Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Domein-emri Kosovo.com në shitje, auksioni përfundon nesër

Shko poshtë

Domein-emri Kosovo.com në shitje, auksioni përfundon nesër Empty Domein-emri Kosovo.com në shitje, auksioni përfundon nesër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2009 3:45 pm

Domein-emri Kosovo.com në shitje, auksioni përfundon nesër

Domein-emri Kosovo.com pronarë të së cilit deri para disa muajve kanë qenë serbët, është futur në auksion në Sedo.com. Fillimisht ky auksion u caktua të përfundonte me 26 shkurt por data e fundit është caktuar për nesër, 11 mars 2009.

Momentalisht oferta më e lartë është 32,500 Euro, dhe si duket vlerësimi fillestar se do të arrijë çmimin në mes të 300,000 dhe 500,000 dollarë nuk u arrit.

Ky është një shans i mirë që qeveria e Kosovës apo ndonjë shqiptar i pasur të hyjë në këtë aksion dhe të fusë çmimin më të lartë para se këtë ta bëjë qeveria serbe, sepse ka indikacione të involvimit të qeverisë serbe në këtë proces.

Kosovo.com është aq domein-emër i rëndësishëm sa që pronari i ri do të ketë shumë përparësi nga blerja, së pari si një platformë propagimi , sidomos në kohën kur Kosova po kalon nëpër zhvillime me përmasa historike, dhe së dyti posedimi i këtij domeini ka një benefit të madh komercial.

Kjo kompani e aukcioneve para disa kohe shiti Melbourne.com për $700,000, Iran.com për $400,000, Malaysia.com për $400,000 dhe Gibraltar.com për $360,000.

Lidhëza:
http://www.ukalbanians.org/index.php?module=announce&ANN_user_op=view&ANN_id=921
https://sedo.com/auction
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi