Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:FALËMESHNET ARTIST!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:FALËMESHNET ARTIST! Empty Mentor Thaqi:FALËMESHNET ARTIST!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 11, 2011 2:33 am

Mentor Thaqi:FALËMESHNET ARTIST! 383326_300372179992194_100000582437455_1081512_1548994802_nMentor Thaqi:FALËMESHNET ARTIST! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:FALËMESHNET ARTIST!
(Sadri Hadergjonaj-t, Artistit të mrekullueshëm)

Ev mixhë, ev
...
prej që jam mbushë sherr
të ngjoh, qebesa,
ma heret
kameren,
masanej, fjalen
e zanin
që t´shkoi nalt
deri n´Prishtinë
n´atë të shtatin kat
me Bacë Ali-në,
te “Fjala” dhe “Shkëndia”
e Revistat e mia,
t´buzqeshte fotografia!

Vet,
zgedha me t´shkru
gegnisht
që ta merr vesh
katuni,
po bajm pak llaf
lirisht,
e ti knoje tevona
kur t´na shkon
zezona
prej halleve tona!
Paj,
sa t´jem gjall
mos t´rrijm me mall,
ndera
n´ven t´vet
katun e adet!

Po kamera jote,
demek, aparati,
asht dëshmitare bote,
vrap mas vrapi,
n´doren tande
o mixhë,
sillet si prej rrote
rend nëpër motmote,
len shkëlqimin
xhixhë!
Paj,
e kam do mall
qebesa,
o mixha Sadri,
për ato kohë t´vjetra
me u çmallë me ty,
mi ban falë me shnet
njati burri
Curr Mazreki,
paçi nerën përjetë,
nga unë prej gyrbeti,
nderim
dhe bekim!


Mentor Thaqi VS., 02.11.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi