Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marti: Kam imunitet, paditë nuk prodhojnë asgjë

Shko poshtë

Marti: Kam imunitet, paditë nuk prodhojnë asgjë Empty Marti: Kam imunitet, paditë nuk prodhojnë asgjë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 23, 2010 3:09 pm

Marti: Kam imunitet, paditë nuk prodhojnë asgjë

Marti: Kam imunitet, paditë nuk prodhojnë asgjë Xdick-marty-xx
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti ka thënë se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi nuk do të prodhojë asgjë.

“Thaçi e di mirë që raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imunitet dhe ngritja e padisë në këtë rast nuk do të thotë asgjë”, ka thënë Marti në një intervistë për gazetën serbe `Veçernje novosti`. Ai ka thënë se këtë çështje duhet ta ndjekin organet përgjegjëse në Kosovë, Serbi si dhe ato ndërkombëtare. Kosova dhe Shqipëria, e cila po ashtu është apostrofuar në raport, kanë kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, që të fillojë hetimet në të dy vendet, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë pretendimet se në territoret e tyre është zhvilluar tregti me organe njerëzore. Ndërsa, kryemisnitri Hashim Thaçi ka thënë se do ta padisë Martin për shpifje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi