Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Unë e dua jetën-Është e bukur!-poezi nga-Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Unë e dua jetën-Është e bukur!-poezi nga-Raimonda Moisiu Empty Unë e dua jetën-Është e bukur!-poezi nga-Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 23, 2010 10:42 pm



Unë e dua jetën-Është e bukur!-poezi nga-Raimonda Moisiu 41390_1208896826_5194675_n
Unë e dua jetën-Është e bukur!-poezi nga-Raimonda Moisiu



E vetme ngela nga kamxhikët e thashethemeve,

Duke duruar dhimbjet në shpirt , e bërë kruspull sa gishti…

Ndërsa më qëllojnë me kamxhik i vështroj të gjithë,

Me sytë që nga Golgota i gozhduar

shihte Krishti .



Unë prap e dua jetën se ajo është e bukur,

Dhe me të ligat e saja, e dua përsëri e përsëri,

Le të më hajë mëlcinë zhgaba

si Prometeut mbi humnerë

prap…prap e dua jetën,

se jap, marr, bëj dashuri.



Ti, kamxhik i thashethemeve që sheh ngado si djalli,

Jam grua,nënë,motër… s’të mallkoj dot,

po, a ke shpirt, bre tinë ?

I shikon njerëzit që ecin mes tmerresh e llahtaresh ?

Lëria aurorën hyjnore – të flasin për jetën e dashurinë!



Ndërsa, për « Atë » thua ngado si shtrigë skëterre,

Se « është burrë, lahet nga një kovë ujë » ,

Mua, ngaqë dua me shpirt jetën, lulet dhe dashurinë,

Si Krishtin në Golgotë, më bën të vuaj.



Ata që më dhunojnë përditë dashurinë,

Që në zjarrin e fjalëve kanë

një pashpirtësirë me dëborë,

Ndërsa ikin përtej, marrin nga unë të qeshura,

Që dalin nga thellësirat e shpirtit tim femëror.



Kamxhik i thashethemeve, përse nuk flë i qetë,

Që unë, e lindura për dashuri, bëj me zjarr dashuri ?

Jep, merr, bëj dashuri dhe ti ..Më mirë është, më beso!

Se sa si piranikët që vjellin

e ngrihen pinë prap raki



Lëreni të më dashurojë të dashurin tim…ai ka turp,

Thashethemeve u ndruhet si një vajzë e mbyllur, si shënjt,

Po unë, e masakruara e kamxhikut, që nga Golgota,

Të vijë të thithë ëmbëlsinë e dy dardhave të mia,

I bëj me shënjë .



Të lodrojë me hiret e mia, të më gudulisë me afshin e fjalëve,

të më shtërngojë, të më mbajë ngrohtë,

Do t’i duroj unë, i dashuri im, kamxhikët në vëndin tënd,

Sic duronte gurët e talljet

Jezu Krishti në Golgotë.



I dashuri im … nuk rroj dot pa kundruar gërhitjen tënde pas

dashurisë,

Vuajtjet më ikin në cast, kur ti më puthën dhe një herë,

Si shqiponjë të mbroj unë ty

nga kamxhiku i thashethemeve,

Duroj shumë unë…me të qeshura të forta…

si Prometeu mbi humnerë...

Raimonda Moisiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi