Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më 4 janar homazhe për Tahir Zemajn

Shko poshtë

Më 4 janar homazhe për Tahir Zemajn Empty Më 4 janar homazhe për Tahir Zemajn

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 30, 2010 10:05 pm

Më 4 janar homazhe për Tahir Zemajn


Më 4 janar homazhe për Tahir Zemajn Tahir%20zema
Në organizim të bashkëluftëtarëve, të martën më 4 janar 2011, në 7 vjetorin e vrasjes tinëzare, në fshatin Strellc të komunës së Deçanit do të organizohen homazhe për Heroin e Kosovës, Tahir Zemajn, i cili së bashku më të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin u vranë nga një dorë tradhtare më 4 janar 2003 në Pejë.
Në një njoftim për media thuhet se "në këtë përvjetor pikëllimi, por me ndjenjë krenarie për të madhin kolonel Tahir Zemajn punën e tij, aktivitetin, solidaritetin, urtësinë dhe mençurinë që la me sinqeritetin e tij, për dallim nga ata të cilët mbollën farën e urrejtjes dhe linçit, ky mbolli farën e tolerancës, dashurisë në mes njerëzve dhe protagonistëve të drejtpërdrejtë të luftës duke deklaruar se: 'Unë nuk kam plumba për shqiptarë dhe civilë'. Me këtë ai tregoi profesionalizmin e lartë në parandalimin e luftës vëllavrasëse, por dhe zbatimin e ligjeve të luftës sipas konventës ndërkombëtare. Nëse këto virtyte të tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të cilat do të mësojnë shumë nga vepra e tij, atëherë na obligon edhe më tepër për ta larë borxhin që emrin e tij mos të lejojmë që ta mbulojë pluhuri i historisë dhe kjo histori assesi të mos jetë e shkruar nga njerëz jokompetentë dhe të papërgjegjshëm. Për këtë duhet angazhuar i tërë potenciali njerëzor, në radhë të parë ai intelektual, protagonistët e luftës për çlirim, liri dhe pavarësi dhe i tërë materiali arkivor".
Në këtë kuadër ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këto homazhe që do të fillojnë në orën 10: 00., tek varri i heroit në Strellc, përbri rrugës magjistrale Deçan - Pejë, thuhet në njoftimin e bashkëluftëtarëve të Tahir Zemajt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi