Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha:PO TË MENDONIN TË GJITHË KËSHTU ?

Shko poshtë

Adem Berisha:PO TË MENDONIN TË GJITHË KËSHTU ? Empty Adem Berisha:PO TË MENDONIN TË GJITHË KËSHTU ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 26, 2010 11:11 pm





Adem Berisha:PO TË MENDONIN TË GJITHË KËSHTU ? 49295_100000202629693_3520574_n



Adem Berisha:PO TË MENDONIN TË GJITHË KËSHTU ?

Ndonëse i shpërndarë si lidhje këtu në facebook, megjithatë, gjeta të arsyeshme që edhe kështu të publikoj këtë mesazh i cili rrallë mund të haset, të nxjerrë nga thellësia e shpirtit dhe zemrës së një mikeje tonë mjaft të veçantë për shumë veti e virtyte të larta njerëzore, të një juristeje që në shpirt ka drejtësinë, të një krijueseje vlerash artistike si në aspektin letrar, ashtu edhe atë figurativ, të një personaliteti që me dashuri vret mërinë dhe urrejtjen e fatmirësisht bijen e mësuesit tim të dashur qe përveç mësimit dhe edukatës që më kishte dhënë, më ka bërë këtë Adem çfarë jam sot, por jo si plak, duke më siguruar bursën për shkollim pa të cilën, pakontestueshëm nuk do të arrija të kryeja më shumë se shkollën fillore, pra mesazhin e zonjushës mrekulli më vete Vlora Banushaj e njohur këtu si Imagjinata e Vlorës në bashkëpunim me mikun e saj të dashur z Sabir Krasniqi.



MESAZH FESTIV

"Qeshuni nga thellësitë e shpirtit, më shumë se që merrni frymë, dhe dhuroni dashuri nga zemra, më shumë se sa të rrahurat e saj!"

Sikurse kristalet e pastra të fjollave të borës, që shkëlqejnë dhe i japin bardhësi natyrës, ashtu dëshirojmë që të shkëlqej dhe të jetë i bardhë, edhe universi shpirtëror i çdo qenie hyjnore që frymon në këtë hapësirë të madhërishme plot jetë.



Vetëm në atë shpirt, që shkëlqen si kristali, vetëm në atë shpirt, që është i bardhë si vet agimi, vetëm aty stacionohen dhe bëjnë folën edhe krijesat e ndritur engjëllore! E aty ku banojnë engjëjt, aty banon edhe buzëqeshja, aty rrjedh nektari më i ëmbël i ekzistencës, aty valorizohen ngjyrat më të bukura e më të gëzuara të jetës, aty është vet bukuria hyjnore - fryma më e pastër e dashurisë.



Aty ku mungon fryma e dashurisë, aty mos kërkoni bukuri, mos kërkoni shkëlqim, mos kërkoni bardhësi, mos kërkoni engjëj, mos kërkoni parajsë! Aty do të gjeni vetëm errësirë, klithma demonësh, frymën e shëmtisë - ferrin vet! Bukuria është reflektim i dashurisë - shëmtia, reflektim i urrejtës! Ai që ka të kultivuar në shpirt dashurinë, gjithçka që bën, e bën me dëshirë dhe kënaqësi, e gjithçka që ndërtohet nga këto ndjesi të pastra, shkëlqen nga bukuria! E kur shpirtit i mungon dashuria, edhe brilanti më i çmuar i botës, të duket i shëmtuar! Po të mbizotëroj më shumë dashuri mes njerëzve, a do të kishte hapësirë aty urrejtja? E urrejtja është shëmtia më e madhe e jetës, që gjeneron vetëm xhelozi, mosmarrëveshje, përçarje, dhunë, konflikte... mjerim!...



...Andaj, le t'i hapim portat e universit shpirtëror, dhe ta mbushim këtë hapësirë me shkëlqim e bardhësi, me tingujt e përsosur të ritmit hyjnor, me aromën dehëse nga kurora lulesh me ngjyra magjepse... Le ta freskojmë këtë hapësirë me ujëvara buzëqeshjesh, që burim kanë thellësitë më të pastra e më të çiltra të zemrës... Le të mbjellim çdo ditë nga një filiz të ri, dhe mbi këtë sipërfaqe të ndërtojmë Kopshtin më madhështorë të jetës - KOPSHTIN PARAJSORË! Kopsht nga i cili do të ushqehemi përherë, vetëm me nektar... Le të pikturojmë në këtë hapësirë harkore ylberesh me ngjyra dashurie, sepse vetëm me dashuri mund të ndërtojmë ura lidhëse, ura që i afrojnë shpirtrat, që i bashkojnë njerëzit, që lidhin shoqëritë... ura që mposhtin urrejtjen, venitin mëritë, pengojnë zemërimet, frenojnë djallëzitë.... ura që sfidojnë çdo shëmti, dhe mbi to murosin bukuritë e përkryera të jetës.



Të kultivojmë vetëm farën e dashurisë - frymën hyjnore, në të gjithë hapësirën e këtij Kopshti parajsorë, që frutat e saj t'i ndjejmë, t'i shijojmë, t'i përjetojmë... gjatë gjithë viti që po vije... edhe viteve në vazhdimësi... dhe këtë frymë, këtë aromë të këndshme, këta tinguj të ëmbël skofiar, këto ngjyra nga më të gëzuara të jetës, përmes harkores së ylberit, t'i bartim edhe tek syri, zemra dhe shpirti i të gjithë të dashurve tanë... të gjithë njerëzimi... sepse dashuria është shpresë, dashuria është frymëzim, dashuria është motiv, dashuria është solidaritet, dashuria është mirësi, dashuria është mbarësi, e mbi të gjitha, dashuria është perlë e lumturisë!

Urojmë që kjo perlë e lumturisë ta stolisë zemrën e secilit nga ju - zemrat e gjithë njerëzimit!



Ky është mesazhi ynë festiv për këtë Vit të Ri.



GËZUAR!

Adem Berisha:PO TË MENDONIN TË GJITHË KËSHTU ? 166387_188220034528083_100000202629693_738974_2029844_nMesazh festiv nga Vlora Banushaj

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi