Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu

Shko poshtë

Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu Empty Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 18, 2010 12:06 am

Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu 41497_1602953533_3356_n
Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu

Flm nga zemra per botimin e REQUIEMIT, ne shenje te 4-vjetorit te vdekjes se atdhetarit te madh, Sali Bajra. bashkangjitur me kete mesazh, jua dergoj dhe dy poezi, qe i dedikohen atdhetarit te pavdekshem, Sali Bajra. Pershendetje vellazerore nga Suedia e ftohte plot bore e acar!

Abdullah Çallaku:

-Poezi kushtuar SALI BAJRËS dhe IBRAHIM EGRIUT

Përqafime e lot, dashuri e dhimbje sot kemi o Ibrahim,
Sot e katër vite u nda nga ne vëllau i yt dhe vëllau im.
Lotët pikojnë dhe zëmra trishtohet,
kur nga kjo botë vëllau të largohet.
...Ti e dinë o IMI, se shumë herë këtë ndjenjë e ke përjetu,
por në çdo rrezik stoik dhe vigan ke qëndru.
Jehon Dibra JOTE e malet buqasin.
Në ndihmë Kaçanikun me zëmër e thêrrasin.
Të dy për Atdhe vrapojnë për çlirim.
Të dy në qafime vëllau Saliu dhe vëllau Ibrahim.
Dibra jote me shumë dashuri të mban në kujtim.
O Ibrahim, o atdhetar dhe sakrificë për arsim!
Le të jetoj kujtimi për Ju sa të jet jeta
o Sali BAJRA O LISË me fleta!

(Kushtuar dy vëllezërve Sali Bajrës (r.sh.)dhe Ibrahim Egriut Suedi)

Ramadan ASLLANI: SINONIMI I KAÇANIKUT

(z. Sali Bajra)

Sa herë në mëngjes zgjohej herët,

Dhe përshkonte Çarshinë e Vjetër,

Për ta parë zgjimin e kaçanikasve,

Ngjitej përpjetë me bukë dhe gazetë.

- A mujte aga Sali! – refreni i përditshëm qytetar,

E mjekonte shpeshherë kur kishte ndonjë dhembje,

Duke rimarrë forcë për sfida të ndryshme,

Sinonimi i Kaçanikut – fisnik e kombëtar.

Aga Sali i Kaçanikut rilindej çdo herë,

Edhe kur erërat vetë nuk dinin kah frynin,

Përplasnin me rrëmbim të ligështit në fortunë,

Guri në shkëmb qëndrim mallëngjimi në urë.

Për emancipimin kombëtar e shoqëror,

Hapi gjimnazin e parë shqip në Kaçanik,

Dhe miratimin e parë për Fakultet Mjekësor,

Paraprijëse e Universitetit n’Kosovë.

- Kush e punon tokën?! - kërcënohej Mugosha,

Nëse në çdo mëhallë hapim shkolla pa mosha,

Për partinë dhe bujqësinë nuk është punë e mbarë,

Kaçanikasit duan dije, duan male, duan arë!

Kur kalonim vigun në jug, si në urën e siratit,

Satanët urrejtës pa Jehovain shkallmonin,

Pa guxuar t’i qajë as nënë as babë,

Plagët që shkaktonin fqinjët barbarë.

Sali Bajra çoi ultimatum n’Maqedoni,

-Mos m’i prekni shqiptarët n’atë copë Shqipni!

Se në Kosovë nuk mund’ni me hy!

Prish marrëdhëniet me kojshi!

Në Han t’Elezit vuri laurën,

Veç për shkie e maqedonas,

N’kufi ndal çdo grua e burrë,

Çdo veturë dhe maunë.

Këtu udhëheq Sali Bajra!

Burrë me nam e ka ba nana!

Me guximin dhe trimërinë!

Për Kosovën për Shqipërinë!

Ramadan Asllani

I nderuari z. Ibrahim,
Falemnderit shumë për emailin. Nuk kam pasur rastin ta njof personalisht Sali Bajrën, por e kam dijtë mirë se kush është. Duke lexuar emailin tënd më dilnin parasysh pamje të babait tim, i cili edhe pse vet i pa shkollë k...ishte shumë dashuri dhe respekt për Sali Bajrën. Ne nuk jemi fare nga ana e Kaqanikut por nga Hadja e Obiliqit e deri në vitin 1976 në familjen tonë nuk kemi pasë as tv as radio e babai im nuk lexonte as gazetën, por ishte shumë i informuar për Sali Bajrën dhe shpesh fliste për te me mysafirët tanë po edhe me neve fëmijve. Edhe kjo fletë për rolin pishtar të Sali Bajrës nami i të cilit merrte dhenë më shpejt se interneti i sotshëm dhe nderohej e respektohej an e kend Kosovës.
Edhe një herë falemnderit për emailin e Lavdi Sali Bajrës.
Gëzuar Vitin e Ri e shëndet të mirë!
Salih Konjusha
me familje
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu Empty Re: Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 18, 2010 12:10 am

Ju përshëndes i dashur Ibrahim me dëshirat më të sinqerta pë shëndet dhe jetë të gjatë. Z. Sali Bajren e kam njohur shumë mirë sepse ishte miku i babait tim. Ai vinte tek ne në Lipjan shpesh dhe gjithëherë i këndoja këngë patriotike.Sa herë që e këndoja këngën "Kosovës trime", Ai dhe babai im nuk e ndalnin vajin. Çaste të pa harrueshme ishin ato.
Ishte njeri dhe patriot me plot ndjenja kombëtare. Të rrallë janë njerzit si Ai!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi