Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:ARTIST ME SEVDA E DASHURI, SUMBULL! SUKSESET DHE MIRËNJOHJET GRUMBULL! KËNGËT NDEROJNË KËNGËTARIN! - Vargje

Shko poshtë

Mentor Thaqi:ARTIST ME SEVDA E DASHURI, SUMBULL! SUKSESET DHE MIRËNJOHJET GRUMBULL! KËNGËT NDEROJNË KËNGËTARIN! - Vargje Empty Mentor Thaqi:ARTIST ME SEVDA E DASHURI, SUMBULL! SUKSESET DHE MIRËNJOHJET GRUMBULL! KËNGËT NDEROJNË KËNGËTARIN! - Vargje

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 05, 2010 4:26 am



Mentor Thaqi:ARTIST ME SEVDA E DASHURI, SUMBULL! SUKSESET DHE MIRËNJOHJET GRUMBULL! KËNGËT NDEROJNË KËNGËTARIN! - Vargje 41513_100000582437455_7806624_n

Mentor Thaqi:ARTIST ME SEVDA E DASHURI, SUMBULL! SUKSESET DHE MIRËNJOHJET GRUMBULL! KËNGËT NDEROJNË KËNGËTARIN! - Vargje

ARTIST ME SEVDA E DASHURI, SUMBULL!

Ai tha,

Qamili i Vogël,ishte,

me 365 pipa në fyt,

zërin oshëtimë moti,

shekujve Jehonë!

I thanë:

- Po, cili na qenka më i madh,

që akoma s´e pamë?!



Artist-Shahir, arshikisht,

sevda e dashuri sumbull,

ohaji, jare e eho,

katërcipërisht,deri në polifoni e majekrahçe!



Një ushtarak i madh,

në mahni qe stepur.

- Po të ishte sa unë, hë?!

- Do bëhej ushtar, e jo këngëtar!, i thanë.



Ah, e mira e jetës,

burrëria në peshojë kilesh, nuk matet,

peshojë e fjalës, burrërisë e këngës,

çëndrushmëria kohore,

moteve me shumë pikëpyetje!

Vetë Vlera, me kiç e shund n´kacafytje!



Me hapa të vegjël në ecje

dhe të mëdhenjë në ngjitje,

famës, kulm suksesi.

Mbamëndje e vëmëndje,

nga brezat në rritje,

Nderimi, emër tjetër, s´ka,

se kur mbillet në dashuri,

ashtu si e mbollën për ty!



Sa Nexhmie, Dervish e Demush,

Marash, Augustin, Bajrush,

Salih, Ymer Rizë e Feriz,

Artit, i mbolli filizë!

Pa më del njëherë kah Shkodra,

n´rreshta t´Vaçes ke Bik Ndoja,

n´Elbasan, n´atë Labinot,

Maestro Myzyri, kur ia thotë.

Në Berat, Korçë e Vlorë,

popullore a folklor.



Emri yt, i Madh, jo i Vogël,

n´tel sharkie, zurlë e lodër!

Historia të ka borgj,

se këngës, i bëre akord.

Vargje këngesh, legjenda t´gjalla,

që popuj t´mëdhenjë, i kan të rralla,

jo, nuk ka aspak rastësi,

se, ndryshe s´hyhet n´histori!



Dikush, armë ka Pushkë e Hutë,

ndonjë tjetër Fjalë të Urtë,

ka dhe tjerë që mbjellin gjëmën,

TI Maestro, armë ke këngën!

Po po, armë këngën e Oshëtimë zërin,

flakë ke mëndjen e tym "haberin",

e, për g´zhoja dhe barut,

e përdorë vargun e butë!

Falëmeshëndet nga tremijë këngë,

nga çdo cep i Shqipnisë Nënë,

t´kemë vendosur t´gjallë n´Muze,

se, Nderi i Këngës, Maestro je!!!



Mentor Thaqi VS., 30.11.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi