Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nebih BUNJAKU:SHAH

Shko poshtë

Nebih BUNJAKU:SHAH Empty Nebih BUNJAKU:SHAH

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 23, 2010 12:13 am

Nebih BUNJAKU:SHAH 156953_1712402458207_1482529074_31733516_5835524_n

Nebih BUNJAKU

SHAH

Pas një shekulli gozhduar në pat
mezi lëviza një ëndërr të ndrydhur
por ti me dy-tri lëvizje dinake
dhe me gjithë fuqinë e urrejtjes
diku thellë në prapavijë
godite gurët e mi rezervë
në fushë të djegur

me një breshëri vetëtimash
midis ëndrrave të mia
godite edhe pirgun e kështjellës

megjithatë armiku im
kalin e drunjtë ta fal
sepse nuk është i luftës
dhe nuk i përdor torret

ti tallesh me sakrificën
e ushtarëve të mi
që lesh e li t’i bënë ëndrrat
e nëntokës
të drunjta si kalë prej druri

armiku im i egër
kur u ngatërruan edhe të tjerët
lojën ta bëmë lesh arapi
që edhe vetë tartari nuk e kupton
ndaj ta fal edhe kalin
që t’i bartësh humbjet
e ikjeve të mëdha
në theqafjen tënde
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi