Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur kendonim serenaten...-poezi-nga-Raimonda Moisiu-(Poezia eshte kompozuar serenate nga Mihallaq Andrea,nen titullin"Serenata"

Shko poshtë

Kur kendonim serenaten...-poezi-nga-Raimonda Moisiu-(Poezia eshte kompozuar serenate nga Mihallaq Andrea,nen titullin"Serenata" Empty Kur kendonim serenaten...-poezi-nga-Raimonda Moisiu-(Poezia eshte kompozuar serenate nga Mihallaq Andrea,nen titullin"Serenata"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 20, 2010 12:37 am



Kur kendonim serenaten...-poezi-nga-Raimonda Moisiu-(Poezia eshte kompozuar serenate nga Mihallaq Andrea,nen titullin"Serenata" 41529_1208896826_7270261_n

Kur kendonim serenaten...-poezi-nga-Raimonda Moisiu-(Poezia eshte kompozuar serenate nga Mihallaq Andrea,nen titullin"Serenata"



Si ikin vitet, si kjo dite qe iken!

Valle ku eshte i dashuri im me kitare?

Qe vinte te dritarja ,

me ze te larte kendonte:

„ Dhe me puthje...

dhe me puthje si e marre“



Nje nate, e kujton? E marre u bera

Nga dritarja ime zbrita me nxitim

Ti mik i larget, as ate cast

Oh, nuk e preve kengen

„ Do te me kujtosh, o shpirti im“



Lere kitaren te thashe, ec te harbojme

Hena shikonte lart si nape me djathe

„A te kujtohet ajo nate

Kur m’i hidhje dockat mu ne qafe“



Qe hera e pare qe beja dashuri

Sa here e kujtoj ate nate me vete qesh:

„ Do te me kujtosh, o shpirti im

Do te me kujtosh, por s’do me gjesh“



Tani cdo gje eshte fishkur, vetem hena

Me sjell nder mend dikur...kur isha vashe

Kur fshehur nenes zbrita nga dritarja

„ Kur ti m’i hidhje dockat mu ne qafe“



Aman, moj hene, vec ti mos me braktis

Tok me ate nate kokekrisur tek une eja

Te lutem, merr nga Korca nje kitare

Me shpirt do t’ta fale Mihallaq Andrea!



Moj Korce, sa me mungon ne vetmine time!

Kur te vdes , te lutem,

vec nje cast prane meje eja

Me nje birre Panda, me nje luleblire a nje rabecke

A me nje serenate nga Mihallaq Andrea!



Moj Korca ime...ketu nga Hartfordi

Per ty lutem nga e shtuna ne te shtune

Me shpirt t’i fal gjith rrahjet e zemres sime

Oh...vec ti te mos plakesh,

keshtu si une...!!!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi