshmojnë historinë e festës së 29 nëntorit, derisa Enveri e shpalli atë zyrtarisht festë të përbashkët me Jugosllavinë e Titos më 28 nëntor 1947; është histori e turpshme që filloi më 9 nëntor, vijoi më 27, 28 e 29 nëntor ‘45, vazhdoi më 29 nëntor 1946 e përfundoi më 29 nëntor 1947, kur u shpall publikisht me redaksionalen: “29 Nëntori festë e dy popujve tanë” [Z. Popullit 1947:29 nëntor], dhe 10 dhjetori me parrullën politike me shkronja të mëdha në Bashkimi: “Rroftë Bashkimi dhe vëllazërimi i popullit tonë me popujt e Jugosllavisë së re.” Megjithatë njëzetenëntënëntoristët nuk lëvizin nga e vetja e 29 nëntorit!

Argumente historike.

Argumenti i diskutimit në Seancën e I-rë të 5 nëntorit dhe Ligji nr.134 i 5 nëntorit ’45 është shprehja më e koncentruar e të vërtetës historike të 28 Nëntorit të Çlirimit. Por historia është shkencë ndaj kërkon dhe argumente historike të ngjarjes së çlirimit dhe në tërësinë e tyre ato i ka studimi “28 Nëntori i Tretë (në faksimile)”, i cili vjen me 80 faksimile që s’kanë nevojë për koment sepse faksimilet flasin vetë, dhe përvjohen shumë qartë tre argumente: së pari, Komision pluralist më 27 nëntor ‘44 publikoi programin e festimit të 28 Nëntorit dita e Flamurit dhe Çlirimit, që në Tiranë u festua dy ditë, një dita e Flamurit dhe dita tjetër e Çlirimit të vendit, dhe festa e 28 Nëntorit u kremtua në gjithë vendin, edhe nga shqiptarët matanë kufirit; 28 Nëntori u njoh i tillë për një vit, madje u festua e më 28 nëntor ’45 në gjithë vendin, përveç Tiranës ku u kremtua e 29 nëntori; 28 Nëntori i Çlirimit hyri në dokumentacionin e shkollave (tekstet e këndimeve); së dyti, të gjitha burimet dokumentare janë dëshmi e pamohueshme se gjermanët u larguan pa luftë nga Shkodra mbrëmjen e 28 nëntori, edhe fuqitë Aleate janë me burime se Shqpëria u çlirua më 28 nëntor, lajmin e jep dhe Radio Londra në emisionin e mbrëmjes së 28 nëntorit; edhe dokumentet gjermane saktësojnë largimin nga Shkodra më 28 nëntor; së treti, 29 nëntori është vendim politik dhe vepër e keqe vetëm e Enver Hoxhës, me burime të shumta nga Lufta e deri ato më të fundit, derisa u çkurorëzua me Titon.

Eshtë e një opinion i bërë publik e në media që redukton në hiç ditën e Çlirimit e debatin për të, meqë nga ajo ditë nis pushtimi i vendit nga armiku i madh komunizëm! Që komunizmi ishte armik i rrezikshëm si dhe fashizmi, është një opinion që njihet, edhe viktimat e komunizmit janë shumë më shumë se viktimat e nazifashizmit gjatë luftës. Nën këtë argument të mohosh ditën-ëndërr për shqiptarët, atë të çlirimit nga nazifashizmi, kjo s’është e drejtë. Çdo vend pjesëmarrës në luftën antifashiste ka një ditë çlirimi dhe e kujton që mos kthehet kurrë; dhe në përvjetorë të mëdha blloku Perëndimor dhe ai Lindor, sipas mënyrës së tyre, ditën e fitores mbi fashizmin e kujtojnë me ceremoni të mëdha si ndodhi e më 2004 (Shqipëria, përfaqësuar nga AQSH, u pasqyrua me turp.) Shqipëria një rast i veçantë me dy ditë çlirimi apo pa ditë çlirimi!

Historia zyrtare e shkruar në dhjetvjeçarin e fundit për Luftën e pasluftën është me atë metodologji, me ato kritere e parime politike të monizmit kur historia shkruhej nga politika. Politika dhe historianë të opozitës bëhen barrikadë për rishkrimin e historisë së vërtetë me kritere bashkëkohore. Paradoksale të deklarohet hapur programi zyrtar i PS-së për qëndrimin ndaj historisë: “Shqiptarët duhet të mësohen të numërojnë në mënyrë demokratike, që do të thotë nëse dikush e ka lënë te dyshi, paardhësi duhet ta fillojë te treshi dhe jo më te njëshi.... Pra historia duhet të plotësohet, nuk është se mungon historia e Shqipërisë që të lindë nevoja për ta rishkruar.” (25 gusht 2007). Kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Ylli Popa, e quan të kryer detyrën akademike të shkrimit të historisë së Luftës me vëllimin e parë dhe të dytë, i cili prej tre vjet është mbaruar e s’po del në dritë, e si i pari e i dyti shkruar me metodologjinë e E. Hoxhës, si dhe shumë zëra të historisë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (dy vëllime), që ka shkuar në shtyp a është gati. Politikanë e intelektualë nga fronti i opozitës i bien fort kambanave politike dhe japin alarmin: “Rishkrimi i historisë do të sjellë tensione politike.”, që më së pari të dëgjojnë historianët që do rishkruajnë historinë apo tekstet shkollore të historisë kombëtare, të dëgjojnë e nxjerrin mësime jete: kujdes, tension i lartë! Një trysni psikologjike sheshit që historia të shkruhet nga “treshi” e jo nga “njëshi”, dhe një nga meraket e mëdha janë dhe datat simbol, veçanërisht dita e çlirimit, të mbrohet 29 Nëntori.

Rekomandim.

Mbështetur në Neni 178, pika 1 e Kushtetutës: “Ligjet dhe aktet normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar.”; dhe mbështetur në dokumenta arkivore të Mbledhjes së 14-të të Seancës I-rë të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të datës 5 nëntor 1945, të cituar më parë

Konstatoj:

Në përputhje me Nenin 178, pika 1 të Kushtetutës, Ligji Nr. 134, dt. 5.11.1945 (Neni 1, rreshti i dytë), që përcakton 28 Nëntorin dita e Çlirimit, është Ligj në fuqi edhe sot sepse nuk është shfuqizuar; dhe përderisa Ligji Nr. 155, dt. 9.11.1945 nuk ka shfuqizuar ligjin nr. 134 të 5 nëntorit për ditën e çlirimit dhe përderisa Ligji Nr. 8235, dt. 30.10.1997 nuk ka shfuqizuar ligjin nr. 134 të 5 nëntorit, për rrjedhojë njëheresh në fuqi janë dy ligje për ditën e Çlirimit: Ligji nr. 134 i 5 nëntorit ‘45 që nuk është shfuqizuar deri sot dhe gëzon legjitimitet dhe Ligji nr. 8235 i 30 nëntorit ’97, i mbivendosur arbitrarisht e i kundërligjshëm. Prandaj, në të drejtën e Neni 178, pika 1 të Kushtetutës kam të drejtë ligjore të


Kërkoj:

1. Shfuqizimi i Ligjit Nr. 155, dt. 9.11.1945: paragrafi a, pika 2: “Përvjetori i Çlirimit të Shqipërisë është 29 Nëntori”;

2. Shfuqizimi i Ligjit nr. 8235, dt. 30.10.1997, të Kuvendit që përcakton 29 Nëntorin dita e Çlirimit nga nazifashizmi gjerman;

3. Rivlerësimi i Ligjit Nr. 134, dt. 5.11.1945 për ditën e Çlirimit: 28 Nëntor 1944 dhe botimi në Fletore Zyrtare;


Përfundim.

Mbledhja e 14-të, Seanca e 5-të, e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar”, e 9 nëntorit 1945 shënon krijimin e parë të institucionit shtetëror të falsifikimit të historisë. Shfuqizimi i Ligjit Nr. 155 (9.11.1945) paragrafi a, pika 2 dhe i Ligjit Nr. 8235 dt. 30.10.1997, i bëjnë NEKROLOGJINË ditëlindjes së institucionit të falsifikimit dhe aktit të parë zyrtar të falsifikimit të historisë, dhe po ashtu aktit falsifikator të fundit: Ligji nr. 8235, 30.10.1997. Dhe s’ka dyshim se vjen një ditë që shqiptarët i urojnë mirëseardhjen 28 Nëntori i Tretë, dhe 29 nëntor mos ardhsh kurrë se nëmove Flamurë!
Tema, Tetor 2007
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 08, 2008 2:58 am


28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_11
Me nxenesen e shkolles shqipe Dea Bejleri, ne ngritjen e Flamurit ne Manhattan
Flamuri Kombetar kuq e zi, valevitet krenar ne Manhattan
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Tashme eshte bere tradite qe ne kete qender boterore, ne Manhattan pikerisht ne sheshin “Bowling Green” te valevitet krenar Flamuri yne Kombetar.
Instituti “Gjergj Kastrioti Skanderbeg” me leje zyrtare nga Bashkia e New Yorkut, organizoi ceremonine e ngritjes se Flamurit ne kryeqendren e botes.
Lajmerimi per kete ceremoni ishte bere kohe me perpara si nga gazeta “Illyria”, TV “Kultura Shqiptare, dhe media te tjera, se me 28 Nentor 2008, do te ngrihej madherishem Flamuri Shqiptar, simboli qe na bashkon te gjitheve.
Eshte e tepert te flasesh per punen patriotike te shume shqiptareve, qe nga njerezit e thjeshte dhe deri tek elita, qe ndihmojne dhe perkrahin ne raste te tilla per kombin shqiptar, pasi eshte nje detyre nga me fisniket qe duhet ta ndjejne ne ashtin e tyre, cdo njeri me gjak Arberi.
Keshtu ne ate dite te shenjte, Diaspora shqiptare e New Yorkut, njerezit qe kishin mundesine e ardhjes u mblodhen ne sheshin “Bowling Green” ne Manhattan.
Te parin qe do te takoje ne ate shesh, ishin veprimtaret patriote, z. Dashamir Alla i cili ka dhene nje kontribut te vecante per zyrtarizimin e lejes nga Bashkia, z. Ylber Pilku, nje tjeter patriot nga Dibra, qe nuk le veprimtari patriotike pa marr pjese dhe duke sponsorizuar, z. Musa Pacuku, kryetarin e bordit te Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, qe ka nje merite te vecante per kete Institut, z. Rrape Ruci, president i ketij Instituti, qe ka leshuar gjithe mjediset e shtepise se tij per shkollen shqipe te hapur ne Staten Island, New York.
Aty do te takoheshim dhe me presidentin e sheshit kryesor ne Manhattan, “Bowling Green”, z. Arthur Piccolo, i cili me nje miresjellje uronte te pranishmit dhe pohonte se ndihej teper krenar, qe do te kujdesej dhe do te shikonte valevitjen e Flamurit shqiptar ne Manhattan.
Nuk ka me emocionante kur shikon njerez te moshave te ndryshme duke u takuar, perqafuar, uruar njeri-tjetrin ne kete dite festive, por akoma me shume te shtohen keto emocione kur sheh dhe bebe me shallin rreth qafes, dhe me dockat e tyre te njoma perplasin duarte nga gezimi, por edhe instiktivisht si bebe qe jane. Ata gezohen se shohin perreth njerez qe i perkedhelin, bejne fotografi me ta, dhe ne fund te fundit keto bebe imitojne te medhenjte nga gezimi per Flamurin tone.
Bebi çam13 muajsh Ergi Dardabella, kishte ardhur me mamin e tij i shoqeruar nga z.Sali Bollati, kryetar i shoqates “Cameria” ne NY, se bashku me bashkeshorten patriote Bule Bollati.
Duhen mekuar femijet qe me qumeshtin e nenes, do te shprehej intelektuali patriot nga Qeparoi, z.Koste Gjoka, i cili kishte ardhur enkas nga Staten Island per kete dite te shenuar.
Nje drite te vecante, nje shkelqim me dukej sikur rrezatoi para syve te mi, takimi me z.Hysen Blloshmin, vellai i poetit te pushkatuar nga diktatura, Vilson Blloshmit.
Ai me nje qendrim burreror, fisnik pershendeste te pranishmit, per kete dite te bekuar, Diten e Pavaresise…
Sa shume tortura cnjerezore kishte kaluar z.H.Blloshmi ne kampet dhe burgjet e Shqiperise, per te vetmen arsye: se e donte shume Lirine dhe jo gjakosjen e saj!...
Ndersa biznesmeni prej Kosove, z.Qazim Dedushaj gati me lot ne sy shprehet per gezimin qe ndjen ne kete dite te madhe. Familja e tij ka marre pjese ne luften per Clirimin e Kosoves, nje prej tyre eshte dhe ushtari i UCK-s Jeton Deduashaj, i cili dha jeten per Liri e Atdhe.
Nga Cikagoja kishte ardhur patrioti biznesmen, z.Gani Ahmeti, me origjine nga Drenica se bashku me nje biznesmen tjeter amerikan nga Cikagoja qe kane ndihmuar shume ceshtjen e Kosoves.
Edhe biznesmeni i suksesshem z.Ysmet Berisha, pronar i picerise “Famiglia” me emocion te vecante falenderoi organizatoret per ngritjen e Flamurit, dhe tha se ne duhet te ndihemi krenar per kete dite, pasi kjo dite nuk ka njerez te ndare ne baze partish, apo fesh, kjo dite eshte dita e Flamurit tone.
Aty shikoje te rinj,.Ervin Toro,.Den Blloshmi,.Bujar Aliu, Ernest Muharremi, Rifat Mehmeti, Ruzhdi Kurkuti, Valon dhe Linda Haliti, Bashkim Hoxha, Agron Sela e shume te tjere.
Ora 12:00 ngritja e Flamurit Shqiptar, ne shtizen 20 metro te larte
Ceremonia e ngritjes se Flamurit kuq e zi, emocionoi pamase te pranishmit atje. Ne kete minute dhe te huajte kurreshtare qe kalonin rastesisht, apo grupe-grupe qe kishin ardhur per te bere foto ne statujen e famshme te bronxte te Buallit, ndaluan per nje cast dhe te gjithe syte i drejtuan lart ne qiell, ne shtizen 20 metro te larte qe do te mbaje per shtate Flamurin tone, e bashke me te valevitet dhe flamuri amerikan.
Nga podiumi i ngritur enkas per kete dite, do ta drejtonte programin aktori dhe dramaturgu i mirenjohur z.Xhevat Limani.
Ai prezantoi kengetaren dhe aktoren e shquar te Kombit shqiptar, znj. Justina Aliaj.
Interpretimi mjeshterisht i hymneve te dy kombeve, amerikane dhe shqiptare nga znj.Aliaj dhane nje atmosphere te vecante ne kete dite solemne. Ajo do te merrte duartrokitje te fuqishme, nga te gjithe pjesemarresit, zeri i saj i fuqishem dhe melodioz ushtoi pothuajse ne gjithe Manhattanin.
Me vone aktori dhe mjeshtri i interpretimeve, me vargje nga autore te te gjitha koherave dhe trevave, do te rrenqethte te pranishmit, qe mua ne ate moment m’u duk sikur dhe statujat e shumta dhe te renda po leviznin, kur degjonin per luftrat shekullore te shqiptareve, interpretuar mjeshterisht nga aktori Xhevat Limani.
Fjalen e hapjes e kishte z.Qemal Zylo, drejtor ekzekutiv i Institutit “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”, i cili beri nje historik te shkurter te shpalljes se Pavaresise, luften dhe padrejtesite qe ju jane bere shqiptareve ne shekuj dhe ne fund ju uroi te pranishmeve: Gezuar Diten e Flamurit, dhe rrofte Pavaresia e Kosoves!
Z.Limani do te prezantonte para pjesemarresve dhe nje figure te shquar patriotike, z. Flamur Gashi, drejtor i Institutit te Diaspores. Z.Gashi, pershendeti ne emer te qeverise Berisha, ku solli pershendetjen e kryeministrit te Shqiperise.
Ai ishte i shoqeruar nga konsulli shqiptar ne New York, z. Alber Jerasi, i cili me kulture dhe patriotizem merr pjese ne te gjitha aktivitetet e rendesishme te Diaspores.
Z.Gashi beri nje paralelizem midis festes se falenderimeve ne Amerike qe perkon nje dite me pare me festen e Flamurit tone Kombetar. Ne fjalimin e tij te zjarrte, ai foli me pathos patriotik per Flamurin, per punen e palodhur te Diaspores e cila ka bere nje pune te jashtezakonshme per Kombin dhe ceshtjen shqiptare.
Z.Gashi falenderoi ne menyre te veacnte Ameriken, shtetin amerikan qe ju gjenden prane Shqiperise dhe Kosoves, ne luften dhe perpjekjet e tyre titanike, per permbysjen e diktatures komuniste dhe Pavaresine e Kosoves. Ai pohoi se lidhjet e Shqiperise kane qene qe me presidentin amerikan Wilson, i cili ngriti zerin qe ne ate kohe, ku luheshin fatet e popullit tone, qe Shqiperia mos te copetohej. Prandaj nga kjo tribune e ngritjes se Flamurit tone, i shpreh ne emer te shtetit shqiptar, te Diaspores shqiptare, e cila eshte ambasdadore e kombit shqiptar, mirenjohjen me te thelle qeverise amerikane dhe popullit te saj. Fjala e tij elekuente, u prit me duartrokitje dhe dashuri nga pjesemarresit.
Me pas do te pershendeste dhe z. Andi Xhoi, sekretar i Misionit te perhershem shqiptar ne OKB, ne New York. Ai ndjehej teper i nderuar, qe po perfaqesonte misionin shqiptar, dhe pohoi se eshte dita me fatlume e shqiptareve, eshte dita e Pavaresise, dite qe u kurorezua nga perpjekjet dhe sakrificat e panumerta te popullit shqiptar.
Ne skene do te degjohej me shume dashuri dhe emocion aktori i mirenjohur, humoristi Astrit Sula. Ai me interpretimin e tij profesional mori duartrokitje te fuqishme nga te gjithe pjesemarresit.
Z.Beqir Demhasaj, ushtar i UCK-s pershendeti dhe ju uroi te pranishmeve Diten e Pavaresise, Diten e Flamurit Kombetar.
Edhe Dea Bejleri, perfaqesuesja e nxenesve te shkolles shqipe, veshur me kostumin kombetar, recitoi poezi per diten e Flamurit. Ajo kishte ardhur qysh ne mengjes e shoqeruar nga prinderit e saj, aktiviste te palodhur, z. Neritan Bejleri, kryetar i shqoates se Devollit, dhe mesuesja e gjuhes shqipe te Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, znj. Blerina Bejleri.
Gjithe ky aktivitet nga me te rendesishmet e vitit, do te percillet nga media, ku u filmua nga TV “Kultura Shqiptare” me producent Adem Belliu, nga gazetari Beqir Sina, ku do te botohen pothuajse ne te gjitha gazetat.
Zeri shqiptar u ndje si kurre ndonjehere, ja aty, ne shesh te mejdanit, aty ku u ka hije burrave te Kombit, aty ku do te valevitet zyrtarisht, jete e mot ne cdo 28 Nentor Flamuri yne, Flamuri kuq e zi!
Pas ngritjes se Flamurit shoqata “Dibra” shtroi nje kokteil ne klubin “Korabi” me pronar z. Besim (Titi) Maqellara, ne Staten Island, e cila u sponsorizua nga biznesmeni i suksesshem z. Ylber Pilku.
Ne kete kokteil moren pjese z.Flamur Gashi, drejtor i Institutit te Diaspores, z. Albert Jerasi konsull shqiptar ne New York, bordi dhe anetare te Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”. Kete pritje e drejtoi kryetar i shoqates “Dibra”, z.Ibrahim Kolari, i cili falenderoi te pranishmit dhe ju uroi atyre mireseardhjen ne kete dite te Pavaresise.
Z. Gashi u shreh se ishte shume i lumtur si i deleguar i qeverise dhe qe personalisht ndodhej midis vellezerve dibrane. Projeket e ndryshme qe tha gjate diskutimit u priten ngrohtesisht nga te pranishmit.
Akoma me festive do ta benin kete pritje, aktori Xhevat Limani se bashku me kengetaren Justina Aliaj, te cilet sollen nga repertori i tyre pjese te ndryshme nga muzika dhe arti shqiptar.
Me vone te pranishmit i pershendeti gjithashtu dhe z. Albert Jerasi, konsulli shqiptar ne New York
Diskutuan dhe e pershendeten kete kokteil festiv, studjuesi Agim Boba, z. Neritan Bejleri, ish kryetar i shoqates “Dibra” z. Xheladin Pjecja, z. Zyhdi Daci ish mesues patriot ne Diber, z. Q. Zylo, z. Musa Pacuku etj…
Kjo atmosfere e ngrohte qe u krijua nga shoqata “Dibra” do te ngelet e paharruar ne kujtesen e te gjihe pjesemarresve, ne Diten e Flamurit, Diten e Shpalljes se Pavaresise.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 08, 2008 3:00 am

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_1
Flamuri Kombetar kuq e zi valevitet krenar ne Manhattan


28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_6
Z. Gashi duke uruar pjesemarresit



28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_10
Z. Qemal Zylo duke pershendetur ne Diten e Flamurit
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_2
Gazetari Beqir Sina
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_3
Me nxenesen e shkolles shqipe Dea Bejleri, ne ngritjen e Flamurit ne Manhattan
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_4
Producenti Adem Belliu duke filmuar diten e ngritjes se Flamurit tone Kombetar
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_5
Studjuesi Agim Boba duke dhene interviste z.Adem Belliu
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_7
Z. Xh. Pjecaj, ish kryetar i shoqates Dibra
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_9
z.Musa Pacuku dhe z.Agim Boba
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_8
Pjesemarres ne ngritjen e Flamurit Kombetar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 10, 2008 11:56 pm


28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_6
Alma Papamihali, Pal Sokoi, Martin Çuni
TE GJITHA TREVAT SHQIPËTARE FESTUAN NË ASCHAFFENBURG-GJERMANI
28 NENTORIN, FESTEN E FLAMURIT SHQIPËTAR
Nga Pal Sokoli
Në Aschaffenburg të Gjermanisë, me 06.12.2008 u kremtua festa e flamurit shqiptar 28 nëntori flamuri shqiptar dhe shqiponje dykrenore thua se valëvitej diku ne trevat e etnikumit shqiptar, por ajo festohej ne Aschaffenburg, aty ku këndohej shqip, recitohej shqip, dhe vallëzohej shqip edhe për flamurin, edhe për gjuhën edhe për lirinë. Skenën e stolisur me Flamur dhe me simbole te tjera kombëtare te rezervuar nga organizatori Ragip Nuredini e kishin nxënë nxënësit e shkollës shqipe”Iliria” me mësuese - poeten tonë te mirënjohur Alma Papamihali.
Alma Papamihali bëri hapjen e këtij tubimi duke përshëndetur te gjithë të pranishmit qe mbushen sallën, dhe miqtë e ftuar, fjalën i dha z. Niman Mulliqi - kryetar i shoqatës “Kosova”, i cili foli për fatin e kombit shqiptar, për traktatet e fshehta dhe copëtimin e tokave shqiptare si dhe krajatat e kombit shqiptar nen sundime të egra qe nga otomanët e deri të apetitet e shteteve fqinje për copëtimin e tokave shqiptare. Z. Mulliqi foli edhe për rezistencën stoike të UÇK-së në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës. Fjalën e mori kryetari i Lidhjes se shqiptarëve të botës për Gjermani z. Sebastian Nuiqi. Ky filloi me një kronologji historike për Flamurin dhe për shqiptarët prej antikës Ilire e deri në ditët e sotme. Përdorimi i flamurit dhe origjina ilire e shqiponjës dykrenore prej qe 23 shekuj e këndej. Ngritja e flamurit nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pastaj 1910 nga Dedë Gjon Luli në Deçiq dhe nga Ismail Qemali në Vlorë e deri te ngritja e tij në luftën e fundit në Kosovë. Martin Çuni te pranishmit i përshëndeti në emër të Lidhjes se shkrimtarëve shqiptar dhe pasi ishte edhe 10 vjetori i themelimit te “Radio Kosova e Lirë”, edhe në emër të redaksisë se saj. Martin Çuni pastaj recitoi disa poezi nga libri i tij i fundit. Poezi nga libri “Unazë Gjaku” lexova edhe unë P. Sokoli. Pas fjalës rastit dhe pjesës poetike te këtij tubimi, u hap pjesa festive e programit.
Kësaj pjese festive i parapriu kënga “Oh sa mirë me qenë shqiptar “dhe skenën e morën për disa minuta nxënësit e shkollës shqipe”Iliria” të Aschaffenburgut dhe mësueses Alma. Ata interpretuan për mrekulli recitale me tematikë Lirinë, Flamurin, gjuhën shqipe, ata recituan dhe kënduan këngë nga të gjitha trevat tona kombëtare, vallëzuan valle me motive të ndryshme shqiptare duke nxënë të gjithë skenën e bukur dhe mjaft të gjerë të kësaj salle. Transparente ishin edhe kostumet kombëtare qe i mbanin me krenari. Në fund nxënësve ju dhuruan ca dhurata te vogla me motive nga festat e dhjetorit. Të gjithë nxënësit ishin mjaft mire te përgatitur nga mësuese Alma, bilës edhe disa qe posa kishin filluar mësimin në gjuhën shqipe. Pjesa e dytë e programit festiv i takoi grupit të muzikës popullore,”Vëllezërit Nuridini dhe Mimoza”.Siç është bërë traditë nëpër festat tona apo koncertet tona mbrëmja përfundohet me vallëzim nga pjesa dërmuese e të pranishmëve. Kështu ndodhi edhe këtu në Aschaffenburg, por diçka qe me bie në sy ne mërgatën tonë është se në vallëzimet tona nuk marrin pjesë shumë djem shqiptar, por kjo nuk vlen për vajzat shqiptare qe përbëjnë 90 °/° te pjesëmarrjes. Pastaj në tubimin e sotëm kishte edhe shumë fëmijë te vegjël, çka është për tu lavdëruar, ndoshta edhe pikërisht nga se programi me nxënës ishte atraktiv për fëmijët. Kjo të bënë të shpresojmë se Flamuri ynë do të mbetet në kujtesën e brezave të ardhshëm qe po rritën larg atdheut në mbarë mërgatën tonë nëpër botë.
Nga kremtimi i 28 Nëntorit në Aschaffenburg u pritëm dhe u përcollëm përzemërsisht nga nikoqirët e takimit.



28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_1
Niman Mulliqi
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_2
Publiku ne sallë
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_3
Valle me motive nga Jugu i Shqpërisë
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_4
Valle me motive nga trevat tona shqiptare
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_5
Valle nga te rejat shqiptare
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_7
M. Çuni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Edhe në fillimjavën e parë të dhjetorit në Gjermani vazhduan manifestimet për shenimin e 28 Nentorit Ditës së Flamurit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 11, 2008 1:54 am

NE JÜLICH TE GJERMANISE SHQIPTARET I BASHKON FLAMURI, KENGA DHE FJALA E BUKUR SHQIPE

Shkruan: Muharrem Sfarqa

Në këtë fillimjavë dhjetori, pikrisht mbrëmjen e së shtunes,më 6 dhjetor, Jülichi i Gjermanisë ishte mikpritës i një auditori të zgjedhur mysafirësh të Klubit "Bashkimi Kombëtar", nën patronatin e së cilit ishin mbledhur shqiptarët nga diaspora për të shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarsisë së Shqipërisë, e cila ditë njifet edhe si Dita e Flamurit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, paraqitjen e pare publike të UÇK-së dhe 100-vjetorin Kongresit të Manastirit.
Në ambijentet e bukura të sallës së këtij qyteti ku holet e saja ishin stolisur me flamuj kombëtarë e shtetrorë, në mesin e të cilëve valviteshin edhe ata amerikan dhe gjerman, madhështinë e kësaj mbrëmje ua zmadhonin edhe fotot e figurave të dalluara historike te kombit, posaqërisht e Skënderbeut e Isamil Bej Vlorës. Manifestimin e hapi kryetari i Klubit "Bashkimi Kombëtar" z. Hamit Dubovci, një aktivist i hershëm i qështjes kombëtare dhe mjaft i njohur në këtë anë i cili së bashku me aktivistin më të nderuar të këtij rrethi Veli Selimin, tani më të ndjer, ishin për një kohë të gjatë prijes të shumë aktiviteteve në baza kombëtare. Pas intonimit të hymnit kombëtar dhe nderimit të tij, ai përshëndeti të pranishmit dhe mbajti një fjalë rasti. Referatin për mbrëjen në fjalë e kishte pregaditur z. Agim Gashi i cili mes tjerash e tha edhe këtë: "28 Nëntori është vërtet një ditë për ne, shqiptarët dhe miqtë e shqiptarëve së bashku, që të përkujtojmë kampionët e pavarsisë së Shqipërisë – ata që vazhdojnë të na frymzojnë me sakrificën dhe kurajën e tyre për ta bërë këtë vend të lirë duke flijuar edhe jetrat e tyre"!
Në vazhdim të pjesës foljore auditorit me një fjalë përshëndetëse ju drejtu edhe z. Anton Kolaj ish nënkryetar i LDK-së së Kosovës i cili apeloj që të jemi të bashkuar, të lëmë me një anë ndasitë dhe të shiqojm nga e ardhmja me perspektivë kombëtare.
Pjesa artistike e programit u përshkua nga artisti dhe këngëtari Agim Gashi i cili u paraqit me monodramën: "Për me ba Shqipnin-Shqipni" i cili kishte sistemuar pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e tij artistike, mes së cilave kishte përshkruar etapa të ndritura të historisë së popullit shqiptar në vargje, të cilat u priten me ovacione dhe duartrokitje të gjata e frenetike, nga të cilat artisti u ndërpre disaherë gjatë aktrimit të tij.
Programi muzikoro-argetues i cili zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes ishte pjesë e këngëtarëve nga shoqeria e zgjedhur e Essenit të cilëve u printe këngëtarja nga Shqipëria Lindita Leti, dhe e cila u paraqit me një repertuar të gjatë e të bukur.
Emrues i përbashkët i këtij manifestimi ishte se shqiptaret gjithmonë janë të bashkuar e sidomos atje ku valon flamuri e jehon bukur kënga e fjala shqipe. Keso manifestime janë të mirëseardhura sidomos po që se janë më të shpeshta.

http://www.zemrashqiptare.net/article/Reportazh/5918/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 12, 2008 1:46 pm

Shqiptaro-amerikanet kaluan se bashku nje mbremje te bukur festive rreth Flamurit te perbashkuar

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Ne restorantin “Orion Palace”, Instituti Gjergj Kastriot Skanderbeg, se bashku me miqte e shumte dhe te ftuar festuan me madheshti diten e Flamurit Kombetar.
Mjedisi ku do te organizohej festa ishte teper festiv dhe komod, shndriste nga ngjyrat kuq e zi, ngjyrat e Flamurit tone. Ne ekran lexoheshin me shkronja te medha urimi: Gezuar festen e Pavaresise, Gezuar Diten e Flamurit, shoqeruar nen tingujt e muzikes luajtur nga orkestra “Fisniket”.
Njerezit grupe-grupe uleshin sipas tavolinave, duke u takuar dhe uruar njeri-tjetrin.
Ata perqafoheshin si vellezer e motra te nje gjaku ne kete mbremje festive, ne kete dite te shenjte qe i mbledh se bashku.
Ne hyrje ishin anetaret e Bordit te Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” qe ju uronin mireseardhjen miqve dhe te ftuarve te shumte.
Ne kete dite te mbushur tejet me emocion, nuk ke se si te mos ngazellehet shpirti, kur sheh femije te vegjel dhe degjon nga goja e tyre paksa me aksent urimin: “Gezuar festen e Flamurit”!
Jane keta femije qe tashme ulen ne bankat e shkolles shqipe ne Staten Island dhe kane ardhur me dashurine me te madhe me prinderit e tyre per te vallezuar e kenduar se bashku ne Diten e Pavaresise Kombetare.

Programi artistik ne mbremjen festive

Aktori dhe dramaturgu shqiptar nga Maqedonia, z.Xhevat Limani se bashku me znj. Klodiana Halsted udhehoqen programin artistik ne kete mbremje.
Pasi ju uruan te pranishmeve: “Gezuar Festen e Pavaresise”, ata ftuan ne skene artisten e madhe shqiptare Justina Aliaj, e cila me zerin e saj te magjishem interpretoi dy hymnet kombetare: ate amerikan dhe shqiptar, te cilat u shoqeruan emocionalisht nga shqiptaro-amerikanet.
Z.Limani do te pershendeste miqte dhe te ftuarit qe nderuan me pjesemarrjen e tyre.
Ai falenderoi ambasadorin shqiptar ne Washington, shkelqesine e tij, z.Sallabanda, amerikanin z.Jim Inffin, ish perfaqesues i Pentagonit ne konferencen e Rambujese, mik i shqiptareve qe ka luftuar per ceshtjen shqiptare, z.Vehbi Bajrami, autori i librit “Shqiptaret e Amerikes”, botuesin e gazetes se mirenjohur “Illyria” ne Diaspore dhe Shqiperi, dhe gjithe pjesemarresve te tjere qe kishin ardhur posacerisht per ta festuar se bashku kete dite te shenuar.
Pas falenderimeve, fjala ju dha kryetarit te bordit te Institutit, z.Musa Pacuku.
Ai beri nje histori te shkurter te luftrave dhe perpjekjeve shekullore te popullit shqiptar deri ne kurorezimin e saj me fitoren e Pavaresise. Plaku i mencur Ismail Qemali e ngriti kete flamur kuq e zi ne mes te Vlores, sot ai flamur po valon ne sheshin kryesor te Manhatanit ne Bowling Green, ngritur nga dashuria e shqiptareve per te.
Z.Limani ftoi ambasadorin e Shqiperise ne Washington, z.Sallabanda i cili nder te tjera tha:
Ne historine tone politika dhe vendimet e SHBA kane qene te nje rendesie te jashtezakonshme ne mbeshtetje te kauzes se drejte te kombit shqiptar.
Ne jemi shume mirenjohes per kete mbeshtetje, e cila vazhdon te jete vendimtare per zhvillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi dhe ne tere rajonin.
Ai falenderoi Diasporen shqiptare per nje kontribut te madh te saj ne ceshtjen kombetare dhe te Kosoves. Ne memorien tone kombetare shqiparet e Amerikes kane hyre si atdhetare, fisnike dhe demokrate te medhenj, me vepren e te cileve te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen jane krenare. Atdhedashuria dhe patriotizmi i shqiptaro-amerikaneve jane nje garanci e fuqishme e konsolodimit te marredhenieve me SHBA.
Ne fund z.Ambasador i uroi pjesemarresit suksese te metejshme ne aktivitete te ardhshme kombetare!
Kengetari i shquar shqiptaro-amerikan, me origjine nga Dibra, z.Haxhi Maqellara do te kendonte disa kenge patriotike dhe lirike. Interpretimi i tij u mireprit me duartrokitje te fuqishme nga vallezuesit dhe nga ata qe bisedonin e gezoheshin me shoket dhe miqte e tyre ne tavoline. Z.Maqellara kete vit ju festua ne Diber, me madheshti 35-vjetori i debutimit te tij ne skene duke kenduar nje jete te tere kenge nga te gjitha trevat.
Amerikani z.Jim Inffin, foli me nje respekt te madh per perpjekjet e shqiptareve dhe per luften e paepur te UCK. Ai ishte perfaqesues ne konferencen e Rambujese, ku do te merreshin vendime madhore per Kosoven. Gjithashtu ai foli per nje projekt te afert, per ngritjen e nje muzeumi ne Connectikut, ku nje pavion te vecante do t’ja kushtojne Shqiperise dhe Kosoves. Fjala e tij u nderpre nga duartrokitjet dhe u vleresua shume.
Edhe biznesmeni i suksesshem, Z.Gani Ahmeti ardhur nga Cikagoja bashke me mikun e shqiptareve, biznesmenin Amerikan, z.Al Anding, pershendeti dhe uroi pjesemarresit ne diten e Flamurit.
Familja e tij ka dhene nje kontrubut te vlefshem ne ceshtjen e Kosoves dhe te Shqiperise.
Z.Al Anding se shpejti do te investoje ne Shqiperi si dhe do te vazhdoje te kontriboje per ceshtjen shqiptare.
Pershendeti dhe djaloshi prej Kosove, Kushtrim Remzi Hoxha, i biri i Remzi Hoxhes, babai i tij figuron nder te zhdukurit ne Kosove. Ai falenderoi Institutin per ftesen dhe ju uroi atyre Diten e Flamurit!
Z.Q.Zylo do te paraqiste ne video projeksion foto-albumin e veprimtarise se Institutit, vecanerisht punen me nxenesit ne shkollen shqipe. Mesuese Adelina Lacaj se bashku me bashkeshortin e saj z.Imer Lacaj qe kishin ardhur se bashku te festonin Diten e Flamurit ndjeheshin krenare per punen e palodhshme me nxenesit e tyre qe kane filluar te flasin gjuhen e bukur shqipe.
Ndersa trimi i UCK-s, udheheqes i njesiteve speciale “Luanet” ne Kosove, dhe “Skenderbeu” ne Maqedoni, z. Beqir Demhasaj, nder te tjera tha: Shqiperia akoma nuk eshte e pavarur, pasi shume krahina te saj jane lene nen meshiren e shteteve fqinje. Ndonese ju ketu ne Amerike e ngrini flamurin shqiptar, por ne Maqedoni, akoma nuk lejohet nje gje e tille.
Pas pershendetjeve, prezantuesja Halsted ftoi ne skene aktorin e 6300 roleve z.Xhevat Limani i cili interpretoi pjese te ndryshme qe nga figura e heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe deri tek heroi legjendar, Adem Jashari.
Sa prane na e solli historine shumeshekullore te popullit shqiptar, sa prane i solli te gjithe burrat luftetare ne shekuj per Flamurin dhe Shqiperine, e keto ne fakt i bejne vetem aktoret qe dine mjeshterisht te evokojne historine, nepermjet artit, te vertetes, historine gjithe perpjekje te popullit shqiptar.
Interpretimi i tij u prit me duartrokitje te fuqishme duke sjelle emocione te vecanta dhe duke ngritur peshe zemrat e malluara te emigranteve shqiptare per Memedheun e tyre te shumevuajtur!
Kengetaret Mimoza Gjikola, Agron Maqellara me zerin e tyre te embel, do te kendonin disa kenge te ndryshme shqiptare duke e bere dhe me te hareshme festen.
Kurse Koco Devole, humoristi i shquar i skenes shqiptare, do te sillte pjese te ndryshme nga jeta e perditshme, duke kritikuar dhe fshikulluar pjeset me negative te shoqerise, nepermjet humorit dhe satires.
Mbremja u mbyll me valle karakteristike popullore te kenduara nga kengetarja e magjishme Justina Aliaj dhe Haxhi Maqellara me zerin e tij teper melodioz.
Njerezit u shperndane neper shtepite e tyre te lumtur, sepse kishin kaluar nje mbremje festive te paharruar ne Diten e Pavaresise, ne Diten e Flamurit Shqiptar.
Gjithe mbremja festive u filmua nga TV “Kultura Shqiptare” me producent Adem Belliun, nga TV “Illyria Studio”, nga amerikani Todd Watkins, gjithashtu ishte i pranishem dhe gazetari i Diaspores, z.Beqir Sina, qe do ta percjelle ne gazeten “Illyria” dhe gazeta te tjera.









Znj.Klodiana Halsted duke intervistuar ambasadorin shqiptar, z.Sallabanda








Z.Xhevat Limani dhe znj.K.Halsted ne prezantimin e programit








z.Limani, Maqellara, J.Aliaj, H.Blloshmi, K.Devole








Producenit i TV Kultura Shqiptare z.Adem Belliu dhe z.Qemal Zylo








Gazetari Beqir Sina, dhe producenti i TV. Illyria








Nga e majta B.Demhasaj, z.Anding, z.Sallabanda, z Ifnnin,z.Ruci, z.Ahmeti, z.Pleqi








Nje grup te rejash ne mbremjen e Flamurit








Pjesemarres ne mbremjen e dites se Flamurit




New York, 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:05 am

TA DUASH FLAMURIN KOMBËTAR- E DON KOMBIN DHE TRUALLIN SHQIPTARË                      


Nga Xhevat Rexhaj
 
Si në të gjitha  vendet dhe rajonet e ndryshme të botës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët edhe në një vend të quajtur Schaffhausen, u festua dhe u këndua për shqiptarinë. Salla e mbushur përplot me njerëz të moshave të ndryshme, dhe të ,të dy gjinive ushtonte nga muzika dhe vallëzimet, nga këndimi "live" i këngëtares sonë Sh. Mema, dhe nga recitimet e mrekullueshme të nxënësve të shkollës plotësuese shqipe të Kantonit Schaffhausen me rrethinë.


Si zakonisht, pas fjalës hyrëse dhe përshëndetjes shqiptare nga ana e autorit të këtij shkrimi, si organizator kryesor i evenimenteve të tilla qe 18 vite, për vetë Flamurin prej kohës së Gjergj Kastriotit e vitit të I. Qemalit e gjerë në ditët e sotme referat të thukët lexoi veprimtari i mirënjohur i çështjes shqiptare Z. Mujë Demhasaj.  Një fjalë të shkurt mbajti edhe aktivistja e LDK-së, dhe ish ushtarja e UCK-së Zonja Begije Idrizi.


Pas këtyre ishte radha e fëmijëve të cilët me një koreografi dhe një përgatitje shumë të mirë nga bashkëshortët, mësuesja dhe valltari Nuhiu, e kënaqën publikun me recitime dhe me dy drama të shkurtra, shumë të pëlqyera nga të pranishmit.


Festa për Flamurin tonë tregonte se ne së pari jemi shqiptarë e pastaj, kosovarë, andaj Flamuri i ynë kombëtar është ai që na bashkon të gjithëve, të të gjitha partive, t¨të gjitha trojeve dhe të të gjitha mendjeve tona.


Thënë  sinqerisht pa u zgjatur më shumë ky manifestim tregoi se ne shqiptarët, që disi jemi të orientuar prej mesit nga e djathta, jemi më të drejtë, më të sinqertë dhe mendojmë disi shumë për kombin dhe nacionalizmin modern kombëtar, pra nuk jemi me soci- internacionalistë.


Manifestimi ishte i organizuar nga një grup shqiptarësh që me vite bëjnë këso organizimesh, pra nuk kishte karakter partiak, por thjeshtë kombëtar, ishte për mrekulli, disa zviceran- pasi që nuk kishim ftuar shumë u ndan vërtet të befasuar, ngamë shumë se 300 të pranishëm nuk thyhet as një gotë apo një shishe birre, lëvdata.


Kur duam mirë ne shqiptarët, ua kalojmë të gjithëve, por...










Këngëtarja Sh. Mema, duke i kënduar vajzës që e ka ditëlindjen me 28 Nëntor, valltarja më e njohur në të gjitha zhanret e muzikës, Xhetare Rexhaj


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 14, 2008 3:29 pm

Mesazh Festiv nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane



 



Mesazh Festiv nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane


Per sa liga qytetare eshte perqendruar kryesisht ne ndergjegjesim kongresonal per qeshtjen e Shqiptarve ne Amerike permes lobimit ton aktiv ne Washington, ne po ashtu publikisht kemi terhek vemendje permes darkave bamirese, parade qytetare, dhe permes ngjarjeve tjera publike.
Klikoni ketu (http://it.youtube.com/watch?v=CcIJtoWchFw) ta shikoni pjesmarrjen e Shqiptaro-Amerikaneve ne paraden e dites se Columbis qe u mbajt ne kete vit ne Manhattan ne avenun e pese se bashku me komunitetin Italiano-Amerikan.



Klikoni ketu (http://it.youtube.com/watch?v=-N0c8EmLbwM)ta shikoni pjeset e segmenteve te selektuara nga darka qe kryesisht eshte e organizuar nga kisha Zonja e Shkodres ne Maj te keti viti ne Nju Jork per te ngritur fonde per Katedralen dhe qendren e kultures Nena Tereze ne Prishtine.
Ju deshirojm fat dhe lumturi ne kete sezon te festave gjithashtu ju urojm vitin e ri,
Joe and Shirley DioGuardi

—————————-
Teksti anglisht:
A Holiday Message from the Albanian American Civic League
Dear Friend,
While the Civic League is primarily focused on raising Congressional awareness of the concerns of Albanians through our lobbying activities in Washington, we have also raised public awareness about Albanians by participating in benefit dinners for worthwhile charitable causes, civic parades, and other public events.


Click here to see Albanian Americans participating in this year’s Columbus Day Parade in October on Fifth Avenue in Manhattan in solidarity with the Italian American Community.


Click here to view selected segments of the dinner hosted last May primarily by Our Lady of Shkodra Church in New York to raise funds for the Mother Teresa Cathedral and Cultural Center in Prishtina.


Albanian American Civic League jjd@aacl.com
13.12.2008, 7:07:38


http://kosova.albemigrant.com

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 2:38 am

Në Kirchheim /Teck të Gjermanisë me 6 dhjetor u festua Dita e Flamurit.
Shkruan: Qaush Krasniqi
Në emër të këshillit organizativ të pranishmit i pëshëndeti z.Xhafer Leci.
Z. Leci foli për rëndësinë që ka Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se “pas më shumë se 5 shekuj shqiptarët me lutë arriten të mposhtin flamurin turk dhe ngriten lart atë shqiptar në Vloren Heroike.
Ky është Flamuri i Skënderbeut, flamuri i Ismail Qemalit,Isa Boletinit, Adem Jasharit, Sali Çekut, Zahir Pajazitit, flamuri i i heronjve dhe dëshmorëve të kombit dhe popullit shqiptar”
Pas fjalëve përshëndetëse dhe fjalimeve të rastit,të pranishmit i argëtuan vëllazërit e mirënjohur Gërxhaliu dhe
Grupi Rock to Shock “Break Dance” i udhëhequr nga Kreshink Dançe.
Salla Eduard-Mörike-Halle kishte 460 ulëse, mbi 150 të tjerë që kishin ardhtë të përcjellin programin e festës nuk gjenin vende të ulen.
U apelue tek rinia dhe nënat që fëmijt e tyre tua lirojnë disa vende të moshuarve gjë që
apeli u respektue.
Kirchheimi ka një masë të shkëlqyer bashkëatdhetarësh të cilët asnjëherë që 18 vite organizimi nuk kanë pas asnjë ekces. Tubimet, festat etj. gjithherë kanë kalue në atmosferë shumë të mirë.
Të pranishmit u përshëndetën edhe nga mysafirët e ftuar
Emin Fazlija, Fatmir Rakipi dhe Fatmir Bajraj.
Më poshtë po paraqesim fjalimin e z. Emin Fazlijaj alias Emil Kastrioti,
kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare.
DITA E FLAMURIT DHE E PAVARËSISË SË SHTETIT SHQIPTAR
Bashkatdhetar te dashur,motra e vëllezër pa dallim krahine,partije,profesioni e besimi kam nderin dhe kënaqësine e veçantë që t’ju uroj nga zemra gëzuar Ditën ma te madhe,ditën ma te shejtë te mbarë kombit shqiptar-ditën e shpalljes së pavarësisë së shtetit dhe kombit shqiptar,pra jo vetëm te asaj trohë Shqipërie te tkurrur ne 28000 km2,por te asaj prej 95000km2,ku,kuptohet bëjnë pjesë jo vetëm Kosova e sotme unmikistane apo Eulexistane,por te asaj Kosove prej Molles së Kuqe duke përshkruar vijen kufitare kah Sanxhaku shqiptar me Novi Pazar e per te vazhduar ne perëndim deri ne Tivar,kurse nga Molla e Kuqe vija lindore qe shkon nga lindja ne jug dhe bashkohet me vijat kufitare te Çamërisë së martirizuare duke vazhduar deri ne Preveze me gjith bregdetin e Jonit.Pra, 28 Nëntori i vitit 1912 qe ndryshe e njohim ne histori si NËNTORI I DYTE, sepre para kësaj ndodhije madheshtore qe ngjau ne Vloren heroike ku u mblodhen burrat e dheut nga te kater vilajetet shqiptare dhe ne krye me plakun urtak ISMAIL QEMAIL BE VLOREN shpallen Pavarësinë e Shqipërisë,shqiptarët,shum vite ma heret,gjegjësisht me 28 nëntor te vitit te largët 1443 ne Krujen legjendare përjetuan një triumf madhështor me kthimin e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit,te mbiquajtur SKËNDERBE nga pengmarrja nga 0tomanet dhe i cili e shpalli pavarësinë e shtetit arbëror duke i bashkuar gjitha principatat arberore ne Kuvendin historik të Lethës ku u lidhë BESA E MADHE SHQIPTARE për te luftuar dhe per t’i mbrojtur trojet etnike shqiptare,pra sot kur e përkujtojmë këtë ngjarje te madhe historike qe ndodhi para 565 vitesh nuk mund te mbetemi indiferent,por me krenari do ta shprehim lavdinë e pamohueshme te kombit shqiptar, ashtu siç do mburremi me 96 Vjetorin e shpalljes së pavarësisë shtetërore dhe territoriale te Shqipërisë Etnike, andej me lejoni qe ne emërin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare brenda dhe jashtë trojeve etnike t’ua uroj këtë festë te madhe me dëshirë qe te realizohet RIBËRJA e SHQIPËRISË së BASHKUAR,SHQIPËRISË SE SHQIPTARËVE,SHQIPËRISE ETNIKE kah flitet gjuha e shejte pellazgo-iliro-shqiptare dhe kah bukës i thonë BUKË e ujit= UJË. Me keqardhje shum te madhe konstatoj se Qeveria e Republikës së Kosovës në mënyrë shum të ultë e antikombëtare e hoqi nga kalendari i festave shtetërore Ditën e Flamurit dhe shqiptarët,për here te pare, ne te ashtuquajturin “shtet te pavarur te Kosoves” nuk paten te drejtë ta festojnë zyrtarisht,por vetem si feste private,si feste familjare apo siç na e shpiken nji fjali “Feste komuniteti” sepse per pushtetarët e Kosovës ma mire po tingëllojnë fjalet e huaja qe e bastarduan gjuhen e shejtë shqipe dhe ne vend qe te thonë “feste e bashkësisë” ata e “pagëzuan” ne komunitet.Pushtetarët e Kosovës qe me padrejtë mundohen me i pervehtësua dëshmoret dhe heronjtë e luftës së lavdishme të U.Ç,K-ës nuk jane te vetëdijshëm se sa rënde i kanë lënduar shpirtërat e atyre mija deshmorve e luftëtarve të rënë ne fushen e Nderit per LIRI,PAVARESI dhe BASHKIM KOMBËTAR.Te gjithë ju e dini se si ka qenë teksti i BETIMIT të pjestarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai BETIM i tyre i shejte, i vulosur me gjakun e tyre rinor ka qenë,është dhe mbetet BETIMI në FLAMURIN KUQ E ZI, ne Flamurin e Gjergj Kastriotit, Avdyl Frasherit, Ismail Qemailit,Hasan Prishtinës, Shaban Polluzhës, Prof.Ymer Berishes dhe Komandantit legjendar ADEM JASHARIT: BETIMI i tyre ishte çlirimi i atdheut dhe Bashkimi i kombit shqiptar ne nji shtet te vetmin mbarëshqiptar,kurse “parlamentarët” tane te mjere te Kosovës edhe ne atë beter Kushtetuten e 15 qershorit te këtij viti fatkeq e sanksionuan MOSBASHKIMIN KOMBËTAR dhe Flamurin kombëtar,flamurin e larë me gjak e lotë shqiptaresh e hoqen dhe dizajnuan njifar beteri qe nuk përfaqëson kuruar kombi as kombësie por qe e ofendon dhe lëndon ne shpirt çdo shqiptar liridashës.Kosova, ne vend qe te behet nji shtet i lirë e demokratik, u bë qender e korrupsionit,krimit te organizuar,varferise e skamjes se skajshme ndersa funksionaret e atij pushteti kukull u pasurua dhe shumica e tyre u bënë brenda natës milionera, ndersa luftetaret e vertete te lirise,shumica te gjymtuar ne lufte, nuk kane as kulm mbi koke.Edhe TMK=ja do te shpërbehet siç u shperbe UÇK-ja dhe do te krijohet diçka qe do te quhet FORCAT E SIGURISE SE KOSOVES=FSK, kurse dy te tretat e pjestareve te TMK=ës do te mbesin rrugeve si te pa pune dhe pa përkujdesje. Kosoves iu imponua,dasht e pa dasht plani i BAN KI MUN-it prej 6 pikash i hartuar ne Beograd sipas deshires se kreut te qeverise se Serbisë.Tani bëhet pyetja: Ku mbet pavarësia dhe SOVRANITETI i Kosoves kur dihet se me këto 6 pika,Kosoves i gllabërohet nji pjese e madhe e territorit prej 27% te tërësisë se Kosoves,ku qeveria e Kosoves nuk do te këtë kuruar çasje ashtu siç nuk ka pas deri me sot prej 1999-ës.Argumenti i kësaj hipokrizije te qeverisë,parlamentit dhe policise së Kosoves është rasti tragjik,për botëkuptimin tim: heroit te ditëve tona ALI KADRIUT nga lagja KROI I VITAKUT ne Mitrovice, i cili edhe pse ne moshë te thyer, po ben çmos qe ti rindertoje shtepijat e tija te djegura nga barbaria serbe,por ne vend qe te kete përkrahjen e pushtetit “tonë” atë e ndjekin huliganet serb nga shtëpia,nga oborri dhe nga pronësia e tij dhe sulmuesit, ne vend qe ti ndeshkoje policia e jone apo ajo e Unmikut,ata i mbrojnë ndersa te gjorin ALI me dhunë e largojnë nga shtëpia e rrenuar,cilen përpiqet ta meremetoje e te kthehet ne shtepi te vet,ndersa qe 10 vjet ai është i detyruar te paguaje qira ne jug te Mitrovices,kurse shtëpia mbetet e pameremetuar e kësi rastesh kemi me mija,sepse siç pat pohuar para disa ditesh vet Hashim Thaçi se ne veri te Mitrovices janë përmbi njëmijë banesa e shtepija te shqiptarve qe i kanë uzurpuar kriminelet e vrasësit serb nga vende tjera te Kosoves qe jane strehuar atje dhe presin çastin e volitshëm qe duke i mbrehur thikat e tyre gjakatare edhe njihere të bëjnë nji kasaphane nder shqiptarët e Kosoves durues te mëdhenj te dhunës dhe terrorit sllavoserb per hirë te “BASHKËJETESES” me “vëllezërit” serb,siç i pat quajt nji ish luftëtar i çështjes shqiptare, i cili mjerisht, në pleqëri lajthiti nga vija parimore e rinise se tij revolucionare.
Pra, vëllezër e motra, ky është realiteti i hidhur sot ne Kosovë,por sidoqoftë na,mergimtaret e gjore , ne asnjë mënyre nuk bënë me ja kthye shpinen Kosoves e me thënë:une dhe familja ime gjindemi këtu ne Gjermani dhe punët i kemi mire, e atje, në Kosovë u bëftë deti kos”! Jo,kurrë ashtu, mos për asgjë tjeter,këtë mynxyrë nuk guxojmë t ja lejojmë vetes për hirë te VARREZAVE te Deshmorve te Kombit dhe varrezave te parve tane,sepse qeveritë shkojnë e vijnë ndersa atdheu mbetet gjithnji e mbi te gjitha.Pra ta duam Kosoven, ti dojme trojet tona etnike shqiptare sepse jane TROJET TONA, Ta duam kombin dhe ta duam e nderojmë FLAMURIN KUQ E ZI, ti mbesim besnik per jete IDEALIT për RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE dhe RIKRIJIMIN E SHQIPERISE SE LIRE ETNIKE E DEMOKRATIKE.
NGA KY ASPEKT EDHE UA UROJ FESTEN E MADHE: GËZUAR ! DHE FALEMINDERIT !



28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_1
Majtas Fatmir Bajraj duke përshëndetur manifestimin


28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_2
Nga e majta Xh.Leci, Emin Fazlija, Qaush Krasniqi etj.


28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_3
Pamje nga tubimi
28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë U1_4
Grupi Rock to Shock duke kërcyer
28 Nëntor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë Empty Re: 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi