Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avokati Berisha: Bukoshi kishte imunitet funksional

Shko poshtë

Avokati Berisha: Bukoshi kishte imunitet funksional Empty Avokati Berisha: Bukoshi kishte imunitet funksional

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 03, 2012 8:42 pm


Avokati Berisha: Bukoshi kishte imunitet funksional


Avokati Berisha: Bukoshi kishte imunitet funksional Largea_bujar-bukoshi031346692242

Ka vazhduar edhe sot seanca në rastin Bukoshi-Tolaj, në të cilën deri më sot ishin 11 të akuzuar, pasi që Basri Asllani, me lejen e prokurores është liruar nga aktakuza. Në këtë seancë i kanë paraqitur deklaratat e tyre mbrojtja e Ymer Ajetit dhe e Bujar Bukoshit. Mbrojtja e këtij të fundit ka thënë se akuzat ndaj Bukoshit nuk kanë bazë, e të cilat akuza edhe janë bërë me shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, prandaj si të tilla ata kanë kërkuar që të hedhen poshtë. Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe vetë Bujar Bukoshi gjatë seancës gjyqësore.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, dhe tashmë nëntë të tjerëve, kanë pasur rastin t’i paraqesin deklarimet e tyre.

Besnik Berisha, avokat mbrojtës i Bujar Bukoshit, ka thënë se prokurorja e ka përpiluar aktakuzën ndaj klientit të tij duke e shkelur nenin 98 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pasi që, sipas tij, Bukoshi gëzon imunitet për veprimet e tij brenda përgjegjësive që ai i ka pasur sa ishte ministër i shëndetësisë.

Ai ka thënë pas seancës se prokuroria nuk ka mundësi që Bukoshin ta ndjekë penalisht në bazë të kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Bukoshi kishte imunitet funksional ashtu siç e interpreton Gjykata Kushtetuese në raport me veprimtarinë e tij gjashtëmujore si ministër i Shëndetësisë. Ai mori veprime dhe vendime në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër dhe për këtë gëzon imunitet të plotë në bazë të kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë nuk mund të ndiqet penalisht, nuk mund të ushtrohet padi civile kundër tij dhe nuk mund të shkarkohej poqë se merren më përgjegjësi për këto veprime”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se të gjithë zyrtarët, si presidenti, anëtarët e Qeverisë, deputetët kanë imunitet për veprimet e tyre brenda përgjegjësisë që kanë, por nuk kanë imunitet për veprimet jashtë detyrave dhe përgjegjësive.

“Imuniteti për të gjithë zyrtarët e Republikës së Kosovës, Presidentin, anëtarët e Qeverisë dhe deputetët nuk kanë imunitet për veprimtarinë jashtë fushës se tyre si zyrtarë të shtetit, President, deputet ose anëtar i Qeverisë, ndërsa kanë imunitet të plotë brendapërbrenda veprimtarisë së tyre”, ka thënë ai.

Ai ka konsideruar se prokurorja ka vepruar në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës, për të cilën gjë, ai ka thënë se ia kishte bërë me dije prokurores se po e shkel kushtetutën e vendi, por, sipas tij, prokurorja ka konsideruar se nuk ka hapësirë për imunitet në këtë drejtim.

Edhe pse gjatë seancës, Bukoshi e ka mbështetur në tërësi deklaratën e avokatit të tij, ai e mori fjalën për ta kundërshtuar aktakuzën që rëndon ndaj tij.

“Në mënyrë kategorike deklaroj se asnjëherë, me asgjë dhe për asgjë nuk ka qenë pjesë e asnjë grupi dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë fushatë për të viktimizuar apo për të dëmtuar. Përkundrazi, me përkushtim maksimal unë i kam shpallur luftë të gjitha dukurive negative, qofshin ato të njohura nga unë, qofshin ato dyshime të raportuara stafi i Ministrisë. Po ashtu, ju garantoj se në punën time gjashtëmujore në këtë ministri ka qenë i bazuar në prioritetin e misionit tim që karakterizohej me një synim timin për politikat e mia shëndetësore”, ka thënë Bukoshi gjatë seancës së gjyqit.

Po ashtu, gjatë kësaj seance ka edhe mbrojtja e Ymer Ajetit i ka paraqitur deklaratat e saj. Ramiz Krasniqi, avokat mbrojtës i Ymer Ajeti, gjatë deklarimit të tij është fokusuar në defektet dhe përpilimin, siç e quajti ai “joprofesional” të aktakuzës nga prokurorja e çështjes.

Krasniqi ka thënë se nëse i qasemi në mënyrë profesionale aktakuzës, e shohim se ka shumë mangësi gjatë hartimit të saj. Krasniqi ka shtuar se aktakuza thotë se Ymer Ajeti dhe Ilir Tolaj e kanë kryer veprën “veç e veç”, apo në bashkëkryerje. Sipas tij, në një vend tjetër thuhet se “ata” e kanë kryer veprën, e në disa vende thuhet se “ai” e ka kryer veprën. Ai tha se në këtë aktakuzë ende nuk dihet se a është kryer vepra, apo ajo ka mbetur në tentativë.

Në këtë drejtim, Krasniqi ka thënë se thuhet se ai dëshironte t’i qasej ekspertëve në këtë rast. Avokati ka thënë se “nuk dihet se kush është ‘ai’”.

“Ai nuk është Ymer Ajeti, ai nuk është Ilir Tolaj. Klienti im nuk është “ai”, klienti im ka emër dhe mbiemër. Emri i tij është Ymer dhe mbiemri Ajeti”, ka thënë avokati Ramiz Krasniqi.

Më tej, avokati Krasniqi është përqendruar në përgjimin e telefonatave, duke thënë se janë dashur javë e muaj që të përgjohen telefonatat, të cilat sipas tij, janë bërë ditën dhe natën, janë bërë përgjimet gjatë orarit të punës dhe jashtë tij, janë regjistruar bisedat familjare.

“Si mund të përgjohet biseda e Ymerit me nënën e tij të sëmurë në Amerikë. A ka mundësi që Ymeri të kërkojë edhe nga nëna e tij të ndikojë te prokurorja. Janë përgjuar bisedat me gruan e tij se a duhet t’i blejë dy apo tri bukë”, ka thënë ai gjatë seancës.

Ai ka shtuar se klienti i tij akuzohet për bisedat telefonike, të cilat kurrë nuk janë materializuar. Ai në përfundim të fjalës së tij, ka kërkuar që konform nenit 316, aktakuza ndaj klientit të tij Ymer Ajeti, të hedhet poshtë, pasi që, sipas tij, nuk janë gjetur prova që e dëshmojnë pretendimin e prokurores.

Por, nuk ishte e vetja kjo që ndodhi në seancë. Pos temperaturave shumë të larta që mbretëronin brenda sallës, ajo është nxehur edhe më shumë kur brenda saj janë përplasur avokati Osman Mehmeti dhe prokurorja e çështjes. Kjo e fundit e ka akuzuar avokatin në fjalë se në këtë rast ka qenë fillimisht si prokuror, kurse tash është avokat mbrojtës i klientit të tij, Bekim Fusha, që është i përfshirë në këtë rast.

Prokurorja ka thënë se avokati Osman Mehmeti kohë më herët ka dhënë urdhër për përgjim të telefonit të klientit të tij, kurse tash është avokat i tij.

Avokati ka kundërshtuar duke thënë se ai e posedon një kopje të atij urdhri që e dëshmon se nuk është nënshkrues i atij dokumenti.

Ka kundërshtuar prokurorja duke thënë se nuk e pranon arsyetimin që e dha avokati në fjalë, duke shtuar se nuk ka rëndësi që nuk është nënshkrimi i avokatit në fjalë, por me rëndësi është se ai e ka përpiluar atë dokument.

“Unë nuk e pranoj atë që tha avokati. Fakti që dikush tjetër e ka nënshkruar atë, nuk është çështje e madhe, por Osman Mehmeti e ka përpiluar dokumentin”, ka thënë ajo.

Pas kësaj, avokati Osman Mehmeti është arsyetuar se nuk ka qenë në dijeni se i mbrojturi i tij është i përfshirë në këtë rast, përderisa nuk e ka marrë aktakuzën. Ai ka shtuar se në rastin për të cilin pretendon prokurorja ndaj tij, nuk ka pasur fare prokuror për hetime dhe se hetimet i ka bërë Prokuroria Speciale.

Pas këtij konflikti, iu desh gjyqtares të ndërhyjë për ta qetësuar situatën. Ajo ka thënë se lidhur me këtë rast do të lëshojë një aktvendim ku do t’i kërkohet prokurores më shumë detaje lidhur me rastin në fjalë.

Përkundër kësaj temperature që u krijua, freskia ndodhi për Basri Asllanin, i cili për lejen e prokurores së rastit u lirua nga aktakuza, ku menjëherë doli nga salla e gjyqit, duke lënë kështu 10-të të përfshirët e tjerë në rast.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi