Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Egriu:Përkujtojmë 43-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë

Shko poshtë

Ibrahim Egriu:Përkujtojmë 43-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë Empty Ibrahim Egriu:Përkujtojmë 43-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 30, 2010 8:44 pm

Ibrahim Egriu:Përkujtojmë 43-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë

Ibrahim Egriu:Përkujtojmë 43-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë 5272
Pamje nga pasojat e tërmetit Dibër 1967

Nga Ibrahim Egriu

Sot, 30 nëntor ’10mbushen plot43vjet nga dita kur një tërmet9 shkallë i fuqishëm e kaploi Dibrën e Madhe me rrethinë, Dibrën ku ndodhet Kështjella e dytë e prisit tonë legjendar-Skënderbeu, Dibrën e Iljaz Pashë Qokut, kryetarin e parë të Lidhjes së Prizrenit, Dibrën e Suf Xhelilit e Seidi Najdenit, të Ramiz Dacit e Hoxhollit dhe Dibrën e shumë trimave e heronjve të tjerë që ranë fli në alltarin e lirisë.
Të gjithë dibranëve u është ngulitur thellë në kujtesë ajo ditë e llahtarshme plot trishtim e lemeri. Ishte ditë e enjte, ditë feste. Saktësisht, në ora 8-të e 25 min. të mëngjesit, një dridhje e fuqishme e përshkoi Dibrën me rrethinë. Në ato çaste s’dinim se ç’po ndodh! Lëkundje e fuqishme e tokës! Humbje e ekuilibrit! Britma, vrapime, ulurime e ofshama!


O Zot, ç’ndodhi kështu ! –Secili përpiqej të shpëtojë i gjallë. Plasaritje të mureve dhe derdhje të shtëpive, thyerje xhamash, shkapërderdhje orendish, ndërsa nga dridhjet e fuqishme, tik-taku i orës u ndal në orën 8-të e 25 min.
Në ato çaste bashkë me Skënder Selën e Naim Dacin u gjendëm në Studion radio“Dibrës“ që të dërgojmë një urim me rastin e diplomimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Dikush bërtiti me të madhe:-Ikni!-Largojuni!-Askush s’dinte se ç’ndodh. Atëherë, vetëtimthi vrapova shkallëve tatëpjetë.Papritmas, nga shpejtësia u rrëxova, dhe, duke u rrokullisë u gjënda në fund të shkallëve. Një dhëmbje të fortë ndjeva në këmbën e majtë, të cilën, meqë e pata të thyer, s’mundesha ta lëviz fare. Nga droja se do më zë muri, rrëshqanas dola jasht.
Ç’me pa!-Dibrën legjendare, me ato rrugë të pastra dhe godina të vogla dhe tërregulluara bukur e kish mbuluar pluhuri në të katër anët.Asgjë s’mund të shikoje nga pluhuri i madh. Ashtu duke çaluar, nisa në drejtim të rrugës kryesore të qytetit. Në të djathtëvërej godinën e Federatës gjysëm të rrënuar për tokë. Kudo derdhje, kudo shkatërime, kudo rrëmujë dhe në të gjitha anët mbretëronte qetësi. Pas ca çastesh dëgjoheshin refrene:-A jeni gjallë, a jeni gjallë!?
Rruga nga Shtëpia e Pionierëve ku ish vendosur radio-emisioni ”Dibra” deri te shtëpia ime ishte rreth katërqind metra. Ecja vetëm me një këmbë, kurse rruga më dukej tepër e gjatë. Në ato çaste traumatike, i cvilitur, i trishtuar dhe i zhytur thellë në mendime,vërejta mijëra dibranë, të cilët vërshonin turma-turma nëpër rrugë e qytetit dhe, me vrap ishin drejtuar tek më të afërmit e tyre që të mësojnë se ç’ndodhi me fatin e tyre. Në fëtyrën çdo qytetari pasqyrohej një dhe huti e papërshkruar.Në ato çaste dëgjohej vetëm një refren:
-A jeni gjallë, a jeni gjallë!?-Ndërsa askush s’pyeste për rrënimin e godinave dhe dëmtimin e orendive shtëpiake.
Të parin që e takova me të dalur në rrugë qe kapiteni dhe lojtari më i shquar i ekipit futbolistik”Korabi”, patrioti i ndjerë, Muhamer Ballanca-Muja, i cili, porsa më vërejti në atë gjendje, menjëherit m’u lëshua në përqafim e më tha:-A je gjallë!?-Por, ç’ke në këmbë, ç’të ka gjetur?-Gjallë jam Mujë, gjallë-shpëtova!-Unë tha ai, vrapoj të shohë se çka ndodhur me të afërmit e mi në lagjen Manazjarr, por së pari do të ndihmoj Ty që të të përcjell deri në shtëpi se kështu s’ke se si të arrish me një këmbë!-Jo, Mujë, të falemnderit, por dhe ti je i brengosur për të afërmit e tu, dëshirosh të dëgjojsh se çka ndodhur me jetën e tyre, andaj mund të shkojsh, ndërsa unë do arrij dalë nga dalë.
Jo,kursesi, unë do të përcjell deri te kinemaja e mandej vazhdo.-Ashtu dhe u bë. Më rroku për krahu dhe më përcolli deri në vendin e caktuar dhe shkoi.
S’i bëra as dy hapa kur paprtmas më doli përpara shoku im i ndjerë dhe shumë i dashur,
Triumf Turkeshi, nipi i Eqrem Qabejt, përndryshe atdhetar i shquar, i cili gjithmonë ishte
ferrë në sy për Sigurimin e atëhershëm monist. Ai gjat çdo manifestimi thirrej në polici dhe mbahem me ditë të tëra.Më përqafoi ngrohtë e më pyeti:-Ç’ke Imi, çka të ka ndodhur kështu?!-Asgjë Tufi,asgjë-kryesorja shpëtova!-Atëherë s’e zgjati shumë, më rroku për krahu dhe nisëm dalë nga dalë së bashku. Sa miq e të njohur takoja rrugës, me keqardhje më pyesnin se ç’ndodhi me mua.-Përgjigja ime ishte:-gjallë jam, gjallë, por s’di se çka ndodhur me fëmijët dhe prindërit e mij. Në ndëkohë, në rrugën „Liman Kaba“, së bashku meTufin, e takuam edhe ish futbolistin e shquar të „Korabit“, poashtu atdhedashës-Luan Camin, i cili vraponte të mësojë se çka ndodhur me motrën e tij, Fatbardhën dhe fëmijët e saj.
U ofruam pranë shtëpisë sime. Ç’me pa, muret për rreth shtëpisë derdhur për tokë dhe, akoma pa u avit te dera kujtova se të gjithë anëtarët e familjes ndodhen nën gërmadha. Në hyrje të shtëpisë, pranë derës më prisnin shokët e mij të ngushtë-Mentor Sefedini, Azis Azis Kërluku, Sami Gorenca, Petrit Dibra dhe Edip Sela, të cilët kishin ardhur që të marrin vesht se çka ndodhur me mua dhe familjen time.Ata, porsa më panë bërtitën me gëzim:
-Ja ku vjen Imi gjallë e shëndoshë dhe u lëshuan ë përqafim. Mandej, shikimin e përqëndrova ne mes të shtëpisë ku ishin grumbulluar tërë anëtarët e familjes dhe farefisi i ngushtë të cilët ishin brengosë së tepërmi për vonesën time dhe, me britma e lotë në sy brohoritën:
-A je gjallë?Po, po gjallë e shëndoshë jam!-Po ju, a jeni të gjithë në numër shëndoshë e
mirë?-Po, u përgjigjën njëzëri të gjithë.-Ç’ke në këmbë, çka të ka gjetë?- Asgjë, asgjë do të kalojë. Kësaj i thonë fat në fatkeqësi.
Viktimat:-S’kaloi as një orë pas tërmetit, kur vetetimthi u përhap lajmi se nga tërë ajo dridhje e fuqishme e tokës, falë elektricistit hero dibran-Shuip Kobeci,i cili në atë kohë ndodhej në Centralin elektrik të qytetit, duke dashtë të shpëtojë djegien e shtëpive të dibra nëve dhe, duke mos parashikuar rrezikun e jetës që i kanosej, në shpejtësi, ndërpreu rymën elektrike dhe ra fli për të shpëtuar Dibrën e Madhe dhe qytetarët e saj, për të mos vdekur kurrë. Për këtë trimëri dhe heroizëm që tregoi heroi Shuip kobeci, këngëtari i mirënjohur dibran, Haxhi Maqëllara i thurri këngë.Andaj, Dibra ia ka borxh Shuipit që t’ia ngre një përmendore. Të gjithë dibranët me pietet të thellë pranuan lajmin e idhur për vetësakrifikimin e heroit Shuip Kobeci, i cili lë pas dy djem të bukur, bujar e të vyeshëm, të cilët sot pas 43 vjetësh kanë krijuar familjet e tyre. Poashtu, me pikëllim u bë e ditur vdekja e djalit 9 vjeç e fizarmonistit të Shoqërisë së përmendur dibrane ”Liman Kaba”, patriotit Eshtref Çutra. Mirëpo, mbi të gjitha damet e mëdha materiale që ndodhën, në tërë Dibrën me rrethinë pati vetëm katër viktima, kurse secili dibran thoshte:-patëm fat në fatkeqësi, sepse, 30
nëntori ishte ditë pushimi dhe nxënësit s’ndodhën nëpër shkollat e tyre.
Ndihmat e para:-Një prverbë popullore thotë:-Mos të lashtë Zoti pa tëndin! Kjo thënie u bë realitet me rastin e tërmetit.
Njeriu i parë, i cili në emër të kaçanikasve ia ofroi ndihmat e para në Dibër qe ish krytari trim e patriot-Sali Bajra, të cilin dibranët e quanin Pejgamber (Engjëll)l.Ai, në orët e pasditës erdhi vetë në Dibër dhe, para shtëpisë së ish kryetarit të ndjerë dibran,Ismailhaki Mullau, i ndali kamionët me miell, batanie e ushqime dhe iu drejtue popullatësdibrane me këto fjalë:-çdo familje dibrane është e mirë se ardhur në gjirin e familjeve tona. Pra, ju presim të na vini, me bukë, krypë e zemër. Si tha ashtu dhe u bë. Shumë familje dibrane me muaj të tëra u strehuan në kaçanik. Atë mirësi që ua bëri dibranëve ish kryetari i Kaçanikut, popullsia e kësaj treve s’do ta harroj kurrë.
Pas ndihmave të para që i solli atdhetari i ndjerë legjendar-Sali Bajra, filluan të vijnë dhe ndihma të tjera. Shumica e dibranëve mendonin se tani e ka radhën edhe Dibra, sikurse Shkupi të rindërtohet siç duhet, sepse Dibrën gjithmonë e trajtonin si zorrë qorre të ish Jugosllavisë.
Fillimisht, për shtëpitë e dëmtuara rëndë u ndanë ndihmat e para prej 500 mijë dinarësh. Dikush e shfrytëzoi këtë të drejtë e dikush jo. Megjithë se gjysma e shtëpisë sime u rrënua plotësisht për tokë, unë atë të drejtë nuk e shfrytëzova, sepse, siç më thuhej në vendimin e Komisionit se, gjatë asaj kohe paskam pasë qenë i punësuar si mësues në komunën e Gostivarit dhe s’paskam pasë të drejtë t’i shfrytëzoj; por vetëm se më mundësohejqë të huazoj kredit në shumë prej 1 milion e 500mijë dinarësh. Si më urdhëruan ashtudhe u bë..me ato të holla ndërtova një strofull sa me e mbuluar fëmijët e mi kokën, sepse kështu shkruhej në ligjin e Komisionit për shpërndarrjen e ndihmave. Dhe sot e kësaj dite më është ngulitur thellë në kujtesë paraqitja e robaqepësit dibran, A. S, i cili, pak kohë pas tërmetit m’u drejtua me këto fjalë:”Imi, ti koxha prof. kurse shtëpinë e ke si kasolle, pse s’e ndërtosh një më të mirë”?!-Përgjegja ime qe:-Po, e vërtetë është se ne mësuesit jetojmënë kushte të tilla, por
jemi të mëdhenj në shpirt. Gjatë pushimit veror isha nëvendlindjen time të dashur dhe pas dy dekada flejta në strofullën time të ngrohtë.
Zhgënjimi i dibranëve

Edhe pse Dibrës i arritën mjaft ndihma si nga brenda, poashtu edhe nga jasht, përsëri, Dibra-zorra qorre, siç e quanin pushtetmbajtësit, mbeti njashtu siç ishte, ndërsa, se çka ndodhi me ndihmat, kush i shrytëzoi dhe kah i zhdukën, më së miri e dijë ata që ishin në pushtet, pra kolltukxhinjtë e asaj kohe dhe, ashtu siç dërgoheshin, ktheheshin prap nga kishin ardhur d. m. th. në drejtim të Shkupit.

Emruesi i përbashkët i gjithë atyre ndihmave që ia ofruan Dibrës, qe vetëm sendërtimi i Pallatit të Kulturës në Dibër, të cilin, maqedonomëdhenjtë e pagëzuan me emrin”Skopje”-”Shkupi”.
Gëzuar 28 Nëntorin, Diten e Flamurit dhe te Pavaresise!
Malme-Suedi, 30 nëntor 2010 Me respekt: Ibrahim Egriu


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi