Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në shitje fotoja e shekullit (Foto)

Shko poshtë

Në shitje fotoja e shekullit (Foto) Empty Në shitje fotoja e shekullit (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 16, 2016 7:05 pm

Në shitje fotoja e shekullit (Foto)


Në shitje fotoja e shekullit (Foto) Largea_vaj1452956112


Shumë e kanë cilësuar si shkrepja e shekullit. Një imazh i shndërruar në simbol në gjithë botën. Është vajza afgane e Steve McCurry dhe tashmë është nxjerrë në shitje në sajtin e specializuar ArtNet me një çmim fillestar prej 15 mijë dollarësh.
Imazhi i fotografit amerikan u publikua në kopertinën e ‘National Geographic’ në qershor të vitit 1985 dhe u bë një simbol i vërtetë i luftërave që përfshinë Afganistanin gjatë viteve ‘80.


Në shitje fotoja e shekullit (Foto) Fotoeshekullit


Subjekti i fotos është Sharbat Gula, në atë kohë një jetime 10-vjeçare
që gjendej në kampin e refugjatëve në Peshawar, Pakistan. Interesante
është edhe historia që e bëri fotografin të rikthehej në gjurmët e
vajzës 17 vjet pas asaj shkrepjeje. Pas një kërkimi të gjatë, McCurry
arriti ta rigjente vajzën në një rajon malor të Afganistanit. Tashmë
30-vjeçare, Sharbat ishte e martuar me tre fëmijë.



Në shitje fotoja e shekullit (Foto) Fotoeshekullit122
“Lëkura e saj është e lodhur dhe e mbushur me rrudha, por ajo është
njësoj aq e jashtëzakonshme sa ç’ishte edhe shumë vite të shkuara”, tha
McCurry menjëherë pasi kishte mundur ta takonte dhe t’i rrëmbente një
tjetër foto.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi