Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MORALE APO POLITIKE!

Shko poshtë

MORALE APO POLITIKE! Empty MORALE APO POLITIKE!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2009 11:29 pm

MORALE APO POLITIKE!



Rasti “Pango”, pa hyrë në analizë kualifikimi ndaj “ndjekësit politik” (policor) dhe “gjahut të vetëviktimizuar” moralisht, këtu shërben për krejtësisht diçka tjetër, për të konstatuar një fakt, faktin se në shoqërinë shqiptare bashkëkohore, janë spektakulare vetëm fushatat morale të korrupsionit material ose seksual. Kjo t’i kujton katundarët e rinj që kanë dëshirë të lexojnë revista të verdha me kolorin e vitheve të sex-bombave dhe traçe të tilla. Ose politika në shqiptari nuk konsiderohet punë morale, ose katundarët në shumicë pëlqejnë fushata skandaloze që lidhet diçka me “rreth uçkuri”. Pra nëse kërkon fushatë politike, kërko ta gjesh atë në implikimin e saj me politikën, përkatësisht me individin e postuar në të, në politikë. Tashmë nuk ekziston delikti politik, që kundërshtarët e tu t’i fusë në qelitë që kanë mbetur nga koha e Tito Enverit, kështu që nëse pretendon të eliminosh oponentë politikë, zëre në – flagrancë (seksuale). Nëse kemi raste eklatante të veprimeve amorale të liderëve të ndryshëm politikë, që kanë bërë veprime të cilat shteti i ligjit do t’i sanksiononte si “tradhti kombëtare” dhe nëse për këso skandalesh morale politike nuk janë ngritur fushata, kjo dëshmon se tek ne ende funksionon ai kodi i nderit që lejon çdo gjë, por e ndalon vetëm amoralitetin (kur qëllon) seksual. Pra kemi njerëz që janë postarë të zyrtarizuar në funksione të larta shtetërore dhe akademike që askush nuk i fushatizon për veprimet e tyre politike në kontinuitet, në 20 vjetët e fundit. Janë këta njerëz që do të duhej ta mbanin në ndërgjegje në mos kurrgjë tjetër, luftën qytetare dhe mija viktima të saj në Shqipëri, si dhe gjenocidin që bëri Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës (edhe për shkak të paaftësisë së atyre që kishin marrë përgjegjësi politikëbërjen për ta penguar apokalipsin serb). Pra krimet politike, lëre që nuk bëhen fushata skandaloze, por ato as nuk “investigohen” me celularë e mikrofona fotografues brenda në nevojtoret e banesave private (joinstitucionale). Le që krimet politike nuk hetohen, por as dosjet nuk preferojnë t’i hapin, më mirë është t’i zbulojmë perversët seksualë sesa tradhtarët e kombit! Pse këta “gazetarë” investigues nuk po arrijnë deri te do “fotografi” dosjesh të figurave të moralshme seksuale, por që i kanë duart e përgjakura dhe xhepat plot me paratë që shitën interesin kombëtar? Apo nuk ka të tillë? Mbase nuk ka, sepse askush nuk i ka “fotografuar” në flagrancë, dhe të tjerat janë thashetheme. Por a janë a s’janë, a është i mirë a i keq Skënderbeu e Nëna Terezë, këto nuk janë përpjekje amorale seksuale, por pikëpamje teorike politike, qytetare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi